Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Falja e dënimeve bëhet publike

Foto: president.bg
Nga fillimi i muajit të ardhshëm informacioni për faljen e dënimeve në Bullgari do të publikohet në faqen e Presidencës. Për këtë qëllim Komisioni i Faljes pranë presidentit të vendit aplikon një sistem elektronik të menaxhimit të veprimtarisë së tij. Për aplikimin e sistemit janë harxhuar 3.5 mijë euro, të livruara nga një projekt evropian – bëri të ditur kryetarja e Komisionit docent dr. Ira Pushkarova.

Sistemi i ri u prezantua në një konferencë dyditore, nën egjidën e nënpresidentit Margarita Popova dhe i ishte kushtuar temës “Falja si politikë shtetërore”. Në të morën pjesë ambasadori i Gjermanisë në Bullgari Matias Hjofner, drejtori i Programit juridik për EJL të Fondacionit “Konrad Adenauer” Torsten Gajsler, drejtorja e Zyrës në Bullgari të Fondacionit “Friedrich Ebert” Regina Shubert, shumë juristë dhe ekspertë.

Ira Pushkarova

© Foto: BGNES

Sipas docent Pushkarovës sistemi do të digjitalizojë tërë procesin e shqyrtimit të dokumenteve – nga lutja për falje deri te dekreti i nënpresidentit. “Ky sistem do ta lejojë përpunimin statistikor të informacionit, kështu qe në çdo çast çdo vizitues në internet mund të informohet nga sajti i presidentit për numrin e lutjeve, vendimeve, dekreteve dhe për profilin e njeriut që kërkon falje. Mund të shihet sa janë faljet, kujt i është refuzuar falje, në ç’bazë merren vendimet dhe hollësi të tjera. Informacioni i përpunuar nga ky sistem do të ndihmojë për vëzhgim të personave kriminalë që ndikojnë për kryerjen e krimeve të ndryshme. Gjithashtu mund të shihet dhe dinamika e kriminalitetit. Ky informacion mund t’i shërbej si Komisionit në marrjen e vendimeve, ashtu dhe çdo personi që interesohet për problemet e krimit dhe faljes. Dhe bile probleme që kanë të bëjnë me praktikën gjyqësore. Nga fillimi i vitit 2013 e deri tani në Bullgari janë falur dënimet e 7 personave prej 1500 lutjeve gjithsej, të tjerëve u është refuzuar falje. Në vitin e mëparshëm ka pasur vetëm 3 falje nga 1000 lutje gjithsej.” Doc. Pushkarova është e bindur, se qe të mbahet përgjegjësia për vendimet e marra, ato duhet të jenë të kuptueshme edhe për shoqërinë, të jenë të qarta edhe kriteret dhe arsyet për të, si dhe efektet prej tyre. Këto vendime duhet të merren në bazën e standardeve unike. Sipas saj sistemi i ri on-line është një hap i mirë për më shumë transparencë në sistemin gjyqësor.

“Më duket, se dobia e tij është e padiskutueshme. Sepse çdo shtetas bullgar mund të informohet nëpërmjet tij për gjithçka të lidhur me faljen. Puna jonë do të jetë transparente për shoqërinë”, thotë docent Pushkarova.

Përgatiti në shqip: Gjyulka Ilieva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD