Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numri i bankave me pronësi bullgare është duke u rritur

Foto: BGNES
Javët e fundit u ravijëzua qartë tendenca e rritjes së numrit të aksionarëve bullgarë në sistemin bankar të Bullgarisë. Një prej lojtarëve më aktivë në treg – Banka e Parë e Investimeve (Fibank) bleu MKB Junionbank. Kështu, tashmë dy banka me pronësi bullgare hyjnë në Listën “Top-5” të trezorëve në Bullgari. Në qoftë se para krizës nga viti 2008 bankat greke në listën “Top-10” dispononin pothuaj një çerek prej aktivëve të sistemit bankar, tani tre banka bullgare formojnë një të pestën prej tregut bullgar, kurse tendenca është aktivët e tyre të shtohen.

Sistemi bankar në Bullgari është ndër sistemet më të qëndrueshme dhe më efektive në Evropë. Norma mesatare e fitimit të bankave në Bullgari për vitin e kaluar është 3,61 për qind që mjafton për stabilitetin e veprimtarisë së tyre – tregojnë të dhënat e Bankës Popullore Bullgare. Likuiditeti gjithashtu është në nivel të lartë – afro 30 për qind. Problem janë vetëm të ashtuquajturat “kredi të keqja”, shlyerja e të cilave është vonuar më se 90 ditë dhe që zënë tashmë 17 për qind prej portofolit të bankave.

Informacioni i BPB-së konfirmohet dhe nga Banka Qendrore Evropiane. Thesaret në Bullgari janë nga grupi i institucioneve të vogla bankare, sepse sistemi bankar bullgar formon një përqindje të vogël prej Produktit të Brendshëm Bruto. Në raportin e Bankës Qendrore Evropiane thuhet, se bankat e mëdha nga Evropa Perëndimore janë më të varura nga tronditjet ekonomike, se sa bankat e vogla.

Por kaq kemi me lajmet e mira. Sepse fitimi i bankave po ulet pandërprerë. Sistemi bankar në Bullgari është në amulli, pa ndryshime dhe pa gjallërim. Kështu trezorët përpiqen t’i rezistojnë krizës, që vazhdon tashmë 5 vjet. Kreditimi është i dobët dhe kjo e ul fitimin. Në të njëjtën kohë depozitat po rriten në mënyrë drastike – afro 82 për qind prej resursit të bankave. Kështu të ardhurat nga interesat po ulen, kurse shpenzimet po rriten.

Një veçori karakteristike e sektorit bankar gjatë viteve të krizës ishte ndërrimi i pronësisë. Dhe në qoftë se në vitet e para të tranzicionit në Bullgari ishin hapur shumë banka me kapital të huaj, kohët e fundit lojtarët vendas u përfshin aktivisht në rindarjen e sektorit bankar dhe pjesa e pronarëve bullgarë në tregun bankar nisi të rritet. Para krizës në vitin 2008 degët e bankave evropiane në Bullgari kishin 80 për qind prej aktivëve, kurse tani në mesin e vitit 2013 pjesa e tyre është bërë 65 për qind.

Njëkohësisht numri i bankave me pronësi bullgare është duke u rritur dhe gjatë tre vjetëve të fundit kjo tendencë është e qëndrueshme. Aktualisht pothuaj një e treta prej sistemit bankar në Bullgari është në duart e aksionarëve bullgarë.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e BNB-së

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..

botuar më 24-07-01 9.27.PD
Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD

Bullgaria ende nuk i plotëson kriteret për eurozonën

Bullgaria plotëson 3 nga kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në eurozonë, por ende nuk i përmbush objektivat e stabilitetit të çmimeve dhe inflacionit, sipas një raporti të Komisionit Evropian, transmeton BTA. Bullgaria nuk i plotëson ende..

botuar më 24-06-26 2.57.MD