Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekt evropian për arsim dhe vende pune për romët

Foto: BGNES
Projekt për pothuajse 2 milionë euro, lidhur me integrimin e romëve në shtetet e ndryshme evropiane përmes arsimit dhe krijimit të vendeve pune, mblodhi kohët e fundit në Sofje përfaqësues të qendrave për punë me bashkësitë rome në Holandë, Belgjikë, Spanjë. Këmbimi i praktikave të mira është një pjesë e rëndësishme nga projekti dhe Bullgaria ka se çfarë të tregojë në këtë qëndrim. Cilat do të jenë rezultatet do të vihet re pas një viti të gjysëm, kur projekti “Instrumente alternative për punësi të romëve dhe të emigrantëve në Bashkimin Evropian” do të përfundojë.

Çështja me punësimin e romëve në Bullgari është serioze, sepse një pjesë e madhe nga romët bullgarë, rreth 1 milionë e 200 mijë sipas fjalëve të deputetit nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, Aleksandër Metodiev nga bashkësia rome në qytetin Samokov, nuk kanë arsim, ose ai është mjaft i ulët. Ky është shkaku për papunësinë e madhe mes tyre, e cila çon deri në një varfëri të madhe. Pavarësisht se numri i romëve me arsim të lartë dhe arsim të mesëm po rritet, ata janë akoma shumë pak në krahasim me popullsinë tjetër. Procesi i emigracionit të tyre në vendet anëtare të Bashkimit Evropian krijon probleme, sepse mund të kërcënojë sistemet sociale të këtyre shteteve, të detyruara t’i ndihmojnë të grupet varfra. Prandaj Evropa po merr masa të ngutshme ta integrojë këtë popullsi dhe ta pakësojë varfërinë mes saj, duke i arsimuar fëmijët romë dhe krijon vende pune për përfaqësuesit e këtij komuniteti.

Natasha Nahëlls punon në një qendër për integrim të romëve në Antverpen të Belgjikës. Ajo ka mësuar shumë nga përvoja bullgare. Në grupin e saj janë edhe katër mediatorë romë nga shkollat në Belgjikë, të vizituara nga romët emigrantë. “Gjatë viteve të fundit romët bullgarë filluan të vijnë në qytetin tonë Antverpen dhe ishte interesante të shikojmë sesi jetojnë ata dhe se çfarë bëjnë në Bullgari – tregon Natasha Nahëlls. – Jashtëzakonisht e dobishme ishte vizita në shkollën rome në Bullgari, në të cilën mësuam praktika të dobishme sesi mund të punohet me fëmijët romë.” Posaçërisht për Radio Bullgarinë ajo thotë se romët në Belgjikë (ata janë rreth 30 mijë) nuk janë kaq shumë në krahasim me grupet e emigrantëve nga Afrika. Por pavarësisht nga kjo, ata krijojnë probleme dhe mjerisht, një pjesë e madhe nga popullsia sillet me paramendim ndaj tyre. “Problemet janë shumë të rënda – shpjegon Natasha Nahëlls. – Më i rëndi është varfëria mes tyre dhe mungesa e arsimit për fëmijët. Ky është i vetmi komunitet, në të cilin kaq shumë fëmijë nuk shkojnë në shkollë. Shikoni, nuk është e rëndësishme nëse romët janë në Belgjikë ose në Bullgari. Qëllimi im është ta ndihmojë këtë bashkësi që të mund të dalë nga varfëria, pavarësisht se ku – në Bullgari ose në Belgjikë.”

Përfaqësuesit evropianë nga qendrat për integrim të romëve kanë vizituar shkollën rome në fshatin Vidrare, si dhe firmën rome në qytetin Pravec. Dinë për lagjen “Fakulteti” në Sofje, ku jetojnë kryesisht romë. Marajka Bosma nga Holanda tregon: “Në Holandë nuk kemi grupe të mëdha nga bashkësia rome, por kemi të njëjtat probleme, si që të gjithë të tjerët, më në veçanti në fushën e arsimit dhe të vendeve të punës. Kjo është tema bazë e projektit “Labour plus”. Dhe ishim kureshtarë sesi ky projekt, lidhur me arsimin dhe krijimin e vendeve të punës për romët vepron në Bullgari. Jemi të mahnitur nga njerëzit, të cilët punojnë me entuziazëm dhe pasion në një shkollë të vogël, pavarësisht se kanë probleme të mëdha të përditshme.”

Për Paskalin Gabori nga Brukseli ideja është: “Jo vetëm të këmbejmë praktika të mira, por realisht të krijojmë plane për veprim dhe të organizojmë vazhdimisht takime në një nivel vendor në shtetet partnere”.

Ivo Kostov është ekspert mbi çështjet rome. Pyetjes së Radio Bullgarisë se me çfarë akoma shteti duhet t’i ndihmojë romët, pasi bën mjaft përpjekje në këtë drejtim, ai jep shembull: “Jo shteti nuk u ndihmon mjaft romëve, kjo është e vërteta. Duhet që arsimi të lidhet me një stimul të pakët ekonomik, i cili t’i ndihmojë këtij romi tanimë të arsimuar, që të mund të bëjë biznes personal. Një shembull i suksesshëm nga regjioni i Plovdivit është financimi nga Fondacioni “Amerika për Bullgarinë”. Ata japin deri më 2 500 euro kredi të vogla dhe kështu ata, të cilët janë të arsimuar për të bërë byrek, të marrin para të mund të hapin një furrë të vogël. Ata të cilët mësojnë për floktari, pas kësaj mund t’i blejnë pajisjet për një sallon bukurie dhe menjëherë të përfshihen në tregun e punës dhe jo të presin për ndihma sociale. Kjo është gjëja e cila është e domosdoshme në Bullgari – mikro-kredi të vogla ose grande të vogla për to.” Romët kanë mjeshtëri sipërmarrëse dhe kjo është rruga për daljen e tyre pak nga pak nga varfëria, është i mendimit Ivo Kostov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD