Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet evropiane 2014: “Kësaj here do të jetë më e ndryshme”

Drejtori i Byrosë së Informacionit të Parlamentit Evropian në Sofje, Teodor Stojçev
Foto: BGNES
Më 10 shtator të vitit 2013 Parlamenti Evropian startoi fushatën për Zgjedhje 2014, që do të zhvillohet në katër etape dhe do të vazhdojë deri në zgjedhjen e kryetarëve të Parlamentit Evropian dhe të Komisionit Evropian. Motoja e fushatës është “Vepro, ndihmo, ndiko!” (Act, React, Impact!), d.m.th. zgjedhësit në BE të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe nëpërmjet votës të vendosin si të duket Evropa në të ardhmen. Por aksenti është “Kësaj here është më e ndryshme”. Sepse për herë të parë prej 20 vjetëve e këtej zgjedhësit mund të propozojnë kandidaturat e kryetarëve të BE-së dhe të KE-së për mandatin e ri pesëvjeçar nëpërmjet partive të tyre panevropiane. Mazhoranca absolute e deputetëve të porsazgjedhur (376 prej 751 gjithsej, në këtë numër dhe 17 deputetë nga Bullgaria) do të miratojë kush ta zërë postin.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të zhvillohen nga 22 deri më 25 maj 2014 në 28 vendet anëtare. Etapa e parë e fushatës tashmë mbaroi. Fokusi i saj ishte vënë mbi moton dhe të drejtat e reja të PE-së dhe të shtetasve të BE-së për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit dhe të qeverisë evropiane. Etapa e dytë e fushatës është nga tetori i vitit 2013 deri në shkurt të vitit 2014 dhe në të vëmendja e zgjedhësve do të përqendrohet mbi pesë temat kryesore: ekonominë, vendet e punës, cilësinë e jetës, të ardhurat dhe vendin e BE-së në botë. Etapa e tretë janë zgjedhjet në datën e caktuar për çdo vend evropian, kurse finali do të përfshijë periudhën pas zgjedhjeve.

“Qëllimi kryesor i fushatës është të rritet informimi i shtetasve evropianë për atë, cilat janë autorizimet e PE-së dhe si janë rritur ato pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës më 1 dhjetor të vitit 2009 – shpjegon shefi i Byrosë së Informacionit të Parlamentit Evropian në Sofje Teodor Stojçev. – Në fakt, këto janë zgjedhjet e para që do të zhvillohen konform këtij Traktati dhe shtetasit duhet të informohen sa e rëndësishme është të përfshihen aktivisht në këto zgjedhje. Sepse që nga zgjedhjet e para në vitin 1979, tani për herë të parë, duke votuar për deputetët e vet, ata do të votojnë dhe për shefin e ardhshëm të Komisionit Evropian. Sepse çdo parti panevropiane do të propozojë kandidatin e vet për shef të Komisionit të ri Evropian.”

A do të ketë kjo fushatë mesazhe të tjera konkretisht ndaj bullgarëve?

“Mesazhet direkte duhet të vijnë nga partitë e veçanta politike, sepse vetë fushata nuk konkretizohet me mesazhe politike, ajo është plotësisht neutrale. Në këtë rast do të përqendrohet mbi rritjen e informimit të shoqërisë në Bullgari dhe në çdo vend tjetër anëtar të BE-së. Mbi këtë u fokusua etapa e parë e fushatës. Në etapën aktuale që do të vazhdojë deri në shkurt të viti të ardhshëm do të prezantohen vendimet më të rëndësishme të PE-së për mandatin e kaluar mbi pesë temat kryesore.”

Çfarë është grafiku i fushatës, më konkretisht këtu?

“Mbi pesë temat kryesore do të organizojmë disa aktivitete të mëdha me pjesëmarrjen e deputetëve evropianë, të cilët do të prezantojnë temat e rëndësishme, mbi të cilat Parlamenti Evropian ka marrë vendime. Për shembull deri në vitin 2013 do të prezantojmë buxhetin e BE-së. Kjo është mbi temën “Të ardhurat” dhe mjetet që livrohen nga fondet evropiane në të gjitha vendet anëtare. Do të prezantojmë dhe planet financiare të BE-së për periudhën 2014 -2020. Pra, do të sqarojmë ku do të shkojnë mjetet dhe çfarë do të jetë financimi konkretisht për Bullgarinë. Gjatë nëntorit do të organizojmë një forum, i fokusuar mbi papunësinë rinore dhe mbi masat e ndërmarra për zgjidhjen e problemit. Tre ngjarjet e fundit janë në fund të vitit 2013. Këto do të jenë forume me pjesëmarrjen e ekspertëve nga organizata joqeveritare, profesionale e të tjera si dhe me pjesëmarrjen e deputetëve evropianë. Do të forcojmë praninë tonë në internet dhe në rrjetet sociale, ku do të japim informacion të pandërprerë konkret për ngjarjet në Parlamentin Evropian, në Bruksel dhe Strasburg. Kemi për ta rinovuar edhe sajtin e Byrosë këtu në Sofje. Kështu qe fushata do të jetë shumë aktive dhe dinamike dhe shpresoj ta ngjallë interes të madh.”

Në vitin 2014 fushata informative do të kushtojë 16 milionë euro, ose nga afro 3 centë për çdo shtetas të Evropës së bashkuar. Popullsia e BE-së është 506 milionë e 800 mijë veta. Prej tyre afro 400 milionë e kanë të drejtën e votës, kurse 37,4 milionë veta do të votojnë për herë të parë. Çdo evropian, i cili do që të informohet çfarë autorizim ia jep vota e tij mund të njihet me detajet në sajtin e Parlamentit Evropian.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një spektakël diellor mund të shihet në Observatorin Astronomik të qytetit Kërxhali

Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat ​​e diellit - shpjegon drejtori i..

botuar më 24-10-20 6.15.PD
Në foto (nga e majta në të djathtë): Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit Rajna Manxhukova, Zdravka Vlladova-Momçeva, Joana Znepollska, Radosllava Nedjallkova, gazetarja Cvetana Paskaleva dhe Nevenka Kostadinova

Radosllava Nedjallkova nga Milano është "Bullgarja e Vitit 2023", auditori nderoi Nevenka Kostadinova nga Serbia

Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare..

botuar më 24-10-18 4.14.MD

Në Sofje, tregojnë gjeneratën e fundit të makinave dhe të ardhmen e teknologjive auto

Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave. Nga 18 deri në 27 tetorit në Inter Expo Center, "Salloni..

botuar më 24-10-18 11.06.PD