Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

120 vjet nga lindja e poeteshës Elisaveta Bagrjana

Sende personale të poeteshës
Foto: bg.wikipedia.org
Elisaveta Bagrjana

© Foto: bg.wikipedia.org

Poetesha bullgare Elisaveta Bagrjana njihet me vjershat e saj kushtuar shpirtit të lirë. Sidomos rreshti “Si do të më ndalosh mua – të lirën” u bë emblemë e figurës poetike të Elisavetës. Kështu quhet dhe ekspozita kushtuar 120-përvjetorit të lindjes së saj. Bullgarja e njohur botërisht ka lindur më 29 prill 1893. Ekspozita hapet më 17 maj në Muzeun e Historisë në Plovdiv.

“Ekspozita përfshin të gjitha dokumentet e përpunuara, të cilat disponon Muzeu Kombëtar i Letërsisë – sqaron znj. Katja Zografova, drejtoreshe e muzeut. – Bëhet fjalë për një korrespondencë shumë të gjerë me intelektualët e njohur Roger Bernard, Andre Mazon, Moris Karem, Izidor Cankar, si dhe me Petër Uvalievin dhe Zhorzh Papazovin. Ky i fundit ishte i dashuri slloven i Elistavetës. Këta janë shokët dhe adhuruesit të saj në botë, me të cilët ajo ka komunikuar vazhdimisht. Elisaveta Bagrjana ka qenë një diplomate e mirë e kulturës e Bullgarisë. Në ekspozitë mund të shihen botimet e para të librave të saj. Kemi ekspozuar dhe disa sende të saj shumë të dashura të cilat tërheqin vëmendjen e publikut, sidomos atë të të rinjve. Mbesa e poeteshës, Liza Shapkareva, na ka premtuar se shikuesit do të kenë qasje në portretet e gjyshes së saj. Për herë të parë portretet e Elisavetës do të nxirren nga shtëpia. Ndër to është vepra e piktorit Ivan Tabakov ku Elisaveta është veshur me një fustan mbrëmjeje. Edhe pse kjo pikturë është shumë e njohur, deri tani nuk është nxjerrë jashtë shtëpisë së poeteshës. Mund të shihet dhe piktura e Millka Pejkovës që pikturë është bërë sipas një fotografie nga vitet e rinisë të Elisavetës. Në të Elisaveta është pikturuar e veshur me një fustan të bardhtë të zakonshëm kur ka qenë mësuese në provincë. Do të eksponohet dhe një portret i piktorit klasik slloven Bozhidar Jakac ku poetesha është në profil.”

Portret i poeteshës nga piktori Ivan Tabakov
Për mendimin e znj. Zografova ekspozita përcjell jo vetëm atmosferën e shtëpisë së Elisavetës, por dhe shpirtin e saj të udhëtares së përjetshme. Poetesha bullgare ka komunikuar me personazhet më të shquar të kohës së saj dhe ka bërë udhëtim pas udhëtimi.

“Me syrin e studiueses, udhëtimi është motivi më interesant në krijimtarinë e Elisavetës – thotë znj. Zografova. – Që kur ka dalë libri i saj i parë “E përjetshmja dhe e shenjta” më 1927 ajo është shndërruar në poeteshën e përjetshme dhe të shenjtë të Bullgarisë. Për mendimin tim libri i saj i dytë “Ylli i marinarit”, v. 1931 është i mahnitshëm. E shikojmë Elisavetën me shpirt marinari, zbuluesi e udhëtari trim. Në vanat e saj ka rrjedhur gjak i lashtë, ai i endacakut, siç ka pohuar ajo. Në vjershën e saj klasike “Amazona” gjejmë një perceptim të vjetër dhe njëkohësisht të ri për dinamikën e jetës. Ne e shikojmë amazonën jo hipur në kalë, kurse në fluturim me avion. Elisaveta Bagrjana është bullgarja e parë e cila i është hipur avionit për pasagjerë. Ky udhëtim i rrezikshëm dhe njëkohësisht i guximshëm ka qenë emocion shumë i fortë. E shikojmë në avion drejt Parisit dhe Venecias. Disa vite më vonë kjo amazonë ka sjellë vjershën për një femër kapitene të anijes për lundrime të largëta.”

Elisaveta Bagrjana e ka ngritur udhëtimin në kult si në poezinë e saj, ashtu dhe në rrugën e saj të jetës. Për veten e saj dhe për lexuesit ajo ka zbuluar magjinë e tokave të afërta dhe të largëta. Në Brazil poetesha është takuar me bullgarin Pedro Rusev, i cili është i ati i presidentes Dilma Ruseff. Elisaveta ia ka kushtuar atij vjershën “Një grusht dëborë”. Ja pse nuk është e rastit se kur znj. Ruseff ka ardhur në Bullgari për të vizituar vendlindjen e të atit, qytetin Gabrovo, ajo ka recituar këtë vjershë. Qyteti francez Bretanjë ka qenë një strehim tjetër i preferuar nga Elisaveta ku mjeshtrja e penës ka gjetur frymëzim.

Ja se si znj. Zografova analizon mesazhet e poeteshës në ciklin poetik kushtuar Bretanjës: “Pikërisht në bregun e Oqeanit Atlantik, në këtë qoshe larg Bullgarisë, Elisaveta Bagrjana “ka mbjellë” një domosdoshmëri kombëtare bullgare. Ka bashkuar jetën e nomadëve, karakteristike për protobullgarët, me kultin e verës që kult e kemi trashëguar nga trakët. Elisaveta është një grua bullgare e emancipuar dhe aventuriere. Për mua ajo bëhet gjithnjë e më interesante sepse sot sikur e kemi humbur identitetin tonë dhe falë figurës së Elisavetës mund ta rizbulojmë veten tonë.”

Poetesha ka udhëtuar dhe nëpër Ballkanin. Në një kongres të PEN-klubit Elisaveta Bagrjana u takua me poeteshën e talentuar serbe Desanka Maksimoviç. Gjatë gjithë jetës të dyja liridashëse nuk kanë pushuar ta përkthejnë njëra-tjetrën. Kanë zhvilluar takime reciproke dhe kanë përcjellë mesazhet poetike nga Serbia dhe Bullgaria. Një forum tjetër ndërkombëtar i shkrimtarëve ka dhënë mundësi për afrimin e bullgarëve dhe turqve në fushën e letërsisë. Elisaveta është njohur me autorit klasik, Hazëm Hikmet dhe ka sjellë në bullgarisht një pjesë të krijimtarisë së tij. Poeti grek me famë botërore, Janis Ricos gjithashtu u përkthye nga Elisaveta. Kështu lexuesi bullgar u njoh dhe me një emër tjetër të madh të poezisë ballkanike. Ai vetë ka dashur që Elisaveta të jetë përkthyesja e tij.

Me rastin e 120-përvjetorit, znj. Zografova do të botojë librin “Në lojë me vjershat” kushtuar botës poetike të Elisaveta Bagrjanës ku ajo gjithmonë ka qenë në kërkim.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD

Bullgarët në Brazil e ruajnë emrin dhe lidhjen me atdheun e tyre si një trashëgimi të çmuar

Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...

botuar më 24-09-05 7.15.PD