Legjendat rrëfejnë se nëpër livadhet e mbuluara me orkide dhe aguliçe kanë shëtitur shtojzovalle të bukura, kurse mjektarët edhe sot e kësaj dite mbledhin bimë mjekësore me aromë të këndshme më 24 qershor (e ashtuquajtura “Ditë e Enjos”, ose “Dita e Diellit”). Gjatë muajit të barnave mjekësore dhe shtojzovalleve në disa fshatra piktoreske të Bashkisë së Smoljanit zhvillohet Festivali i Luleve të Egra. Atelietë krijuese për zanatet tradicionale dhe artistike, shëtitjet turistike nëpër shtigjet e markuara botanike, shëtitjet treditore me biçikleta ndër lulet e Rodopeve, bisedat kushtuar aplikimit të bimëve vendase mjekësore, këngët autentike folklorike dhe vallet e bukura... Kjo është vetëm pjesë e programit të pasur, i cili tërheq nga 21 deri më 30 qershor miq nga mbarë vendi dhe jashtë.
Iniciativa realizohet nga shoqata “Organizata ekologjike – Rodopet” dhe është përkrahur financiarisht nga Programi për Projektet e Vogla të Fondit Global Ekologjik, Programi “Kultura” i Komisionit Evropian nëpërmjet projektit “Evropa e ngjyrshme” dhe Bashkia e Smoljanit. Festa realizohet në kuadrin e projektit “Rodopet – Kopshti i Orfeut”, qëllimi i të cilit është ruajtja e florës unikale të regjionit dhe popullarizimi i saj si një produkt alternativ turistik, i cili të sigurojë vende suplementare të punës për popullsinë vendase. Ai gjithashtu është pjesë e rrjetit “Festivali i Luleve të Egra”, i cili përfshin Slloveninë, Kroacinë, Rumaninë dhe Britaninë e Madhe nën egjidën e PlanetLife International.
“Në Rodope ka mbi 2000 bimë të larta. Kjo i bën Rodopet një mal unikal në Gadishullin Ballkanik – tha Emill Vaklinov nga “Organizata ekologjike – Rodopet”. – Me shumëllojshmërinë e vet mali ka se çfarë t’u ofrojë njerëzve, të cilët interesohen për botanikën dhe mënyrën shëndetësore të jetesës. Një prej bimëve interesante dhe të rralla, e cila është simbol i vetë festivalit, është Lilium Rhodopaeum Delip, e njohur gjithashtu si “Ylli i Orfeut”. Legjenda tregon se Orfeu ia ka dhuruar pikërisht këtë lule Evridikës, duke shprehur në këtë mënyrë dashurinë e vet ndaj saj. Ndoshta kjo është lulja më e bukur në Bullgari. Ajo rritet në disa vise. Një prej tyre është në rajonin e fshatit Sivino, mbi qytetin e Smoljanit. Një bimë tjetër e rrallë dhe shumë interesante është Haberlea Rhodopensis. Ndër bimët mjekësore është dhe Sideritis Scardica, e njohur si Çaji i Mursalit, i cili për fat të keq filloi të zhduket gjatë disa viteve të fundit. Kjo pjesë e Rodopeve disponon shumë lloje bimësh mjekësore, të cilat përdoren në mjekësi. Një pjesë e recetave të përdorura nga njerëzit e moshuar, janë harruar dhe kjo pasuri, që kemi pasur, mund të humbet. Prandaj në këtë mënyrë përpiqemi ta ruajmë këtë informacion edhe për brezat e ardhshëm.”
Një prej ngjarjeve më të mëdha në kuadrin e festivalit është përpunimi i një pikture të madhe me emrin “Livadhi prej arnash”. Në krijimin e saj u përfshinë qindra fëmijë nga tërë vendi, të cilët pikturuan, qëndisën, ose aplikuan mbi një copë stofi lulen e tyre të dashur të egër prej florës vendase. Copat u mblodhën dhe u qepën në një pikturë të tërësishme, e cila është ekspozuar deri në fund të javës në Galerinë e Qytetit “Petër Stajkov” në Smoljan. Pas kësaj piktura do të paraqitet në festivalet e katër shteteve të tjera dhe në fund do të ekspozohet dhe në Bruksel, bashkë me pikturat e Sllovenisë, Kroacisë, Rumanisë dhe Britanisë së Madhe. Ideja e pikturës “Livadhi prej arnash” është që të shndërrohet në kartëvizitën e festivalit.
Kulmi i Festivalit të Luleve të Egra do të jetë konkursi i këngëve “Zëri i Burimit”. Ai do të zhvillohet ditën e shtunë në fshatin piktoresk Smiljan. “Një prej ideve kryesore është që nëpërmjet këtyre këngëve të popullarizohet folklori vendas dhe në këtë mënyrë ai të ruhet për brezat e ardhshëm” – shpjegon Emill Vaklinov. Ndër sfidat e këndshme gjatë aktivitetit është degustimi i ushqimeve tradicionale të Rodopeve, të përgatitura krejtësisht nga produkte të pastra shtëpiake dhe ekologjike.
“Kuzhina, arti kulinar dhe pjesëmarrja e natyrës në të, është një prej gjërave, që përpiqemi të tregojmë gjatë festës – thotë zoti Vaklinov. – Natyra është pjesë e jetës sonë. Në shumë prej fshatrave të Rodopeve vendasit përdorin lule dhe bimë mjekësore, që të përgatitin reçele. Gjatë ditëve të para miqtë e festivalit patën mundësinë të degustojnë reçele dhe pije të tilla.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: rhodopeflowersfestival.org
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..