Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

100 vjet nga lindja e dirigjentit të famshëm Vasill Stefanov

Foto: arkiv
Dirigjenti Vasill Stefanov e nisi rrugën e tij muzikore si violinist. Fati iu siguroi atij mundësitë më të mira për zhvillim. Kishte privilegjin të marrë mësimet e para dhe më të rëndësishme në shtëpi, nga i ati, i cili ishte violonçelist dhe mësues i muzikës. Vasill Stefanovi mbaroi Akademinë Muzikore. Krahas kësaj u bë edhe ndihmës i dirigjentit të Orkestrës Simfonike të Akademisë, ndërsa më vonë edhe i Orkestrës Simfonike Mbretërore. Pas vitit 1944, u bë dirigjent i Orkestrës së porsakrijuar të Radios. Shpesh herë si violinist, ai ishte edhe solist i orkestrave të ndryshme. Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet një incizim i Vasill Stefanovit si violinist.

Megjithëqë i binte violinës, Vasill Stefanovi tregonte një interes të theksuar ndaj shkopit të dirigjentit. Adhurimi ndaj dirigjimit u përkrah papritmas nga fati. Ai mori shansin të specializojë te dirigjenti i njohur çek Vacllav Tallih. Kur u kthye në Bullgari u bë dirigjenti i dytë i Filarmonisë së Sofjes. Për një kohë të shkurtër ishte edhe dirigjent i Orkestrës Shtetërore të Radios. në vitin 1954 Vasill Stefanovi u emërua zyrtarisht drejtor i kësaj orkestre. “I falënderoj muzikantit të mrekullueshëm dhe njeriut të ndershëm Vasill Stefanov për atmosferën krijuese dhe miqësore gjatë punës. Ky është një kolektiv i denjë dhe i talentuar”. Këtë e shkroi në Librin Nderi të Orkestrës gjatë vitit 1969 këngëtarja me famë botërore Rajna Kabaivanska. Fjalë të mirënjohëses dhe vlerësim të lartë shpreh edhe kompozitori Marin Goleminov “Orkestra e dëgjon. Stefanovi ka autoritet të madh. Ai ka një qëndrim prej pedagogu në punën e tij. Vasill Stefanovi është një krijues, i cili pa u ndërprerë është i zhytur në tingujt e muzikës.”

Nuk është sekret, se historia e një orkestra formohet në sajë të virtyteve të personalitetit, që i drejton. Dhe ishte një fat i bardhë i Orkestrës Simfonike të Radios, që pikërisht si një muzikant si Vasill Stefanovi qëndronte në krye të saj. Vitet 60-të, 70-zë dhe 80-të të shekullit XX mbetën në historinë e orkestrës së radios si “Epoka e Stefanovit”. Kjo periudhë karakterizohej me një profesionalizëm të lartë të muzikantëve, me një repertor të pasur nga epokat e ndryshme muzikore, me arritje të mëdha krijuese në podiumet e koncerteve. Një vetëmohim të veçantë tregonte shfaqte Vasill Stefanovi edhe në punën e tij me korin e njohur të burrave “Guslla”. Gjatë kohës, ku ai e drejtonte këtë kor, ai shënoi një zhvillim të vrullshëm. Një sukses të madh kishin simfonitë e Bethovinit, që u realizuan me Korin “Guslla” dhe Orkestrën Simfonike të Radios.

Pak janë dirigjentët bullgarë, që kanë arritur të gjejnë bilancin e saktë midis formimit të respektit dhe atmosferës së mirëbesimit. Dhe pikërisht këtu fshihej aftësia më e madhe e tij – në qëndrimin ndaj orkestrës dhe ndaj muzikantëve. Duhet të theksojmë edhe talentin e tij të lexojë dhe të orientohet në partiturat me shpejtësi të madhe, të zbulojë tërë konstruksionin e veprës dhe të gjejë idetë më interesante të autorit. Vasill Stefanovi ishte edhe bashkëpunëtor besnik i kompozitorëve bullgarë.

Nuk do të jetë i plotë portreti i dirigjentit Vasill Stefanov nëse nuk do të përmendim edhe turnetë jashtë shtetit bashkë me orkestrën e drejtuar prej tij. Orkestra e Radios ishte formacioni i parë bullgar, që dha koncert në sallën prestigjioze “Plejel” në Paris, që në vitin 1965. ky koncert transmetohej edhe nga Radioja Franceze. Disa vite më vonë, në vitin 1983 në sallën e Radios Franceze orkestra incizoi Simfoninë e Pestë të Çajkovskit. Ndër arritjet më të mëdha ndërkombëtare të dirigjentit Vasill Stefanov me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare ishte Çmimi i Madh i Akademisë Franceze “Sharl Kro” në vitin 1972 për incizimin e koncerteve të parë dhe të dytë për violinë nga Prokofievi me soliste Stojka Millanova.

Vasill Stefanovi është dirigjenti, i cili me praninë e tij shënoi një nga periudhat më të gjata dhe më interesante në zhvillimin e kulturës muzikore bullgare. Ai realizoi një sërë incizimesh dokumentare, qindra premiera ndër të cilat dominuan veprat e kompozitorëve bullgarë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Juliana Aleksieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orkestra Filarmonike e Sofjes do të performojë për herë të tretë në Sallën e Artë të Musikverein - Vjenë

Më 17 mars, Orkestra Kombëtare Filarmonike dhe kryedirigjenti i saj do të jenë sërish të ftuar në sallën legjendare të Artë të Shoqatës së Muzikës së Vjenës - Wiener Musikverein. Nën dirigjimin e Najden Todorovit do të tingëllojë Koncerti për Trumbetë..

botuar më 25-03-15 7.30.PD

Në Ruse fillojnë Ditët Muzikore të Marsit

Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..

botuar më 25-03-14 8.25.PD

"Magjia"pranverore e Irina Fllorin

Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...

botuar më 25-03-13 8.15.PD