Sipas kalendarit ortodoks java në të cilën bien Pashkët quhet Java e Madhe. Ajo simbolizon rrugën e Jezu Krishtit kur ka hyrë në Jerusalem deri kur është ringjallur. Në çdo ditë të madhe kryhen liturgji speciale në kishë dhe respektohen zakone të ndryshme popullore. Po të doni të mësoni në çfarë besojnë ortodoksët gjatë Javës së Madhe dhe si e shënojnë secilën ditë të saj, klikoni mbi ikonën AUDIO.
Po ashtu do të keni mundësinë të ndiqni disa vjersha bullgare kushtuar Pashkëve. Sërish erdhi pranvera/ Dhe ia solli botës/ Ringjalljen e Krishtit/ Diellin, zogjtë e lulet/ Bien kambanat e gëzuara/ Nëpër qytete e fshatra/ Jehoja e tyre dëgjohet/ Në pyje, ara e fusha... – “Pashkët” nga Elisaveta Bagrjana.
Aktualisht, Holanda mbetet ende destinacioni kryesor për marrjen e arsimit të lartë jashtë vendit nga studentët e ardhshëm bullgarë, e ndjekur nga Italia, Spanja, Austria dhe Belgjika. Kështu bënë të ditur konsulentët e “Integral” – organizatori i..
Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave bënë të ditur se kërkesat e tyre janë plotësuar pjesërisht me projektligjin për zinxhirin e..
Republika e Maqedonisë së Veriut është në shtatë ditë zie. Qyteti i Koçanit, ku zjarri në një diskotekë mori jetën e të paktën 59 personave – të rinjve dhe fëmijëve, pothuajse të gjithë të moshës14 deri në 25 vjeç, sot është mbuluar me heshtje...
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që..
8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi..