Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Temat e shtypit të sotëm

Nën titullin “Njëzetmijë klandestinë vijnë në Bullgari nga toka dhe nga deti”, në faqen e saj të parë gazeta “Sega” shkruan, se situata me klandestinët ne vendin tonë është duke u shkallëzuar dhe së shpejti mund të kthehet në një krizë humanitare, që do të provokojë marrjen e masave të jashtëzakonshme. Gazeta “Sega” po citon dhe ministrin e punëve të brendshme Cvetlin Jovçev, i cili deklaroi në Parlament, se deri në fund të vitit numri i refugjatëve do të arrijë 13 mijë veta, kurse gjatë 3-4 muajve të parë të vitit 2014 në vend do të hyjnë akoma 7-8 mijë veta. Mbi po këtë temë gazeta e majtë “Duma” informon, se Kuvendi Popullor ka hedhur poshtë me votat e deputetëve nga Partia Socialiste Bullgare, Lëvizja për të Drejta dhe Liri dhe Partia GERB propozimin e partisë nacionaliste “Ataka” për mbylljen e kufirit me Turqinë dhe Greqinë dhe për moslejimin e hyrjes së klandestinëve nga Lindja e Mesme dhe Siria. “Sofja nuk mund të pranojë më shumë refugjatë” – deklaron në një intervistë dhënë gazetës “Trud” kryetari i Këshillit Bashkiak të Sofjes Elen Gerxhikov.
***
“A ka humbur Deljan Peevski statutin e tij si deputet, pas si më 14 qershor u zgjodh shef i Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” (DANS), kurse pas pesë ditësh u tërhoq nga posti?” – kjo temë komentohet nga shumë prej gazetave, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese t’ia rikthejë Deljan Peevskit statutin e deputetit. Ky vendim aktivizoi edhe protestat me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë së Plamen Oresharskit. Gazeta elektronike “Off news” informon për 118-ën ditë të protestave, në të cilën protestuesit u përpoqën të arrijnë te godina e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por rrugët afër saj ishin bllokuar nga reparte të policisë dhe gjendarmerisë.
***
Në faqen e saj të parë gazeta “24 orë” e nxjerr temën për zonat e ndryshme të vendit që mbetën pa transmetim televiziv, pas ndërprerjes së televizionit analog dhe aplikimit të televizionit digjital. Ka ide, qe kryetarëve të komunave të fshatrave ku nuk arrin sinjali televiziv t’u jepen para për të blerë dhe për të montuar satelite për marrjen e sinjalit.
***
Një temë tjetër, që shkaktoi shumë komente te ne, pas një filmi të BBC-së për sjelljen e turistëve britanikë në Bullgari, shumë prej të cilëve vijnë në bregdetin bullgar jo për pushime, por për t’u dehur, sot është në qendrën e vëmendjes të gazetës “Novinar”. “Po mendojmë mundësinë qe policë anglezë të kontrollojnë bashkatdhetarët e tyre në vendpushimet tona verore” – thotë në intervistë për këtë gazetë Bllagoj Ragin, bashkëthemelues i Shoqatës së parë të Hotelierëve Privatë. Çështja është si ta bëjmë kështu, qe të mos hyjmë në sytë e njerëzve me gjëra negative, të mos mendojnë, se punojmë jashtë rregullave”, deklaron hotelieri.
***
Gazeta “Telegraf” komenton një temë tjetër delikate – ndryshimet që po përgatiten në ligjin për qarkullimin rrugor, një prej masave të parashikuara në të cilin është çdo shofer, në çdo 15 vjet të japë provime teorike dhe praktike për të mbrojtur patentën. Për sa u përket shoferëve të rinj rekomandohet përvoja e Austrisë, ku patenta e shoferëve të tillë konsiderohet e përkohshme dhe në cakun e një viti e gjysmë ata kalojnë akoma tre kurse suplementare, ku mësojnë si të reagojnë në situata kritike.
***
Në faqet e tyre sportive të gjitha botimet komentojnë tronditjet në njërën prej skuadrave më të autoritetshme të futbollit në Bullgari “Levski” të Sofjes. Nën titullin “Kush e lëkund “Levskin?” mbi dy faqe gazeta “Trud” boton mendime të specialistëve, trajnerëve të futbollit dhe të tifozëve, pas skandalit, kur disa tifozë me kaçule në kokë hynë në konferencën për shtypin, zhveshën dhe turpëruan trajnerin e ri, sapo të prezantuar Ivajlo Petev. Gazeta përmend, se prej vitit 2003 e deri tani klubi ka liruar nga detyra 15 kryetrajnerë, kurse tani në krye të skuadrës janë njëkohësisht tre trajnerë. Zhveshja skandaloze e trajnerit të fundit ishte pasqyruar nga të gjitha botimet sportive në botë, të cilat komentuan, se ky është poshtërim i një sporti, i cili u sjellë gëzim dhe emocione miliona tifozëve.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Mario Parushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 20 shtatorin 2024

Ditën e premte do të mbajë mot me vranësira, paradite në ultësira me mjegull. Në disa zona do të ketë reshje, në masivet jugperëndimore dhe në rajonet juglindore do të jenë intensive. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10° dhe 16°, në Sofje..

botuar më 24-09-19 7.35.MD

Fluksi i migracionit përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71%

Fluksi i migrantëve të paligjshëm përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71% në tetë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Këto të dhëna i prezantoi drejtori i Policisë Kufitare, Anton Zllatanov, në një takim të..

botuar më 24-09-19 5.12.MD

Deputetët hodhën poshtë lehtësimin e kushteve për referendum

Kuvendi Popullor e hodhi poshtë propozimin e “Ka një popull të tillë” për lehtësimin e kushteve për mbajtjen e referendumeve me ndryshimet në Ligjin për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në pushtetin shtetëror dhe në vetëqeverisjen lokale...

botuar më 24-09-19 3.42.MD