Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë dhe sa lexon bullgari?

Foto: BTA
Çfarë dhe sa lexon bullgari? E bëjmë këtë pyetje në muajin e librit, prilli, në të cilin u zhvilluan dy aktivitete kushtuar librit. Njëri u mbajt më 2 prill dhe iu kushtua librit për fëmijë, kurse tjetri është Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e së Drejtës së Autorit, e cila shënohet sot, më 23 prill. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Statistikave, gjatë vitit 2011 në Bullgari janë botuar mbi 5000 tituj. Rreth 3 500 prej tyre janë të autorëve bullgarë, kurse 1500 janë përkthyer nga gjuhë të huaja.

Sipas një studimi të Agjencisë “Alpha Research” gjatë 2007-ës bullgarët që lexojnë libra kanë qenë 58 për qind e popullsisë. Rreth 30 për qind prej tyre janë lexues aktivë. Le të bëjmë një krahasim. Sipas të dhënave të “France Presse” gjatë vitit 2008 përqindja e lexuesve aktivë francezë ka qenë 6 për qind, 30 për qind e francezëve nuk lexojnë aspak, kurse 64 për qind lexojnë më pak se 5 libra në vit. Pra, megjithëse dy vendet nuk mund të krahasohen sa i përket ekonomisë dhe standardit të jetesës, del se bullgarët lexojnë të paktën sa francezët, madje më shumë. Ja dhe akoma një statistikë e Asociacionit “Libri bullgar”: gjatë 2012-ës shitja e librave te ne është rritur me 10 për qind, kurse për tërë vitin janë shitur 12 mln ekzemplare. Mirëpo kjo statistikë përfshin vëllimet e librarive, këtu mungojnë librat elektronikë, si dhe ata të marrë nga bibliotekat dhe librat e dorës së dytë.

“Mendoj se nuk është kaq e rëndësishme sasia sesa cilësia – thotë Allbena Ralenkova nga Asociacioni “Libri bullgar”. –Domethënë është me rëndësi se si lexohet dhe me sa ne, të moshuarit, arrijmë t’i bëjmë fëmijët për të lexuar. Zakonisht ne i kritikojmë fëmijët se nuk lexojnë mjaftë, por po të jemi të sinqertë, ne i kemi bërë të tillë. Përgjegjësia për lidhjen midis tyre dhe librit, është e të moshuarve. Është më tepër mit sesa realitet se fëmijët bullgarë nuk lexojnë. Takimet tona me ta tregojnë të kundërtën.”

Cilët janë librat e preferuar nga bullgari? Cilët libra blihen më shumë? A do të zëvendësojë libri elektronik atë tradicional?

“Si në shumicën e vendeve në botë, kështu edhe në Bullgari disa prej librave më të lexuar janë lidhur me profesionin dhe me zhvillimin profesional – thotë Allbena Ralenkova. – Lexuesit më të moshuar preferojnë gjithashtu romanet, si dhe titujt lidhur me sjelljen tonë të përditshme dhe psikologjinë. Librat për vetëpërsosjen gjithashtu janë ndër më të preferuarit dhe kanë një auditor besnik. Për mendimin tim libri tradicional, me fletët, që mund t’i shfletojmë, ka një magji të veçantë, kurse libri elektronik ka një magji tjetër, krejt të ndryshme. Sipas meje edhe të dy librat i kanë fansat e vet, e ripohojnë këtë edhe tendencat e vëzhguara.”

“Marshi i librave”, i cili organizohet nga Asociacioni “Libri bullgar” për vitin e dytë me radhë dhe të gjitha ngjarjet e lidhura me të, kanë qëllim të përhapin leximin dhe të na rikujtojnë për përgjegjësitë tona ndaj fëmijëve tanë dhe leximit. Hapja e tij zyrtare ishte më 2 prill në Bibliotekën e Kryeqytetit. Bashkë me të filluan dhe iniciativa shumë interesante në libraritë e ndryshme të vendit.

“Krahas kësaj më 20 mars startoi konkursi i parë kombëtar “Margaritari i vogël magjik”, i cili tashmë tre vjet me radhë vendos se cili është libri më i mirë për fëmijë i vitit të kaluar – vazhdon zonja Ralenkova. – Edicioni i sivjetshëm i konkursit ishte unikal për faktin se juria për herë të parë përbëhej vetëm prej fëmijësh. Startoi edhe “maratona e leximit” në bibliotekat e vendit. Organizuam dhe një tryezë të rrumbullakët mbi problemet e leximit dhe kryesisht mbi zhvillimin e letërsisë për fëmijë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD