Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Bllokimi i Kuvendit Popullor nga studentët dhe qytetarët e tjerë protestues, si dhe përplasjet me policinë janë temë kryesore në shtypin e sotëm të kryeqytetit. Dje situata shkallëzoi kur demonstruesit hoqën pengesat rreth ballinës së Kuvendit Popullor dhe policët duhej të bënin një kordon për të kaluar deputetët. “Përqendrimi total i policëve siguroi ikjen e deputetëve nga Parlamenti”, shkruan gazeta “Sega”. Në faqen e parë të gazetës “Novinar” lexohet se, ka dhe persona të arrestuar. Sipas gazetës “Monitor” iniciatorët e protestës janë liderët e partisë GERB, Bojko Borisov dhe Cvetan Cvetanov, gjë që ata e mohojnë kategorikisht. Botimet elektronike “Mediapool”, “Dnevnik” dhe “OFFnews” shtojnë informacione për përplasjet midis policës dhe protestuesve pas orës 10 të mbrëmjes së djeshme. Rreth orës 10 të mbrëmjes sheshi para Kuvendit Popullor ishte zbrazur tërësisht pasi një kordon policësh të blinduar rëndë i shtyu protestuesit, transmeton “Mediapool”. Sipas dëshmitarëve gjatë shtytjes disa persona janë plagosur. Një grup i madh demonstruesish mbeti i bllokuar nga policia para Rektoratit të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrid”. Bile kamerat e reporterëve u plagosën. Një gazetar i Televizionit Kombëtar Bullgar njoftoi në eter se, zëdhënësja e Drejtorisë së Sofjes të Punëve të Brendshme e ka marrë atë në telefon dhe i ka dhënë urdhër që t’u mos bëjë pyetje policëve pse largojnë protestuesit. Të arrestuarit pas protestës së djeshme në kryeqytet janë 23, njofton “OFFnews”, duke cituar të dhënat e Drejtorisë së Sofjes të Punëve të Brendshme. Sipas qëndrimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme policia “siguronte rendin shoqëror dhe nuk iu përgjigj provokimit.”
***
“E vetmja dalje është zhvillimi i zgjedhjeve të reja”, deklaroi deputeti bullgar në Parlamentin Evropian, Ivajllo Kallfin në një intervistë për gazetën “Sega”. “Nevojitet guxim politik për të zhvilluar procese politike, dhe jo t’i ndjekësh ato”, citohet deputeti evropian nga Partia Socialiste Bullgare. “Protesta thotë “ndryshim dhe jo zëvendësim”, kategorikisht u shpreh sociologu Vasill Tonçev për gazetën “Telegraf”. Sipas tij nga forma aktuale e protestës përfitojnë vetëm ish-pushtetarët e GERB-it, sepse një dorëheqje eventuale do ta rikthejë GERB-in në pushtet. Në një intervistë për gazetën “Presa” kryetari i Komisionit të Çështjeve të Drejtësisë në Kuvendin Popullor, Çetin Kazak komentoi: “Ka një tendencë shqetësuese për mosrespektimin total të legjislacionit. Po të vazhdojë të thellohet kjo tendencë, i diskutueshëm do të bëhet garantimi i karakterit të së drejtës të shtetit bullgar.”
***
Gazetat shtypin deklaratën e përbashkët të presidentit dhe kryeministrit, ku ata shpallen kundër ksenofobisë dhe pseudo-nacionalizmit. Bullgaria është e detyruar të sillet me përgjegjësi ndaj problemit me valën e refugjatëve nga Siria në emër të vlerave të përgjithshme, të cilat konsiderojnë jetën dhe të drejtat e njeriut dobitë më të larta, shënohet në deklaratë. Ata kujtojnë se, populli bullgar ka arritur të tregonte tolerancë dhe solidaritet ndaj njerëzve në nevojë. “E vërteta është se aktualisht kemi probleme të lidhura me krizën e brendshme në Bullgari, me rënien morale të shtresës politike dhe të pushtetarëve të sotëm”, deklaroi prof. Antonina Zhelazkova në një intervistë për gazetën “Standard”.
***
“Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë filloi një pseudo-luftë të re – kundër sekretit bankar për politikanët”, transmeton gazeta “Sega” në faqen e parë. Partia bëri provë të diferencohet nga skandali me ish-deputetin Hristo Biserov, i cili doli me borxhe të fshehura jashtë shtetit. Për këtë qëllim Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë kërkoi nga kryeministri Pllamen Oresharski që të ndërmarrë në seancën e vijueshme të Këshillit Evropian miratimin e rregullimit të përbashkët evropian të heqjes së sekreteve bankare për llogaritë e politikanëve të lartë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Mario Parushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Polonia do të riparojë gjashtë motorë të avionëve bullgarë MiG-29

Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve MiG-29. Periudha maksimale për kryerjen e riparimit të secilit motor do të jetë jo më shumë se nëntë..

botuar më 24-11-06 5.58.MD

Bullgaria prezantohet në Ekspozitën Botërore të Turizmit në Londër WTM

Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët..

botuar më 24-11-06 1.16.MD

Metalurgjia kombëtare dhe industria minerare kanë një shans për zhvillim në BE

Metalurgjia, industria e rëndë dhe minerare janë një pjesë e pakthyeshme e zhvillimit të plotë ekonomik të Evropës. Këtë e tha presidenti Rumen Radev me rastin e Ditës së Metalurgut, e cila u shënua në Sofje nën patronazhin e kreut të shtetit. Këtu..

botuar më 24-11-06 10.23.PD