Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

“Prognoza është shokuese: pritet që të vijnë akoma 200 000 refugjatë”, komenton në gazetën “Presa” Simeon Nikollov, drejtori i Qendrës për studimet strategjike në siguri. Sipas tij deri në fund të këtij viti refugjatët në Bullgari do të jenë 17 500, kurse deri në mars të 2014-ës – 26 500. Z. Nikollov parashikon se pas muajit shkurt do të ketë ulje – deri më 30-40 veta në ditë, si rezultat i rrethit të ndërtuar prej 30 kilometrash në kufirin me Turqinë. Mirëpo nga vera e vitit 2014 do të rritet konsiderueshëm transportimi i imigrantëve në det. Numri i tyre mund të arrijë rreth 200 000. Refugjatët do ta ndryshojnë situatën demografike te ne, bilancin mes komuniteteve fetare dhe do kontribuojnë për përhapjen e një feje më të ndryshme islame nga ajo e myslimanëve bullgarë, thotë në përfundim Simeon Nikollov. Me titullin në faqen e parë “Nja dy policë në çdo një kilometër tashmë ruajnë kufirin me Turqinë” gazeta “Standard” publikon një intervistë me kryesekretarin e Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme Svetllozar Llazarov. Gjithsej 1166 policë nga tërë vendi janë dërguar në kufi. Kjo u detyrohet jo kaq refugjatëve sirianë, por më tepër valës së imigrantëve ekonomikë, të cilët vijnë nga Afganistani, Maroku, Tunizia, Algjeria dhe Mali, saktëson Llazarov.
***
Protesta e studentëve hyri në një fazë të re, më radikale, pasi rebelët e rinj bllokuan krejtësisht Rektoratin e Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”, komenton gazeta “Sega”. Studentët u motivuan se protestat po vazhdojnë, kurse pushtetarët nuk reagojnë, megjithë kërkesat për dorëheqje dhe shpërndarjen e Parlamentit. Sindikatat gjithashtu janë duke u përgatitur për protesta, shton gazeta “Sega”. Lidhur me temën e studentëve gazeta “Standard” paraqet dy pikëpamje krejt të ndryshme. Sipas gazetares Velisllava Dërvea fjala “okupim” do të thotë sundimin e territorit të armikut. “Kur Universiteti i Sofjes u bë një territor i tillë për studentët e Universitetit të Sofjes?” i bën pyetje vetvetes Dëreva. “Studentët godasin në zemër demokracinë tonë të keqformuar – mungesën e moralit politik” – është kategorik shkrimtari Stefan Canev. “...Këta djem dhe vajza do të rriten qytetarë krenarë” – shton shkrimtari.
***
“Hristo Biserov mbeti prapa skenës”, komenton gazeta “Sega”. Hristo Biserov, sekretari i Bashkimit të Forcave Demokratike në mes të viteve 90, i cili më vonë u bë zëvendëskryetar i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri dhe i Parlamentit, mbetet në hije. Deri tani nuk ishte e qartë pozita e tij në politikë, kurse tani nuk është i qartë largimi i tij nga politika. Emri i Biserovit lidhet jo vetëm me historitë për dallaveret financiare. Ai është ndër ata liderë, të cilët mund të zhvillojnë bisedime me forca të tjera politike, të krijojnë struktura regjionale etj., thotë në përfundim gazeta “Sega”. “Po kërkohen llogaritë e Biserovit në katër shtete”, është një prej titujve të gazetës “Standard”. Pritet që prokuroria t’u drejtojë pyetje autoriteteve të Zvicrës, Italisë, Çekisë dhe të Maqedonisë, që të ketë një përfytyrim më të mirë për gjendjen financiare të ish deputetit dhe të familjes së tij. Javën e kaluar u ngritën akuza kundër Biserovit dhe birit të tij të gjetur Ivajllo Gllavnikov për larjen e parave të pista dhe krime tatimore. Tri ditë më herët Biserov u largua nga politika “për shkaqe personale”.
***
“Ish Drejtoria Kryesore për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuar është udhëhequr si një vrimë e zezë”, thotë në një intervistë për gazetën “Presa” zëvendës kryeprokurori Borisllav Sarafov. Rryma e informacionit është zhytur në shërbimet e Drejtorisë, pas së cilës është dërguar në prokurori dhe në institucionet e tjera kompetente dhe është seleksionuar sipas vlerësimit të udhëheqjes së këtij shërbimi. Që nga muaji qershor është duke u zhvilluar një kontroll i plotë i veprimtarisë së ish Drejtorisë sa u përket tri drejtimeve kryesore të kundërveprimit: narkotikët, kontrabanda dhe korrupsioni.
***
Shtypi i sotëm pasqyron takimin e presidentit Rosen Plevneliev me ish presidentët dhe me kryetarët e Parlamentit me rastin e 24 vjetorit të rrëzimit të totalitarizmit. Gazeta “24 çasa” shënon se në takim ka qenë i pranishëm vetëm Petër Stojanov nga të gjithë presidentët pas fillimit të tranzicionit dhe pothuaj të gjithë kryetarët e Parlamentit pas fillimit të ndryshimeve më 10 nëntor 1989. Në fjalimin e vet presidenti Rosen Plevneliev tha se gjatë periudhës së tranzicionit shoqëria nuk ka arritur ta përballojë problemin e standardit të ulët të jetesës, të papunësisë dhe të krizës demografike.
***
Vitin e kaluar çdo një bullgar i tretë ka thirrur ambulancën për të zgjidhur ndonjë problem shëndetësor, shkruan gazeta “Sega”. Njerëzit gjithnjë e më shumë shpresojnë te ndihma urgjente për shkak të vështirësive lidhur me aksesin te ndihma spitalore dhe jashtëspitalore dhe për shkak të sigurimeve të papaguara shëndetësore.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Atanas Cenov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 20 shtatorin 2024

Ditën e premte do të mbajë mot me vranësira, paradite në ultësira me mjegull. Në disa zona do të ketë reshje, në masivet jugperëndimore dhe në rajonet juglindore do të jenë intensive. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10° dhe 16°, në Sofje..

botuar më 24-09-19 7.35.MD

Fluksi i migracionit përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71%

Fluksi i migrantëve të paligjshëm përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71% në tetë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Këto të dhëna i prezantoi drejtori i Policisë Kufitare, Anton Zllatanov, në një takim të..

botuar më 24-09-19 5.12.MD

Deputetët hodhën poshtë lehtësimin e kushteve për referendum

Kuvendi Popullor e hodhi poshtë propozimin e “Ka një popull të tillë” për lehtësimin e kushteve për mbajtjen e referendumeve me ndryshimet në Ligjin për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në pushtetin shtetëror dhe në vetëqeverisjen lokale...

botuar më 24-09-19 3.42.MD