Për pjesën më të madhe të bullgarëve, vezët me ngjyra të shumta, bashkë me qengjin e pjekur dhe kozunakët (Buka e Pashkëve) janë simbolet e Pashkëve. Por përse është kështu? Përse pikërisht veza e kuqe del si simbol i Ringjalljes së Krishtit?
Sipas Kishës Ortodokse ngjyra e kuqe lidhet me gjakun e Krishtit dhe me vuajtjet e Shpëtimtarit, kurse veza është Ringjallja e tij. Dhe me të vërtetë, veza, e cila duket e vdekur, në fakt mban në vetvete jetën, dhe del se është simboli i përshtatshëm i fitores mbi vdekjen, dhe po kështu dhe të kalimit kalendarik nga dimri drejt pranverës. Një vështrim drejt traditave të lashta tregon se, në përfytyrimet e popujve të shumtë, veza merr pjesë si simbol i fillimit dhe burim i jetës. Sipas miteve të egjiptianëve, babilonasve, indianëve, grekëve dhe kinezëve, nga veza lind dhe zhvillohet gjithësia.
Në folklorin bullgar po kështu ka gjurmë të përfytyrimeve kosmogonike, lidhur me vezën. Në këngë të lashta fëmijërore, të interpretuar në fillim të pranverës, dielli përcaktohet si një vezë hyjnore: Moj diell, o diell/vezë Zoti/ njeriu është një zog/i dal prej teje/përpara botës së treguar. Në një tekst tjetër të ngjashëm thuhet se koha është pula, kurse yjet janë vezët, të cilat janë të bëra prej saj. Toka po kështu krahasohet me vezën, e kuqe dhe bojëra-bojëra, kurse jeta është zogu, i cili lind prej saj. Janë ruajtur dhe gjëegjëza, të cilat paraqesin yjet si vezë “qiellore”, për shembull: Një sitë plotë me vezë, në mes një patë. Çfarë është kjo?/Qielli me yjet dhe hëna. Ose: Një kalë ecën nëpër vezë dhe asnjë vezë nuk theu/hëna dhe yjet. Një gjëegjëzë tjetër kureshtare e paraqet vezën si shtëpi – edhe një pamje simbolike të gjithësisë: Mur i ngritur, me gëlqere të kaluar, në asnjë vend nuk ka vrimë.
Sipas besimeve popullore veza ka një forcë të madhe magjike, prandaj përdoret gjatë riteve të ndryshme. Me të mund të nanuriset ose të saktësohet nëse njeriu ka pasur pasoja nga syri i keq: gruaja e cila nanurit e mban vezën mbi kokën e të sëmurit dhe në qoftë se ai ka pasoja nga syri i keq, veza djersitet. Besohet se, në qoftë se një grua është magjistricë, ajo mund të ngrohë një zog magjik. Duhet të merret një vezë me dy të verdha dhe ta mbajë, ta ngrohë nën sqetull 40 ditë. Atëherë do të lindë një zog me dy kokë, zogu i mamasë, i cili mund të mbledhë begatinë e fushave të huaja dhe t’ia sjellë zonjës së vet. Kurse nëpër përralla tregohet për magjistrica ose përbindësh, forca e të cilave fshihet në vezë – kur e gjen trimi dhe e thyen, i keqi vdes menjëherë.
© Foto: BGNES
Por forca më e madhe i vishet vezës së kuqe të Pashkëve. Me të nanuriset dhe shërohet, prishen magji. Sipas traditës vezët ngjyrosen në ditën e së Enjtes së Madhe nga gruaja më e moshuar në familje. Në të kaluarën në një shtëpi fshatare më të pasur janë ngjyrosur rreth 500-600 vezëve – që të mund ato të arrijnë deri në ditën e Shën Spasit (40 ditë pas Pashkëve) dhe të ketë për të gjithë njerëzit e shtëpisë, dhe po kështu për të afërmit dhe miqtë, për të varfrit dhe udhëtarët. Janë përdorur bojëra natyrale: e kuqja është arritur me rigon, jeshilja – me hisëll, portokallia – me kamomil, kurse e verdha me gjethe arre ose lëkura prej molle. Përpara se të fillojë ngjyrosjen, gruaja e shtëpisë ka ndezur qiri dhe ka bërë kryq me fjalët: Dhëntë Zoti, mot përsëri të presim vezën e kuqe!
Veza e parë detyrimisht është ngjyrosur në ngjyrën e kuqe dhe me të fshihen buzët e fëmijëve, vajzat dhe nuset e reja, që të jenë të shëndetshëm, të bukur dhe të mbrojtur nga syri i keq, nga magjitë dhe nga çdo lloj gjëje tjetër të keqe. Në disa krahina kjo vezë vendoset tek ikona e shtëpisë, që të mund të sjellë shëndet dhe mirëqenie në shtëpi. Në krahina të tjera groposet në fushë, që t’i ruaj nga breshëri ose futet te farërat për të mbjellë, që të mund të ketë bereqet. Gjatë ndërtimit të shtëpisë së re në themel të saj po kështu vihet një vezë e kuqe – të jetë viti i shëndetshëm dhe me shumë kësmet. Gjatë Pashkëve vezë të kuqe vendosen përpara ikonave në kishë. Me to fillon ngrënia e parë – për herë të parë hahet vezë e kuqe pas kreshmës së gjatë.
© Foto: arkiv
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..
Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..