Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza politike nuk ndikon mbi interesat e investitorëve

Borisllav Stefanov, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Bullgare të Investimeve
Foto: BGNES
“Firmat interesohen për kushtet e biznesit në vend, për pagimin e krahut të punës, për çmimet e tokës dhe jo për protestat.” Këtë e tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Borisllav Stefanov, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Bullgare të Investimeve gjatë paraqitjes së rezultateve të projektit “Popullarizimi i përparësive për t’u investuar në Bullgari.”

Bullgaria radhitet ndër destinacionet më atraktive në regjion. Ky është vlerësimi i ekspertëve të projektit. Rreth 70 për qind e investitorëve potencialë deklarojnë se Bullgaria gëzon një imazh të mirë jashtë. Në vitin 2013 Bullgaria në krahasim me Rumaninë, Serbinë, Sllovakinë, Turqinë dhe Ukrainën, është në vend të dytë për nga tërheqja e investitorëve pas Turqisë. Problemet kryesore të investitorëve të huaj janë lidhur me procedurat e rënda dhe të shtrenjta burokratike, kurse 90 për qind e kompanive ndeshen me barriera gjatë fillimit të biznesit në Bullgari. Sipas të dhënave të Agjencisë Bullgare të Investimeve kapitalet e huaja te ne deri më 15 qershor janë mbi 400 mln euro. Këta janë treguesit paraprakë, kurse Borisllav Stefanov shpreson që deri në fund të vitit kjo shumë të arrijë 1 mlrd euro.

A ndikon situata në Bullgari mbi vendimet e investitorëve?

“Firmat nuk interesohen aspak se cila parti është në pushtet dhe kush është kryeministri. Ato interesohen se çfarë janë kushtet e biznesit në vend, çfarë janë indikatorët ekonomikë, çmimet e krahut të punës, të tokës etj. – thotë Borisllav Stefanov. – Kështu qe protestat vetvetiu nuk ndikojnë mbi dëshirën e tyre për të investuar.”

Pra, sipas mendimit tuaj kriza politike në Bullgari nuk ndikon mbi klimën investuese?

“Sa u përket firmave, me të cilat po punojmë, ato nuk kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për Bullgarinë – thotë Borisllav Stefanov. – Mendoj se është me rëndësi se sa shpejt do të zgjidhet kjo situatë dhe në çfarë mënyre. Fakti se njerëzit dalin, që të protestojnë, tregon ekzistencën e një shoqërie funksionuese civile. Këtej e tutje, po të ketë protesta më se tre muaj, kjo me siguri do të dëbojë investitorët e rinj.”

Cilat janë perspektivat dhe tendencat deri në fund të vitit?

“Në përgjithësi ato varen nga kjo që do të ndodhë. Në qoftë se protestat vazhdojnë shumë kohë, ndoshta nuk do të ketë shumë kompani të reja, të cilat do të investojnë tek ne – thotë Borisllav Stefanov. – Shpresoj se investimet në sferën e prodhimit do të rriten, sepse fushata jonë reklamuese, e cila gjatë pranverës përhapi famën e vendit tonë si një destinacion tërheqës investues, dha një rezultat të mirë dhe shpresoj që ajo të ndikojë tek investitorët.”

Cili është konkurrenti më i madh i Bullgarisë?

“Varet nga sfera e investimeve. Në qoftë se bëhet fjalë për sferën e prodhimit, zakonisht na krahasojnë me Rumaninë dhe Serbinë. Turqia është tepër e madhe, kurse Çekia dhe Hungaria janë mjaftë të ndryshme. Sa i përket outsourcing-ut konkurrenti ynë më i madh është Polonia. Kjo, ndër të tjera, është një sferë, e cila u zhvillua shumë kohët e fundit.”

Agjencia Bullgare e Investimeve vuri në dukje se një prej gabimeve të vendit tonë është mungesa e aktivitetit të madh. Shtetet e tjera në Evropën Qendrore dhe Lindore kanë zyra në vende të rëndësishme. Kjo është ambicia edhe e Agjencisë Bullgare të Investimeve, sepse “Bullgaria vërtet ofron një bilanc të pranueshëm midis çmimit dhe cilësisë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për sferën e prodhimit, të teknologjive informative, ose bëhet fjalë për shërbime të tjera.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD