Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në shkallën botërore për korrupsion

Vanja Nusheva: “Qytetarët shpesh paguajnë rushvete, kur institucionet nuk veprojnë shumë shpejt.”
Foto: BGNES
Një nga konkluzionet bazë të “Barometrit Botëror të Korrupsionit 2013” është se korrupsioni është i shpërndarë gjerësisht në botë. Studimi është i Asociacionit “Transparencë pa kufi” dhe është bëre mes 114 000 vetave prej 107 shteteve në periudhën shtator 2012 – mars 2013. Sipas rezultateve nga anketimi 1 nga çdo 4 veta ka paguar rushvet gjatë 12 muajt e fundit. Por 2/3 nga njerëzit, të cilëve u është kërkuar rushvet, kanë refuzuar të paguajnë. Kurse 9 nga çdo një i 10 i anketuar deklarojnë se, do të luftojnë me rushvetin.

Bullgaria nuk është përjashtim nga pamja e përgjithshme e korrupsionit, komenton për Radio Bullgarinë ekspertja e Asociacionit “Transparencë pa kufi” Vanja Nusheva. Sipas fjalëve të saj qytetarët jo vetëm në Bullgari, por edhe në plan botëror e vlerësojnë negativisht punën e institucioneve të cilat luftojnë me korrupsionin.

Ku ndodhet Bullgaria në shkallën e Bashkimit Evropian?

“Bullgaria gjendet në mes. Studimi tregon sektorë të ndryshëm dhe probleme, lidhur me pagimin e rushveteve. Sipas indeksit për këtë formë më të drejtpërdrejtë shprehëse të korrupsionit Bullgaria është në mes të klasifikimit. Por në Bashkimin Evropian ka dhe shtete me një përqindje më të ulët të njerëzve, të cilët kanë paguar rushvete. Në Bullgari ai është 8, në Danimarkë – 2, në Spanjë – 3, në Kroaci – 4. Me një pjesë shumë më të lartë, rreth 20 për qind janë Qiproja, Greqia, Sllovakia, Lituania, Letonia. Të dhënat për këtë studim për Bullgarinë nuk duhet të na qetësojnë. Aq më tepër, se pagimi i rushvetit është vetëm një nga format e korrupsionit – më e dukshmja. Sepse bëhet fjalë dhe për një punë jo shumë efektive të institucioneve, që nuk iu lejon qytetarëve të marrin një shërbim adekuat. Bëhet fjalë për mundësinë e institucioneve të ndërmerren nga interesat private, për tregti me ndikim dhe shpërdorim me pozitën zyrtare, për favorizimin e personave të dhëna ose firma në prani deri te resurset publike. Shumë e gjerë është dhe larmia e veprimeve të ndryshme të korrupsionit.”

Kur dhe pse njerëzit japin rushvete?

“Përgjigjet e pyetjeve tregojnë se, qytetarët shpesh paguajnë rushvete, sepse institucionet nuk veprojnë shumë shpejt, ose kjo ka qenë mënyra e vetme të marrin shërbimin e kërkuar. 30 për qind nga qytetarët kanë dhënë rushvete që të mund të përshpejtojnë procesin e marrjes së shërbimit, kurse për 38 për qind kjo është mënyra e vetme ta marrin. Kurse përgjigja si kjo “pagova, sepse duhej të falënderoj” tregon një kulturë specifike politike. Ajo është karakteristike dhe për vende të tjera nga Evropa Jugore. Aty pagim të rushvetit si shprehje të falënderimit ose sepse kështu bëhet është e lejueshme për një pjesë të caktuar nga popullsia.”

Cilët janë sektorët më të korruptuar në Bullgari?

“Për Bullgarinë më shumë të prekur nga korrupsioni është sistemi gjyqësor. Për këtë tregues vendi është përjashtim në pamjen evropiane. Bullgaria dhe Sllovakia janë të vetmet në Bashkimin Evropian ku risku i korrupsionit në pushtetin gjyqësor vihet në dukje në vend të parë. Në pjesën më të madhe të vendeve të BE-së më shumë rrezik për korrupsion ka në partitë politike. Për Bullgarinë në shkallën botërore të korrupsionit për vitin 2013 bën përshtypje akoma se, në vend të dytë është shëndetësia, që ky sektor përfshihet në klasifikim për herë të parë. Por ai ia tejkalon si Parlamenti, ashtu edhe partitë politike. Dhe bashkërisht me pushtetin gjyqësor tregon vlera shumë të larta. Siç duhet përvoja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në kërkim të shërbimeve mjekësore, organizimi jo shumë efektiv i sistemit shëndetësor, si edhe drejtimi jo i mjaftueshëm transparent i mjeteve për të janë shkak për ngritjen e këtij sektori në shkallën e korrupsionit.”

Përse në Bullgari zhvillohet shprehja “Në këtë shtet asgjë nuk bëhet pa korrupsion”?

“Ky mendim i shpërndarë gjerësisht natyrisht që është rezultat nga mungesa e një pune efektive të institucioneve dhe nga përvoja e drejtpërdrejtë të qytetarëve. Por përmes presionit të jashtëm civil dhe një kontroll të përbashkët midis institucioneve, por dhe me vërejtjen e mediave ata mund të disiplinohen. Një studim tjetër tregon se, problemi nuk është në legjislacionin tonë. Në pjesën më të madhe të rasteve ai është relativisht i mirë. Janë ndërmarra norma të qarta rregullative, të cilat rekomandojnë sjelljen e detyrueshme të nëpunësve dhe institucioneve. Problemi tonë është në aplikimin e ligjit. Dhe kjo mund të bëhet përmes zhvillimit të mekanizmave të qarta, të hollësishme dhe rregulla të cilat rregullojnë të gjitha veprimtaritë e institucioneve, si dhe me një kontroll të jashtëm nga ana e shoqërisë civile dhe mediave.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD