Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maria Gabriel – deputetja evropiane e vitit

Foto: arkiv
Dy deputetë bullgarë u dalluan me dekoratën e Parlamentit Evropian “Deputeti i vitit”. Këta janë prof. Vlladko Panajotov nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë/ Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropë (ALDE) dhe Maria Gabriel nga GERB/ Partia Popullore Evropiane. Dekoratat janë të revistës “Parliament Magazine” dhe shpërndahen për herë të nëntë në një ceremoni solemne në Bruksel. Dekoratat jepen për kontributin e deputetëve evropianë në fushën ku veprojnë. Maria Gabriel u dekorua në kategorinë e barazisë së gjinive, kurse prof. Vlladko Panajotov – në kategorinë e mjedisit.

“Dekorata përbën njohje për Bullgarinë në kontributin e saj në barazinë e gjinive si vlerë kryesore evropiane – komenton Maria Gabriel. – Kjo do të thotë se Evropa vëren përpjekjet tona për mbrojtjen e të drejtave të gruas dhe për mundësimin e gruas që të bashkojë jetën e saj private me atë profesionale. Dekorata nuk do të thotë se ne e kemi kryer punën përfundimisht. Përkundrazi, ajo na jep stimul që të vazhdojmë të punojnë në këtë drejtim për të përballuar sfidat.”

Ku është grua bullgare për nga barazia?

“Duhet të dallojmë fushat e ndryshme të pozicionimit të secilit prej vendeve-anëtare në BE – thotë deputetja Maria Gabriel. – P.sh, për nga pjesëmarrja e grave në pozitat udhëheqëse, Bullgaria zë një nga vendet e para në Evropë. Komisionaren evropiane e kemi grua, kryebashkiaken e Sofjes gjithashtu është grua. Grave në Bullgari u besohen poste të ministrave dhe poste të tjera të larta në fushën publike etj. Ne krenohemi me këtë fakt dhe Bullgaria duhet të vazhdojë t’u japë shembull vendeve të tjera të BE-së. Për sa i përket barazisë së gjinive, kemi shumë punë për të bërë. P.sh, çështja e dhunës në shtëpi akoma është tabu në Bullgari. Duhet të vazhdojmë të trajnojmë specialistët kështu që ata të fitojnë besimin e viktimave. Këto të fundit duhet të ndihen të sigurt për të treguar për problemin e tyre. Duhet të bashkojmë përpjekjet dhe t’i mundësojmë gratë që të ndjekin paralelisht jetën private me atë profesionale. Për këtë qëllim nevojiten më shumë kopshte të fëmijëve dhe orar elastik për punonjëset nëna. Kështu ato pa problem do të rikthehen në tregun e punës pasi është përfunduar amësia në shtëpi. BE-ja duhet të përpilojë një politikë të përbashkët mbi këtë çështje. Më vjen mirë se çështje të tilla vihen në rendin e ditës të Parlamentit Evropian dhe kështu e sinjalizojmë Komisionin Evropian. Praktikat e mira në Bullgari mund të bëhen të vlefshme për të gjitha vendet e BE-së.”

Çfarë është perspektiva e grave dhe në veçanti e bullgareve?

“Të ardhmen e grave e shoh në mundësi më të mëdha për të treguar potencialin e tyre – vë në dukje Maria Gabriel. – 60% e të arsimuarve në universitet në Evropë përbëhen nga gratë. Sfida më e madhe për mua është pjesëmarrja më e madhe e grave në zgjidhjen e çështjeve të nivelit më të lartë – në atë politik, ekonomik e social. Në sfondin e krizës ekonomike në botë, BE-ja nuk mund ta lejojë veten të mos përfitojë nga gratë në dobi të të gjithë komunitetit. Duhet të krenohemi me bullgaret. Ato janë aktive, të informuara dhe gjithnjë e më shumë kërkojnë dialog midis njëra-tjetrës. Bullgaret kanë kontribut të madh në zgjidhjen e çështjeve si kombëtare, ashtu dhe mbarëevropiane.”

Në të ardhmen e afërt a do të shohim ndonjë grua në krye të Parlamentit Evropian ose të Komisionit Evropian?

“Deri tani Parlamenti Evropian është udhëhequr vetëm nga një grua. Kjo është Simon Vej – sqaron deputetja evropiane. – Besoj se në të të ardhmen e afërt një grua tjetër do ta zërë postin e shefes. Për sa i përket KE-së, në mandatin e deritanishëm Zhoze Barozu tregoi dëshirë dhe vullnet që grave t’u sigurohet një qasje më e madhe. Duhet të vazhdojmë të mbrojmë këtë të drejtë të grave. Nuk është me rëndësi që një grua të zërë postin e lartë vetëm sepse është e gjinisë femërore. Ajo duhet ta zërë atë sepse ka aftësitë, meritë dhe potencialin e njëjtë si çdo kandidat tjetër. Ky është sekreti i suksesit.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD