Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Janez Potoçnik: “Të pajtojmë ekonominë me ruajtjen e resurseve natyrore”

BE-ja do ta stimulojë riciklimin, por jo deponimin e plehrave.
Foto: arkiv

“Vetëm për një brez kohe popullsia e botës do të dyfishohet dhe shpejt do të kemi nevojë prej 40 për qind më shumë ujë”, alarmoi në Sofje komisionari evropian mbi mjedisin rrethues, z. Janez Potoçnik, i cili mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Kalim drejt ekonomisë së gjelbër efektive në regjionin e lumit Danub”.

Është e domosdoshme që Evropa të orientohet drejt ekonomisë, e cila harxhon një sasi minimale të lëndëve natyrore, shtoi ai. E tillë është fryma e Hartës Rrugore të miratuar gjatë vitit 2011 për shfrytëzim efektiv të resurseve si një pjesë nga strategjia “Evropa 2020” për “një rritje inteligjente, të qëndrueshme dhe përgjithësuese”. Buxheti i Bashkimit Evropian për 7 vitet e ardhshme, do të ndajë një pjesë të konsiderueshme për “gjelbërimin” e ekonomisë, deklaroi komisionari evropian. “Inovacione, vende pune të gjelbra në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe efikasiteti energjetik” janë 3 drejtimet i këtij “gjelbërimi” buxhetor.

Si një pjesë nga fushata e Bashkimit Evropian për popullarizimin e ideve për efikasitet të resurseve, konferenca i qe kushtuar regjionit të Danubit, një prej këtyre me “një material të pasur natyror”. Por, jo të gjitha shtetet në regjion sillen në mënyrë mbrojtëse ndaj këtij potenciali. Llase Gustavson, drejtor mbi konservimin pranë WWF International, e tregoi Bullgarinë si një nga shtetet e para, të cilat kanë krijuar zona natyrore të mbrojtura nëpër bregdetin e lumit të madh evropian dhe kanë arritje të mira në mbrojtjen e larmisë biologjike. Por jo kështu qëndron çështja me konsumin dhe të resurseve të tjera natyrore. Bullgaria është në vendin e fundit në Bashkimin Evropian mbi shfrytëzimin ekonomik të energjisë dhe të ujit. Jo më mirë qëndrojnë gjërat dhe me riciklimin e mbeturinave.

Janez Potoçnik
“Në Evropë praktikat janë shumë të ndryshme në këtë fushë – deklaroi komisionari Potoçnik. – Ka pesë shtete në të cilat pothuajse asgjë nuk shkon në depot e plehrave, por përdoret edhe njëherë nën forma të ndryshme. Por, ka dhe 7-8 vende të tjera, mes të cilave edhe Bullgaria, ku deponimi është pothuajse e vetmja mënyrë për përdorimin e plehrave. Gjithnjë e më shumë po fiton popullaritet shprehia “mina të qytetit” me fjalë të tjera “gërmim” të resurseve nga vetë mbeturinat e qytetit. Për shembull nga 10 kilogramë telefona mobile mund të prodhohet flori për unazën e martesës. Kurse sipas të dhënave të fundit ne riciklojmë mezi 6për qind nga telefonat tonë të panevojshëm mobile.”

Iskra Mihajllova
Në këtë drejtim duhet të nxitohet, me qenë se legjislacioni i Bashkimit Evropian parashikon afate të shkurtra për kalim drejt deponimit minimal, pothuajse zero të mbeturinave. Dhe hapi i parë drejt arritjes së qëllimit është aplikimi i përgjithshëm i mbledhjes së ndarë të plehrave, mendon ministrja e re e mjedisit Iskra Mihajllova. “Mbledhja e ndarë është një nga qëllimet tona bazë – ishte kategorike ministrja bullgare. – Ne jemi me ambicien ta aplikojmë sa më shpejti, sepse duhet të arrijmë qëllime konkrete për pakësimin e sasisë të mbeturinave të deponuara, me fjalë të tjera, një shtim të shpejtë të sasisë së mbeturinave, të cilat riciklohen ose shfrytëzohen sërish.”

Rosen Plevneliev
Presidenti bullgar Rosen Plevneliev i cili mori pjesë në konferencë e përcaktoi shfrytëzimin efektiv të resurseve natyrore si një çështje të sigurisë kombëtare dhe peng për prosperitetin e kombit. Ai nguli këmbë për ndryshim të modelit të ekonomisë kombëtare, për kalim drejt prodhimeve me vlerë të lartë të shtuar dhe me shfrytëzimin se më shumë më pak resurseve. Kjo imponon që Bullgaria të ndryshojë qëndrimin e vet ndaj problemeve të energjetikës, ujërave, transportit, bujqësisë dhe të politikës për ruajtjen e mjedisit, deklaroi presidenti. Sipas fjalëve të tij, vënia e aksentit mbi efikasitetin energjetik, do të çojë deri në një farë dobish për vendin tonë, si hapje e vendeve të reja të punës, një rinim teknologjik, pakësim i faturave për korrent, efekt pozitiv mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Kjo po kështu është rrugë drejt pavarësisë energjetike të Bullgarisë.

Për realizimin e ndryshimit të nevojshëm në mendimin e biznesit është i domosdoshëm edhe ndryshim në politikën e stimujve ekonomike të Bashkimit Evropian, mendon Llase Gustavson nga WWF International, i cili është dhe bashkorganizator i konferencës në Sofje: “Ndryshimi i mentalitetit do të vijë dhe me ndryshimin e stimujve për industrinë, sepse në qoftë se vazhdojmë të subvencionojmë një biznes, i cili e shkatërron natyrën, nuk do të ketë përparim. Kjo mënyrë duhet të ndryshohet, dhe kjo shumë shpejt.”

Sipas studimeve të WWF deri në vitin 2050 nga 80 deri më 100 për qind nga energjia e nevojshme për Bashkimin Evropian mund të vijë vetëm nga burimet e ripërtërishme energjetike. Por për këtë qëllim duhet të investohet në mënyrë masive pikërisht në zhvillimin e tyre. “Çdo një investim tjetër në energjetikë është shpërdorim i mjeteve dhe resurseve natyrore”, është i mendimit z. Gustavson.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD