Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gergana Daçinova: “Vetëm talent dhe mësues të mirë nuk mjaftojnë nëse nuk ke vullnet”

Foto: arkiv personal
Gergana Daçinova ka lindur më 20 korrik 1969 në fshatin Dobrovnica në afërsi të qytetit Pazarxhik. Ka mbledhur këngë nga moshuarit dhe e falënderoi mësuesen e saj të parë Jordanka Petrova. Kjo e fundit e ka shtyrë Gerganën që të merret me muzikë.

Gergana Daçinova
“Rruga ime e këngëtares popullore filloi në Ansamblin e Fëmijëve në Pazarxhik – rrëfen Gergana. – Më 1984 u regjistrova në Shkollën e Muzikës në fshatin Shiroka Lëka, ku pata fat me mësues të mirë. Më kujton entuziazmi me të cilin kthehesha në shtëpi për të ushtruar muzikën që më kishin dhënë në mësim. Mirëpo, vetëm talent dhe mësues të mirë nuk mjaftojnë nëse nuk ke vullnet për të përparuar në muzikë.”

Gergana Daçinova ka punuar në shkollën e muzikës për fëmijë. Ka mbaruar Institutin e Lartë Pedagogjik dhe është bërë soliste e Ansamblit të Folklorit në Pazarxhik. Gergana pohon se, ngjitja në skenë i bëhet qejfi, si dhe që të huajt vlerësojnë shumë muzikën tonë popullore. “Puna në ansambël nuk është e lehtë. Gjatë këndimit në kor jam mësuar ta ndjej njeriun që e kam pranë.”

Në Radion Kombëtare Bullgare këngëtarja popullore ka incizuar këngë nga Pazarxhiku. Jeta dhe veprimtaria e Gergana Daçinovës kalon në mes të skenës dhe mësimdhënies. Pasi është martuar dhe i kanë lindur fëmijët, prioritetet e saj ndryshuan. “Kërkoj harmoni familjare – thotë Gergana. – Kam dy vajza. Njëra është e moshës 9 vjeçare, kurse tjetra – 11 vjeçe. Në vend të parë dua të edukoj fëmijët e mi dhe ata të bëhen njerëz të mirë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në "Plladnej" grupi JazzBoree përsëri pi ujë nga pusi i folklorit bullgar

Muzikantët nga grupi JazzBoree gërsheton traditën dhe modernitetin në këngët e tyre. Kështu ndodh edhe në atë të fundit – “Plladnej” (“Mesdita”), frymëzuar nga historitë tona popullore të dashurisë. Këngëtarja Savina Pllamenova është autore e muzikës..

botuar më 25-03-19 6.45.PD

Orkestra Filarmonike e Sofjes do të performojë për herë të tretë në Sallën e Artë të Musikverein - Vjenë

Më 17 mars, Orkestra Kombëtare Filarmonike dhe kryedirigjenti i saj do të jenë sërish të ftuar në sallën legjendare të Artë të Shoqatës së Muzikës së Vjenës - Wiener Musikverein. Nën dirigjimin e Najden Todorovit do të tingëllojë Koncerti për Trumbetë..

botuar më 25-03-15 7.30.PD

Në Ruse fillojnë Ditët Muzikore të Marsit

Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..

botuar më 25-03-14 8.25.PD