Valeri Najdenov mendon se, Bullgaria duhet të marrë shembull nga demokracitë më të mira në botë si ShBA, Zvicra dhe Britania e Madhe. Aty aplikohet thjesht një sistem mazhoritar në dy rrethe. Të tilla ka bile në Indi:
“Supozoj se elita bullgare frikësohet t’i nënshtrohet zgjedhjes personale. Por nuk ka asgjë të keqe. Secili e di se, tek vota mazhoritare ka rajone të vogla me nga 20-30 mijë votues, ku mandati i ndonjë partie është 99% “i sigurt”. Aty zakonisht kandidon lideri i kësaj partie, por nëse ai nuk hyn, atëherë pse është i nevojshëm një lider. Pse të “mbytet” tërë partia, por të mbetet vetëm lideri i saj. Pikërisht vota mazhoritare është ajo që jep jetëgjatësi politike.”
Sipas profesoreshës Emilija Drumeva dhe profesorit Mihaill Konstantinov për Bullgarinë më i përshtatshëm është sistemi mazhoritar-proporcional i Gjermanisë. Për Radio Bullgarinë
prof. Konstantinov sqaron: “Ai është provë të gërshetohen prioritetet e dy sistemeve bazë. Sistemi mazhoritar-proporcional vepron në mënyrë thjesht proporcionale si numër mandate, të marra nga çdo një parti. Gjysma nga të gjithë deputetët, në rastin bullgar 120, do të zgjidhen në mënyrë krejt mazhoritare. Për këtë qëllim çdo një zgjedhës ka 2 vota. Më njërin përcakton numrin e deputetëve me mandat të çdo një partie, kurse me tjetrin – pikërisht kush do të bëhet deputet. E rëndësishmja është se, këto 2 vota mund edhe të ndahen. Për shembull, ju mund të votoni për partinë e djathtë, por të përkrahni kandidatin e majtë mazhoritar. Kështu do të mbroni si interesin tuaj partiak, por edhe të përcaktoni pikërisht kush do të prezantojë partinë e majtë në Parlament. Kjo është një sfidë mjaft interesante dhe duhet të risë interesin ndaj zgjedhjeve. Por sistemi është pak i ndërlikuar. Ai është “benzi” i sistemeve zgjedhore, por ju duhet shumë kohë, që të mësoheni ta ngisni. Por pastaj është një kënaqësi e madhe.”
Në rast të zgjedhjeve të shpejta të parakohshme, siç duan pjesa më e madhe e protestuesve, cila duhet të ndryshojë me ngut në ligjin zgjedhor?
“Aplikimi i sistemit gjerman nuk mund të bëhet menjëherë – shpjegon prof. Konstantinov. – Por ajo e cila mund të bëhet rreth teknologjisë së votimit, është të kalohet, pavarësisht edhe në mënyrë pilote, drejt internet-votimit dhe votim me makina dhe kompjuter në seksionet. Po kështu lehtësim të kushteve për anëtarësim të subjekteve politike. Pavarësisht se mossuksesi për kandidatët e pavarur nuk i dedikohet kësaj, por faktit se njerëzit vendosin se ata nuk do të mund t’i prezantojnë me sukses, dhe prandaj nuk i përkrahin. Në këtë kuptim mund të mendohet për të ashtuquajturat lista civile. Me to nuk anëtarëson një kandidat i veçantë i pavarur, lista është prej 2-3 vetave. Kjo mundësi ekziston në shumë shtete. Të ulet pragu për hyrje në Kuvendin Popullor është një masë populliste. Në qoftë se bie nga 4 në 3 për qind për parti, në Parlament do të hyjnë më shumë parti. Për shembull pas zgjedhjeve më 12 maj të këtij viti, do të kishim gjashtë parti në Parlament. Në traditën politike bullgare pragu prej 4 për qind është i afirmuar si i mirë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BGNES
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..