Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Monserrat Kabaje dhe Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare me koncert në Sofje

Publiku në Sofje pret qe të dëgjojë edhe interpretimet e së bijës së këngëtares së dëgjuar – Monserrat Marti.
Foto: EPA/BGNES
Pas afro një muaji këngëtarja e shquar spanjolle e operës Monserrat Kabaje do të japë një koncert të madh në Sofje. Për të shoqëruar në skenën ajo zgjodhi Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare.

Në koncert do të interpretohen vepra të Hendelit, Gunos, Maskanit dhe të kompozitorëve të tjerë nga thesari muzikor botëror. Vend i ngjarjes përsëri do të jetë skena e madhe e Pallatit Kombëtar të Kulturës, ku në vitin 2000 Monserrat Kabaje dha një koncert të mahnitshëm përpara një publiku mbi pesë mijë vetash. Surpriza në koncertin e mëparshëm ishin duetet me këngëtaren e re bullgare të operës Ina Kënçeva. Tani publiku në Sofje pret qe të dëgjojë edhe interpretimet e së bijës së këngëtares së dëgjuar – Monserrat Marti.

Maria de Montserrat Viviana Concepcion Caballe i Folc, siç është emri i saj i plotë, ka lindur në Barcelona dhe ka mbaruar Konservatorin Muzikor në qytetin e lindjes. Debuton në vitin 1957, kurse debutimi i saj në skenën e madhe është në vitin 1965. Sot në repertorin e Monserrat Kabajes janë përfshirë të gjitha rolet më të njohura të operës. E quajnë “E vetmja trashëgimtarja e vërtetë e Maria Kalasit”. Për fansat e muzikës në mbarë botën ajo njihet me duetin e famshëm me solistin e Grupit “Kuin” Fredi Merkyri – këngën “Barcelona”, që u bë hiti i Lojërave Olimpike të verës në vitin 1992, që u zhvilluan në qytetin e saj të lindjes. E bija e saj Monserrat Marti ecën në rrugën e nënës të njohur, por nuk rritet nën hijen e saj. Shfaqja e parë e këngëtares së re është në skenën e teatrit “La Skala” të Milanos. Publiku i teatrove të mëdha në botë e njeh dhe si Oktavia në operën “Kleopatra” të Masnes dhe si soliste e disa prej orkestrave më të mira në botë.

Në koncertin më 27 shtator në Sofje Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare do të ekzekutojnë vepra të Hendelit, Maskanit, Bizesë e të tjerë. Ndër veprat të cilat Monserrat Kabaje dhe Monserrat Marti do të interpretojnë në skenën e Sofjes është dhe Habanera nga vepra muzikore-skenike “Don Hil de Alkala” e autorit Manuel Pennelës.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teodosij Spasov (majtas) dhe Hristijan Cvjatkov

Albumi "Përralla Antarktike" ndërthur xhazin, folklorin dhe muzikën klasike

Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...

botuar më 25-03-05 5.05.PD

"I panjohuri" tregon për ndjenja të pathëna

Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..

botuar më 25-03-04 6.10.PD

"Kjo është Bullgaria" - një këngë nga Maria Angellova

"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..

botuar më 25-03-02 11.45.PD