Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shqipja e baltakëve – ndihmës në punën bujqësore

Foto: wikipedia.org
Shqipja e baltakëve (Circus pygarcus) është ndër shpendët e kërcënuar me zhdukje në Evropë. Prej kohe ky shpend nuk mund të shihet në Bullgarinë Veriore, kurse në territorin tjetër të vendi numri i këtyre shpendëve po ulet shumë shpejt – alarmojnë mbrojtësit e natyrës. Por pse na duhet ta mbrojmë shqipen e baltakëve, siç e bën këtë projekti i Organizatës “Ballkani i gjelbër” që filloi në pranverë? Për shkak të biodiversistetit, por edhe për shkak të rolit, të cilin ky shpend, bashkë me skifterin kthetraverdhë luajnë si ndihmës të rëndësishëm të njerëzve në punën bujqësore.

“Shqipja e baltakëve është një shpend shumë interesant, që i bën foletë në sipërfaqet e mbjella me grurë dhe elb – tregon drejtuesja e projektit dr. Hristina Klisurova. – Ne i quajmë ndihmës me pupla, mbasi ata ndihmojnë në luftën me dëmtuesit në bujqësinë. Konkretisht shqipja e baltakëve ushqehet me minj dhe brejtës të tjerë të vegjël që i gjen në arat.”

Por pse po zhduken këta shpendë të dobishëm dhe njëkohësisht shumë të bukur?

Shkaku i parë janë pesticidet dhe helmi, të përdorura në bujqësinë për asgjësimin e brejtësve, që janë ushqimi kryesor i shpendëve dhe si rrjedhojë helmohen edhe ata. Armiku tjetër i tyre është mekanizimi gjithnjë e më i lartë i punës bujqësore, sidomos në kohën e korrjeve. Ja si e shpjegon këtë ekspertja: “Ditët e para të korrjes zakonisht përputhen me ditët e fundit para ikja e shqipeve të vogla nga foletë. Dhe shumë shpesh ato bëhen viktimë e kombajnave dhe makinave të tjera bujqësore, që punojnë në arat. Zogjtë e vegjël të shqipes së baltakëve janë viktimë pa dashje, mbasi njerëzit që punojnë në fushë s’kanë asgjë kundër këtyre shpendëve të bukur, por nuk mund t’i shohin në bimësinë dhe nuk dinë si t’i gjejnë dhe t’i shpëtojnë”.

Gjatë viteve të kaluara, në kohën e korrjeve, njerëzit rregullisht kanë sjellë në Qendrën e shpëtimit të kafshëve të egra në qytetin Stara Zagora shpendë të tillë të gjetur rastësisht. Për të parandaluar vrasjen e tyre nga makinat bujqësore, gjatë kësaj pranvere organizata e ekologjistëve ka nisur një fushatë informimi në rajonet e Bullgarisë Jugore, ku është përqendruar popullimi kryesor i këtyre shpendëve – afër qyteteve Stara Zagora, Jamboll, Nova Zagora, Çirpan, Harmanli.

“Punuam tërë verën qe t’u shpjegojmë njerëzve vendas si dhe atyre që punojnë me makina bujqësore si mund ti ruajnë shpendët e vegjël të shqipes së baltakëve – tregon dr. Klisurova. – Kurse pas korrjeve, në vjeshtë fushatën tonë të informimit e vazhduam në shkollat. Përpiqemi t’i njohim nxënësit pse na nevojiten këta shpendë në arat dhe çfarë mund të ndodhë po të zhduken. Dhe të rinjtë na kuptojnë shumë mirë. Pas zhdukjes së shqipes së baltakëve dhe skifterit kthetraverdhë, fermerët duhet të përdorin lënde toksike që t’i luftojnë brejtësit. Kurse këto lënde, nëpërmjet tokës mund të shkojnë në barin, pastaj në kafshët përtypëse dhe të arrijnë te ne nëpërmjet mishit dhe qumështit.”

Është interesante, se gjatë kësaj vere në Qendrën Shpëtimtare të Organizatës “Ballkani i gjelbër” nuk kanë sjellë asnjë shpend të vogël të këtij lloji. Mos vallë fushata po jep rezultate? “S’ besoj – thotë dr. Klisurova. – ndoshta kjo i detyrohet korrjeve të vonuara sivjet, që i dha një kohë të mjaftueshme shpendëve të vegjël të ikin nga foletë.”

Shpendët e egra që ushqehen me brejtës Hristina Klisurova i quan arma ekologjike e bujqësisë moderne. Ata i ndihmojnë fermerët nga njëra anë të kursejnë para nga pesticidet e dëmshme, kurse nga ana tjetër – në treg dalin prodhime ekologjike. Pra në kontekstin e fermave të vogla në rajonet, ku ende mund të shihet shqipja e baltakëve, prodhimi biologjik është plotësisht i aplikueshëm. Ky prodhim mund t’u hapë dyert fermerëve vendas për marrjen e subvencioneve evropiane në bazën e masave agrobiologjike. Diçka, që është plotësisht e pamundur tanimë në pjesën veriore të vendit, në Dobruxhë, me fermat e saj shumë të mëdha dhe me një shkallë të lartë të mekanizimit.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Maria Dimitrova – Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD