Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pashkët – festa e festave

Foto: pravoslavieto.com
Pashkët, ose Ringjallja e Krishtit – kjo është festa më e madhe e popullit të krishterë ortodoks, e cila na jep shpresën se ka jetë pas vdekjes. Prandaj nuk është e rastit se në këndimet ortodokse i quajnë Pashkët festën e festave. Vetë lindja e Shpëtimtarit është shprehja më e lartë e dashurisë së Zotit ndaj njerëzimit. Zoti e dërgon birin e vet, i cili me vuajtjet e tij në kryq i shlyen mëkatet e njerëzve. Krishti e mundi vdekjen, duke u ringjallur dhe në këtë mënyrë i bëri njerëzit për të besuar në ringjalljen e të gjithë njerëzve.

“Përgatitja për Ringjalljen e Krishtit tregon se kjo vërtetë është festa më e madhe – shënon teologu prof. Ivan Zhelev. – Ajo fillon 11 javë para vetë Ringjalljes. Së pari, në vazhdim të katër javëve para Kreshmëve të Mëdha, shërbimet kishtare na përgatisin për ngjarjen. Këto kreshma janë më të rreptat nga të gjitha katër kreshmët gjatë vitit. Në të njëjtën kohë momenti i ringjalljes së Jezu Krishtit është shkas gëzimi të madh, Prandaj të gjitha këndimet ortodokse janë të gëzueshme, që të na tregojnë tërë bukurinë e festës. Për fat të keq në traditën ortodokse bullgare ato interpretohen në gjuhën e vjetër sllave. U kam zili këtyre popujve, të cilët i dëgjojnë këto këndime në gjuhën e folur, sepse mund të ndiejnë më mirë tërë kuptimin e tyre.”

Sipas fjalëve të tij Ringjallja e Jezu Krishtit është një ngjarje, e cila tregon esencën hyjnore të Jezu Krishtit. Nuk ka festë tjetër të krishterë, e cila të kremtohet kaq solemnisht.

“Në orën 12 të mesnatës shpallet Ringjallja e Jezu Krishtit – thotë prof. Zhelev. – Pas rreth gjysmë ore fillon Liturgjia e shenjtë. Kjo është eukaristia e parë e periudhës së re paskale, ku kisha na bën thirrje për t’u kunguar. Madje disa priftërinj, të cilët e respektojnë jashtëzakonisht kungimin, mendojnë se gjatë kësaj dite të madhe për të gjithë të krishterët, madje njeriu të mos i ketë rrëfyer mëkatet e veta, pasi pendohet brenda vetvetes, mund të kungohet. Kështu do t’i afrohemi trupit dhe gjakut të Krishtit. Ky do të ishte një kontribut i madh në jetën shpirtërore të çdo një njeriu, një pasurim i jashtëzakonshëm. Fjalët e Shpëtimtarit e ripohojnë këtë “Ai, i cili ha dhe pi gjakun tim mbetet tek unë dhe unë tek ai.” Kjo është njëfarë garancie se ne, nëpërmjet Jezu Krishtit, i cili është mishëruar në trupin tonë, mund t’i afrohemi Zotit.”

Për besimtarët marrja e kungimit do të thotë afrimin dhe komunikim me Zotin. “Misteret e shenjta na ndihmojnë që të ndiejmë përqafimin e Zotit, i cili na dashuron. Ai e do kaq shumë botën, se dërgoi birin e tij të vetëm te ne, kështu qe të gjithë ata, të cilët besojnë në të, të mos vdesin, por të kenë një jetë të përjetshme – shpjegon prof. Ivan Zhelev. – Gjatë një prej paraqitjeve të fundit të Krishtit të ringjallur, para Ngjitjes së tij në qiell, Ai i këshillon apostujt për të shkuar në mbarë botën, të predikojnë dhe t’i pagëzojnë njerëzit. Ai thotë: “Ai, i cili beson dhe pagëzohet, do të shpëtohet.” Kjo do të thotë se vetëm pagëzimi nuk mjafton, duhet të besosh, kurse besimi nuk është lidhur vetëm me deklarimin e disa të vërtetave dogmatike, për të cilat je i bindur se ekzistojnë. Të besosh do të thotë të jetosh në një mënyrë, e cila është në përputhje me këtë besim. Krishti thotë se Urdhëresat e tij nuk janë të rënda, ato na bëjnë për të dashur Zotin dhe njerëzit pranë nesh – duke filluar nga të afërmit tanë, bashkëshorti, fëmija, ati dhe nëna, e gjer te kolegu në vendin e punës. Në qoftë se kjo vërtetë realizohet, atëherë pa dyshim do të përmirësohet jeta në shoqërinë tonë bashkëkohore.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD