Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ndodhet para një votimi vendimtar

Me votën e tyre më 12 maj bullgarët do të vendosin nëse vendi të ketë një qeveri të fuqishme tani, ose më vonë.
Foto: BGNES
Sot në Bullgari përfundon fushata për zgjedhjet parlamentare para afatit. 11 maji është dita e reflektimit, kurse më 12 maj qytetarët do të votojnë. Këto janë zgjedhjet e treta parlamentare para afatit në Bullgari pas fillimit të tranzicionit në shtet në vitin 1989. Aktualisht vendi ndodhet para një votimi vendimtar.

Deri në zgjedhje u arrit pas dorëheqjes së qeverisë së Bojko Borisovit, shkaktuar nga protestat sociale në masë kundër faturave të larta të rrymës elektrike dhe arbitraritetit të monopoleve, protesta, të cilat u rritën në politike. Dorëheqja e kabinetit “Borisov” dhe emërimi i qeverisë teknike uli, por nuk asgjësoi pakënaqësinë. Trazirat sociale janë në një gjendje latente dhe pas formimit të qeverisë së re ato përsëri mund të shpërthejnë. Zgjidhja e problemeve nuk duhet të shtyhet, por duhet të ndodhë shpejt në kushtet e krizës ekonomike dhe kjo është sipas mundësive vetëm të një qeverie, e cila gëzon përkrahjen e madhe të Parlamentit dhe shoqërisë.

Formimi i një qeverie të tillë supozon ndonjë formë udhëheqjeje koalicioni. Në fund të fushatës paraelektorale studimet sociologjike përvijojnë një situatë, në të cilën rivalët kryesorë politikë – partia, e cila deri para pak kohe ishte në pushtet GERB dhe Koalicioni i majtë për Bullgarinë, janë me një përkrahje pothuaj të barbaritë elektorale dhe ka pak të ngjarë që të marrin shumicë në Parlament. Me votën e tyre më 12 maj bullgarët do të vendosin nëse vendi të ketë një qeveri të fuqishme tani, ose më vonë.

Rreziku i moskrijimit të një qeverie të fuqishme menjëherë ishte përmendur tërthorazi nga vetë presidenti Rosen Plevneliev, i cili paralajmëroi se në rast të tillë vendi mund të destabilizohet. Sipas kreut të shtetit, po të ketë destabilizim politik ka të ngjarë që të formohet një kabinet programor, i cili të punojë të paktën një vit.

Çdo alternativë e “një qeverie të fuqishme tani” do të kishte efekte negative edhe në plan të jashtëm. Bullgaria mund të bëhet një vend pa qeveri funksionuese në mënyrë të plotvlefshme gjatë arritjes së marrëveshjes përfundimtare të cakut buxhetor të Bashkimit Evropian dhe të humbasë shanset e mira, të cilat tashmë i ka fituar në këtë drejtim. Çdo një mungesë stabiliteti në fushën e politikës së brendshme shkakton shqetësime ndër investitorët e huaj në kushtet e krizës, papunësisë së lartë dhe tensionit të lartë dhe kjo mund të jetë shumë e rrezikshme.

Megjithë tensionin politik, në përgjithësi pritet që zgjedhjet parlamentare para afatit më 12 maj të zhvillohen në një situatë të qetë. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk u morën sinjale për shkelje të fushatës paraelektorale. Për monitorimin e zgjedhjeve janë regjistruar përfaqësuesit e pesë organizatave ndërkombëtare: Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Organizata Parlamentare e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, Asambleja Parlamentare e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, Partia e Socialistëve Evropianë dhe Asambleja Parlamentare e OSBE-së.

Për votat e zgjedhësve konkurrojnë 45 parti dhe koalicione. Pragu i hyrjes në Parlament është 4 për qind. Parashikimet e para të rezultateve priten ditën e diel në mbrëmje.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD