Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritja e pëllumbave – hobi dhe biznes

Foto: BGNES
Rritja e pëllumbave është një hobi shumë e popullarizuar në Bullgari. Mbi 10 mijë janë njerëzit dhe shoqatat që merren me seleksionimin, krijimin dhe popullarizimin e racave të reja pëllumbash dekorativ dhe sportiv. Një prej tyre është dr. Boris Velev, i cili është dhe kryetar i Komisionit Shkencor për Lidhje me BE pranë Bashkimit të Rritësve të Pëllumbave dhe të Natyralistëve në Bullgari.

“Dikur banoja në qendrën e Sofjes dhe kisha një komshi i cili merrej me rritjen e pëllumbave – tregon dr. Velevi. – Ai më dhuroi një çiftë prej tyre. Unë bëra një kafaz në taracën e banesës dhe kështu fillova të merrem me këta zogj. Kam rritur në familjen e mjekëve humanitarë, por ndoshta për shkak të kësaj hobbi qysh në fëmijërinë unë zgjodha si profesion mjekësinë veterinare dhe nuk më vjen keq për këtë. Qysh si student u bëra anëtar i Shoqatës së Rritësve të Pëllumbave të Sofjes “Paqja”. Pastaj disa vjet punoja jashtë shtetit dhe e ndërpreva këtë veprimtari. Kur u ktheva në Bullgari u transferova për banim në një shtëpi me oborr në lagjen periferike të Sofjes “Bistrica”, ku ndërtova kafaze të bukura dhe u përqendrova mbi rritjen dhe seleksionimin e pëllumbave. Vite me rradh kam punuar ne Institutin e biologjisë dhe imunologjisë së riprodhimit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, kam bërë dhe disertacion në Gjermani në fushën e gjenetikës dhe biologjisë së riprodhimit, kështu qe nga pukëpamja profesionale jam depërtuar thellë në shkencën qe merret me selektimin dhe gjenetikën e shpendëve.”

Pëllumbat ndahen përgjithësisht në dy grupe. Në njërin janë pëllumbat postarë. Ata seleksionohen për shkak të aftësive të tyre të jashtëzakonshme të fluturojnë në distanca shumë të mëdha dhe të kthehen, çdo pëllumb në shtëpinë e vet. Këto fluturime – maratona janë në distanca nga 700 deri në 1 mijë kilometra.Matja e shpejtësisë dhe koha e fluturimit bëhet me pajisje elektronike, ndërsa çdo pëllumbi i është vënë një çip elektronik.

“Ky sport është shumë i popullarizuar në Evropë – sidomos në Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Angli. Edhe në Bullgari kohët e fundit ka njerëz që merren seriozisht me këtë lloj sporti – tregon dr. Velevi. – Rritja e pëllumbave sportivë kërkon shpenzime mjaftë të mëdha, kështu qe jo shumë njerëz mund t’i lejojnë vetës këtë hobi të shtrenjtë. Gjatë stërvitjeve dhe garave një numër i madh pëllumbash zhduken. Për shembull, në qoftë se një njeri fillon garën me 100 pëllumba në fund mund të mbetet vetëm me 20-30, që është një humbje serioze. Mirë se këta pëllumba riprodhohen shpejt dhe nuk janë pretencioz.”

Grupi tjetër që është objekt i rritjes janë pëllumbat dekorativë. Për shkak të veçorive të tyre gjenetik te ata bëhen mutacione shumë të shpejta dhe një larmi e madhe racash. Aftësitë e tyre vlerësohen ne ekspozita lokale, nacionale dhe ndërkombëtare. Në Bullgari ka disa raca mjaftë të popullarizuara pëllumbash dekorativë, të përhapur në regjionet e veçanta.

“Raca bullgare e quajtur “kabak” rritet në tërë vendin dhe është njohur si racë bullgare edhe në Evropë, bile është popullarizuar në SHBA dhe kemi porosi për dërgimin e pëllumbave të tillë atje – thekson dr. Boris Velevi. – Një racë tjetër interesante bullgare është i ashtuquajturi pëllumb kokëbardh. Selektimi bashkon disa raca deri sa të merret një pëllumb bardh e zi me kohë të bardh, i cili gjithashtu gëzon interes të madh si në vendin tonë ashtu dhe jashtë shtetit.Shumë prej rritësve të pëllumbave në Bullgari u pëlqen dhe një racë tjetër pëllumbash e selektuar në qytetin Pomorie. Ky pëllumb rrokulliset dhe fluturon shumë lartë. Për këtë racë gjithashtu organizohen gara dhe matet koha e fluturimit, e cila arrin deri në 12 orë dhe më shumë pa zbritje në tokë, që gjithashtu është një arritje serioze.”

Pas viteve të gjata të amullisë rritja e pëllumbave po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar në Bullgari: “Në të kaluarën, përpara afro 30-40 vjetëve rritja e pëllumbave ishte një hobi shumë e popullarizuar në Bullgari – thotë dr. Velev. – Kjo i detyrohej kryesisht faktit, se në atë kohë shumë prej njerëzve jetonin në shtëpi me oborre. Me të ashtuquajturin urbanizim mundësitë e rritjes së pëllumbave u reduktuan, por kohët e fundit vihet re përsëri një tendencë e zhvillimit të kësaj hobi. Gjithnjë e më shumë njerëz tashmë kanë vila ose shtëpi me oborre në periferitë e qyteteve ku merren me këtë veprimtari. Ky fakt është shumë i gëzueshëm, sepse rritja e pëllumbave gërshëton kontaktin me shpendin, ushqimin, trajnimin e tij, një sfidë tjetër është selektimi – çdo rritës i pëllumbave synon të selektojë ekzemplaret më të mira. Një stimul suplementar për njerëzit që merren me rritjen pëllumbave janë ekspozitat dhe garat, ku ata paraqiten me zogjtë e tyre dhe kanë mundësi të fitojnë çmime dhe medalje. Sivjet, për shembull, morëm pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare në Lajpcig të Gjermanisë ku prezantuam 300 pëllumba bullgarë. U paraqituëm shumë mirë dhe zogjtë u vlerësuan në nivel shumë të lartë.”

Në kalendarin e aktiviteteve të ardhëshme të rritësve bullgarë të pëllumbave janë ekspozitat kombëtare e të klubeve të veçantë gjatë vjeshtës. Kanë për të organizuar dhe ekspozita të tjera evropiane dhe ndërkombëtare, në të cilat rritësit bullgarë të pëllumbave kanë ambicien të prezantohen me raca të reja pëllumbash.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD