Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për herë të parë skuadra bullgare në Garën Ndërkombëtare të NASA-s

Prezantimi i projekteve
Foto: Архив

Një aplikacion mobil për rritjen e pulave dhe perimeve të serrave në Hënë fitoi Garën Ndërkombëtare të NASA-s “Space Apps Challenge” në Bullgari. Në garën e cila u zhvillua para pak kohësh në vend, u përfshinë 100 pjesëmarrës të ndarë në 20 skuadra. Secila nga ato përpiloi dhe prezantoi zgjidhjen e saj teknologjike të një problemi global lidhur me jetën në Tokë dhe me hulumtimet në Kozmos. Në këtë nismë të NASA-s morën pjesë gjithsej 9 mijë veta nga më se 80 qytete të mbarë botës. Dy skuadrat e para të Bullgarisë do të konkurrohen me projektet më të mira në finalen e muajit qershor.

“Shpresoj se kampionë do të bëhen bullgarët. Pata mundësinë të njihem me përpilimet e tjera teknologjike të cilat u kualifikuan dhe në të vërtetë besoj se kemi shanse të mëdha.” Këtë e tha dr. Svetlin Nakov, menaxher i Akademisë së Telerikut që akademi ishte mikpritëse e nismës globale në Bullgari. Kohët e fundit kjo akademi e softuerit përgatis specialistët më të mirë të sektorit të IT-së në vend.

“Unë jam krenar se Bullgaria pati mundësinë t’i tregojë botës se këtej bëhet softuer, dhe se të rinjtë janë të motivuar të bëjnë një gjë të mirë në dobi të njerëzimit – theksoi dr. Nakov. – Rezultatet më bënë përshtypje të madhe. Kishte më se dy projekte shumë të forta të cilat meritojnë të marrin pjesë në finale. Pra, sipas rregullave kualifikohen të dyja skuadrat më të mira. Njëri nga projektet e bullgarëve kishte të bënte me serrën ku bimët ujiten në mënyrë të automatizuar me anë të pajisjeve elektrike, po ashtu matet lagështia e ajrit. Drita vjen nga një llambë e rrezatimit ultraviolet dhe konsumimi i energjisë elektrike është shumë pak. Nëse kjo serrë izolohet mirë, ajo mund të vendoset në Polin e Veriut ose në Mars dhe të rritet fasulja dhe fruta. Projekti tjetër që u bë kampion kishte të bënte me një aplikacion mobil për rritjen e bio-pulave në kushte shtëpiake.”

Skuadra e fituesve bullgarë përfshin gjashtë studentë të softuerit. Njëri nga ata është 23-vjeçari Pavell Kolev, i cili ka mbaruar Fakultetin e Matematikës dhe Informatikës pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”. “Pjesëmarrja jonë është motivuar nga fakti se ne duam të përmirësojmë jetën dhe t’i shtyjmë hulumtimet lidhur me Kozmosin – pohoi i riu. – Aktualisht ka një bum serioz në rritjen e pulave në kushte shtëpiake, sidomos në Amerikë. Andej njerëzit u çmendën pas kësaj dhe bile i dhurojnë njëri-tjetrit pulë me rastin e festave të ndryshme. Neve, bullgarëve kjo na duket e çuditshme. Problemi qëndron në faktin se njerëzit nuk janë në dijeni me rritjen e saktë të këtyre pulave. Po ashtu problem është se nuk ekziston një vend i përcaktuar i informacioneve. Ja pse ne krijuam një aplikacion mobil dhe ueb-sajt ku të interesuarit mund të mësojnë se si t’i rriten pulat, si të marrin pjesë në trajnime të ndryshme dhe si të menaxhojnë fermat e tyre të vogla.”

Projekti për serrën ku bimët ujiten në mënyrë të automatizuar me anë të pajisjeve elektrike, do të prezantohet në Space Apps Challenge.

Fituesit e Garës Ndërkombëtare të NASA-s do të jenë të pranishëm në lëshimin e stacionit të hapësirës MAVEN gjatë muajit nëntor të 2013-ës. Po ashtu ata do të marrin pjesë në një trajnim të fluturimit në Kozmos.

A do të përdoren praktikisht përpilimet më të mira teknologjike?

“Për mendimin tim, kjo garë nuk është thjesht që dikush të sjellë ndonjë softuer dhe ai direkt të zgjidhë problemet globale – tha dr. Nakov. – Më tepër bëhet fjalë për gjenerimin e ideve të cilat janë mjaft interesante dhe perspektive dhe që ide mund të zhvillohen më tej. Sepse sa njerëz inteligjentë të ketë në NASA, ata nuk mund të krahasohen me 9000 mendje nga mbarë bota të cilat punojnë njëkohësisht. Çdo gjë e cila u krijua është e hapur për shoqërinë dhe me kod special. Kështu që nëse dikujt i pëlqen ndonjë ide, qoftë firmës, qoftë organizatës mund të marrë këtë kod dhe ta zhvillojë projektin. Këtu besohet në parimin e pjesëmarrjes së hapur të qytetarëve në shkencë, teknologji dhe në zgjidhjen e problemeve – një gjë e cila është shumë moderne në botë. Interesante është se si njerëz të cilët disponojnë një buxhet të vogël, siç ishte me nxënësit e Burgasit, arritën ta bëjnë serrën. Mesa e di unë, për këto projekte harxhohen qindra miliona dhe ka mundësi që të mos arrihen rezultate aq të mira.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë janë ofruar nga Akademia e Telerikut
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nëse Google mund të fliste - për çfarë ishim të emocionuar në 2024

Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..

botuar më 25-01-10 7.05.PD

Aplikacioni turistik "Go Dimitrovgrad" nis nga puna në Caribrod

Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..

botuar më 25-01-09 11.22.PD

Ndryshohen rendi dhe kushtet për lëshimin e vizave dhe regjimi i vizave

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..

botuar më 25-01-08 3.57.MD