Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Tema kryesore në gazetat e sotme është dorëheqja misterioze e Hristo Biservit si zëvendësshef në Parlament dhe në Lëvizjen për të Drejta dhe Liri. Gazeta “Sega” shkruan se Biserov është objekt i një hetimi të madh nga ana e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare dhe Prokuroria për larjen e parave të pista dhe krime tatimore. Sulmi kundër një politikani të një niveli kaq të lartë për krime të rënda nuk ka precedent në akuzën shtetërore, komenton gazeta dhe shton se përveç kundër Biserovit është filluar hetim edhe kundër birit të tij të gjetur Ivajllo Gllavnikov. “Biserov u largua për 445 mijë shkaqe”, komenton në faqen e saj gazeta “24 çasa”. Sipas së përditshmes, tri transferime nga llogaria e tij në Zvicër në llogarinë e birit të tij në Maqedoni dhe në firma offshore të regjistruara në Sejshellet, janë shkaku i fillimit të hetimit për larjen e parave të pista. Sipas gazetës “Trud” do të grumbullohen prova sipas sinjalit se edhe të dy kanë larë para të pista dhe kanë fshehur tatime. Me titullin “CIA kundër Biserovit” gazeta “Standard” saktëson se sinjali për krimet financiare i është dërguar Agjencisë Shtetërore të Sigurimit Kombëtar nga një shërbimi special jashtë shtetit.
***
“Korrupsioni është pengesa më e madhe para investimeve” – deklaroi kryeministri Pllamen Oresharski para gazetës greke “Naftemboriki”, cituar nga gazeta “Novinar”. Intervista është publikuar me titullin “Kriza nuk zgjidhet me rritjen e tatimit”. Në intervistë Pllamen Oresharski komenton pasojat e krizës për Bullgarinë, krizë kjo që preku tërë BE-në në fund të vitit 2008. Sipas kryeministrit masa më efektive kundër papunësisë është rritja ekonomike.
***
Presidenti Rosen Plevneliev vendosi veto mbi ndryshimet në ligjin për të huajit, ndryshime të cilat i japin të drejtën çdo një të huaji, i cili ka investuar 1 mln leva (500 000 euro) në ndonjë bankë bullgare në kuadrin e 5 viteve, të marrë të drejtën e qëndrimi të përhershëm në vendin tonë, njofton gazeta “Sega”. Teksti ishte në veprim deri në fillimin e vitit 2013, kur u anulua për shkaqe të lidhura me sigurinë kombëtare dhe për shkak të disa të dhënave të shërbimeve speciale për shkeljen e ligjit, rikujton gazeta.
***
Me titullin “Hepatit ndër të huajit” gazeta “Telegraf” alarmon për kushtet e rënda të jetesës të refugjatëve në kampin në Harmanli, ku ka një fëmijë sirian të moshës 5 vjeç, që është infektuar me virusin e Hepatitit A. Në këtë lidhje kryeinspektori shëndetësor shtetëror doktor Angell Kunçev paralajmëron në faqet e gazetës se fluksi i refugjatëve sirianë mund të sjellë në Bullgari dhe sëmundjen e rrezikshme poliomielit. Në një intervistë për gazetën “Monitor” doktor Angell Kunçev siguron se bëhet çmos në shërbimin mjekësor të refugjatëve, numri i të cilëve tashmë tejkaloi 9000 veta.
***
Gazeta “Duma” njofton për pakënaqësinë në rritje të banorëve të Telishit për shkak të ndërtimit të një qendre refugjatësh në ish kazermën e qytetit. Banorët janë të shqetësuar për sigurinë e vet dhe janë gati për veprime vendimtare në mbrojtje të kërkesave të tyre.
***
Gazeta “Duma” njofton gjithashtu edhe për neutralizimin nga nëpunësit e “Policisë Kombëtare” të një grupi kriminal që është marrë me vrasje dhe rrëmbime. Gazeta citon një njoftim të Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme nga dita e enjte, sipas të cilit si lider i grupazhit është dyshuar Josif Josifov – Josko i Kostinbrodit. Janë arrestuar pesë veta. Supozohet se grupazhi ka vepruar që nga fillimi i vitit 2003 deri më 1 qershor të vitit 2010, kur një pjesë e pjesëmarrësve u arrestuan për krime të tjera. Ka dyshime se grupazhi është përzier në vrasjen e Filip Najdenovit – Fatik, të Nikollaj Zarevit – Dankina dhe në krime të tjera.
***
Në faqet e saj gazeta “Standard” informon se çdo një i ri i katërt i moshës nga 15 deri më 29 vjeç as mëson, as punon. Të dhënat janë të raportit të Këshillit Ekonomik e Social, i cili ka papërpunuar 40 masa për luftimin e papunësisë ndër të rinjtë, shkruhet në gazetë.
***
“24 çasa” njofton se megjithë krizën numri i bullgarëve të pasur po rritet. Sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare gjatë 3 muajve të fundit akoma 14 bullgarë kanë derdhur në bankë mbi 1 mln leva (500 000 euro). Gazeta informon se familjet kanë gjithsej 36.1 mlrd leva në depozita. Po ulen kursimet e vogla. Ndoshta depozituesit nuk kanë mundësi për të kursyer dhe madje tërheqin një pjesë të parave të kursyera.
***
“Duma” komenton bojatisjen e statujave para centralit të Partisë Socialiste Bullgare në rrugën “Pozitano” 20. Me titullin “Urrejtje në ngjyrë trëndafili” gazeta komenton ngjarjen, për të cilën mori përgjegjësi partia “Demokratët për Bullgarinë e Fortë”. Lidhur me këtë rast Policia arrestoi gjashtë veta, të cilët u liruan pak më vonë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Manuell Savov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilija Krëstev

Bullgaria dhe Rumania dominojnë sektorin e shërbimeve biznes të transferimit të jashtëm në Evropën Juglindore

Bullgaria dhe Rumania vazhdojnë të dominojnë sektorin e shërbimeve biznes të transferimit të jashtëm në Evropën Juglindore, dhe në Bukuresht dhe Sofje janë 43% të furnizuesve të rajonit. Kjo thuhet në një raport për industrinë Outsourcing në Evropën..

botuar më 24-11-09 4.45.MD

Qyteti Elena pret festën e Kofshës së Mishit

Qyteti Elena në Bullgarinë Veriore, mirëpret mijëra të ftuar për festën e Kofshës së Mishit. Mjeshtrit e rajonit do të demonstrojnë artin e tyre të kuzhinës të shtunën dhe të dielën, njoftoi korrespondentja e BNR Zdravka Masljankova. Më shumë se 1500..

botuar më 24-11-09 7.20.PD
Foto: Ministria e Mjedisit dhe Ujërave

Parashikimi i motit për fundjavën

Vranësirat do të vijojnë të shtohen të shtunën dhe do të jenë të ndjeshme deri në fund të ditës. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në zonat ekstreme verilindore. Era do të jetë e orientuar nga veri-verilindja dhe do të jetë mesatare, me të cilën do të..

botuar më 24-11-08 7.45.MD