Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Temat e shtypit të sotëm

Edhe sot tema për fluksin e refugjatëve në Bullgari është më e diskutuar në shtypin vendas. Gazeta “Sega” raporton në faqen e parë se, qeveria do të ndërmarrë një sërë masash urgjente për shkak të krizës me refugjatët, që krizë është duke u thelluar. Nga citimi i zv/ministrit të punëve të brendshme, z. Vasill Marinov, bëhet qartë se, në një mbledhje të jashtëzakonshme ditën e hënë kabineti do të shpërndajë 13.5 mln euro të reja, të parashikuara për përballimin e situatës deri në fund të vitit. Në këtë lidhje gazeta “Sega” ka hedhur një intervistë me z. Bojko Noev, ministër të mbrojtjes në qeverinë teknike të Reneta Inxhovës, po ashtu në qeverinë e Ivan Kostovit. Z. Noev është kategorik se, problemi me refugjatët do të ndikojë mbi kartën politike të Bullgarisë. Sipas fjalëve të tij, një mundësi e përballimit të problemit do të ishte ndërtimi i pengesave fizike. Gazeta “Trud” njofton se, qeveria ka vendosur të shpërndajë 2.5 mln euro për ndërtimin e një gardhi 30-kilometrash buzë kufirit Bullgari-Turqi në rajonin e qytetit Ellhovo. Pengesat do të ngrihen aty, ku qasja e policisë doganore është e vështirësuar, dhe që nga cilat vende hyjnë 85 për qind e imigrantëve ilegalë. Gazeta “Telegraf” njofton për një rrahje midis refugjatëve dhe romëve në qendrën e Sofjes. Aksident serioz nuk ka pasur, sepse rrahjen e kanë stopuar menjëherë organet e rendit.
***
Në numrat e sotëm të gazetave “Trud” dhe “24 orë” është botuar intervista e kryeministrit Pllamen Oresharski, ku ai e thërret Ballkanin që të heqë vizionin e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve të së kaluarës dhe të bëhet një vend tërheqës për biznes dhe turizëm në të ardhmen. Sipas fjalëve të tij, regjioni ka potencial shumë të madh ekonomik dhe institucionet stabile dhe kushtet e mira të biznesit do të tërhiqnin investitorë.
***
Buxheti është tema më e diskutuar në gazetat “Presa” dhe “Duma”. Në një intervistë për gazetën “Presa” shefi i Komisionit të Buxhetit pranë Kuvendit Popullor, z. Jordan Conev bëri me dije se, vitin tjetër buxheti i presidentit do të pakësohet me 12 për qind. Për mendimin e tij, të gjitha institucionet me solidaritet duhet t’i pranojnë shkurtimet nga puna. Në faqen e parë të gazetës “Standart” shkruhet se, kabineti lehtëson pak a shumë firmat. Pasi dje Këshilli i Ministrave i votoi ndryshimet në Kodin e Taksave, tashti borxhet ndaj arkës së shtetit do të shlyhen me këste në mënyrë më të lehtë. Qëllimi është që të ndihmohen kompanitë, të cilat kanë rënë në vështirësi të përkohshme financiare dhe nuk kanë mundësi të paguajnë detyrimet e tyre. Në faqen e parë gazeta “Duma” nxjerr lajmin se qeveria ka shpërndarë suplementarisht 4.7 mln euro për shkolla dhe kopshte fëmijësh. Të hollat u janë drejtuar atyre shkollave ku rrogat e personelit nuk u ishin rritur me 8 për qind deri në muajin gusht të këtij viti.
***
Në mes të titujve të gazetës “Sega” lexohet “GERB-i vazhdon maratonën e mocioneve të mosbesimit”. Bëhet fjalë për diskutimet dje rreth kërkesës së partisë për mocion të dytë mosbesimi ndaj qeverisë për shkak të dështimit në politikën regjionale. Gjatë diskutimeve pushtetarët dhe opozita hynë në një grindje të ashpër se kush ka ndërtuar më shumë rrugë dhe ka ndihmuar zhvillimin e regjioneve, shkruan gazeta “Monitor”. Gazetat “Novinar” dhe “Trud” citojnë liderin e GERB-it, Bojko Borisov, sipas të cilit deri në fund të javës partia do të kërkojë nocion të tretë mosbesimi për shkak të problemeve në sferën e kulturës. Gazeta “Trud” komenton se, me këtë kërkesë GERB-i mund ta bllokojë punën e Parlamentit së paku për dy javë.
***
Gazeta “24 orë” i kushton vëmendje temës shumë të prekshme për shoqërinë, gjegjësisht pirjen e duhanit. Gazeta alarmon se, ndalimi i plotë i pirjes së duhanit në vendet e mbyllura publike mund të hiqet, nëse Parlamenti i votojë ndryshimet në Ligjin e Shëndetësisë, që ndryshime u propozuan nga disa deputetë të Partisë Socialiste Bullgare. Gazeta “Standart” shkruan se, deputetët e Partisë Socialiste Bullgare kanë miratuar heqjen e ndalimit të plotë të pirjes së duhanit në një referendum më vete të grupit parlamentar në mbrëmjen e së martës, ku janë dominuar duhanpirësit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Manuell Savov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Karadimov

Ministri i Inovacionit: Në më shumë se 99.5% të qendrave të votimit kishte video kontrollim

Mbi 99.5% e seksioneve të vendit u mbuluan nga video kontrollim në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit. Këtë e deklaroi në një konferencë për shtypin ministri në detyrë i inovacionit dhe rritjes Rosen Karadimov, i emëruar nga qeveria në detyrë si..

botuar më 24-11-04 6.04.MD

Aleanca për të Drejtat dhe Liritë kërkon një hetim të rolit të Deljan Peevskit në falimentimin e KTB dhe “Bullgartabak”

Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (APS) rreth Ahmed Doganit njoftoi se mbështet kategorikisht deklaratën e PP-DB për një kordon sanitar rreth formacionit të Deljan Peevski - DPS - Fillimi i Ri. Sipas APS, parlamenti duhet të shqyrtojë rolin e..

botuar më 24-11-04 4.27.MD

Bullgaria nënshkroi një kontratë për kapacitete të reja bërthamore me "Westinghouse" dhe "Hyundai"

Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj - Kapacitetet e reja” dhe konsorciumi midis “Westinghouse” dhe “Hyundai” nënshkruan një kontratë inxhinierike për ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore në Centralin “Kozlloduj”. Përgatitja e projektit..

botuar më 24-11-04 4.06.MD