Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria bëhet gati për tregun e verërave biologjike

Foto: BTA
Prodhimi i verërave biologjike në Bullgari përkoi me anëtarësimin e vendit në BE më 2007. Tre vjet më vonë, më 2010 në ekspozitën vjetore “Vinaria” në Plovdiv u degustuan verërat e para të prodhuara në mënyrë ekologjike. Sipërfaqja e vreshtave është e vogël por do të zgjerohet më tej, është e mendimit znj. Pepa Zhivkova, eksperte e bujqësisë biologjike pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimeve në Bullgari.

“Gjatë 2012-ës u prodhuan 489 tona verërash biologjike – sqaron ekspertja. – Pesë janë qilarët e specializuar, katër gjenden në Bullgarinë Jugore, kurse vetëm një është në veri të vendit. Kryesisht rriten lloje të njohura franceze e italiane të hardhisë së rrushit. Po ashtu rritet dhe një lloj bullgar – mavrud. Interes për drejtimin ndaj prodhimit të verërave biologjike vërehet si te ndërmarrjet e vogla, ashtu dhe tek ato të mëdha. Vitet e fundit interesi i tyre shtohet.”

Të dhënat statistikore tregojnë se tokat e mbjella me hardhi dhe të certifikuara gjatë 2012-ës ishin pak mbi 500 hektarë. Të mbjellat të cilat ishin në proces certifikimi gjatë të njëjtit vit kanë pasur një sipërfaqe prej 1404 hektarëve. D.m.th. u shënua rritje prej 4 për qind.

Znj. Allbena Simeonova është njëra nga prodhueset e para të verërave biologjike në Bullgari. Ajo është pronare e bazës së vetme të vreshtave në Bullgarinë Verore, që bazë gjendet jo shumë larg qytetit Nikopol. Për mendimin e saj shumë shpejt prodhuesit bullgarë do të ridrejtohen drejt verërave biologjike. Ata mund të përfitojnë nga të gjitha kushtet e favorshme – natyrë dhe tokë të pastra, tradita të vjetra në prodhimin e verërave të kualitetit të lartë. Ndërkohë kërkimi i verërave biologjike në botë është duke u rritur.

Deri tashti prodhuesit bullgarë i shiten verërat biologjike në tregun vendas dhe eksportojnë pak në tregjet e Gjermanisë, Holandës dhe të Greqisë. “Aktualisht eksporti i verërave biologjike në Evropë është i kufizuar, sepse nuk ka marketing të mirë – thotë znj. Simeonova. – Së bashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimeve filluam të prezantojmë këto verëra nëpër ekspozitat me produkte bujqësore. Presim deri në fund të vitit të marrim pjesë edhe në disa forume të tjera ndërkombëtare. Kemi qenë në Gjermani, kur “Java e Gjelbër” u zhvillua paralelisht me takimin evropian për zhvillimin e bujqësisë biologjike. Tani presim të shkojmë në Poloni, ku gjatë qershorit do të zhvillohet “Marketi Organik”. Që të fillojë Bullgaria një biznes serioz me verërat biologjike, të gjithë prodhuesit në vend duhet të jemi të bashkuar dhe të pajtohemi për çmime të favorshme. Produkti biologjik bullgar, përfshi verën, është i shijshëm, i shëndetshëm, mbron mjedisin dhe lufton kundër ndryshimeve të klimës. Edhe pse, pothuajse të gjitha operacionet në bujqësinë biologjike kryhen me dorë, ne do të sigurojmë vende të reja pune që është një zgjidhje e problemeve sociale në Bullgari.”

Dalëngadalë verërat biologjike bullgare fitojnë famë në tregun evropian. Për këtë dëshmon dhe fakti se në fund të janarit të këtij viti në mbrëmjen vjetore të ekonomisë gjermane mysafirët u shërbyen vetëm me verëra bullgare, përfshi ato biologjike. Së shpejti pritet të zgjasë lista e firmave prodhuese të verërave biologjike.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD

1.6 milionë bullgarë punojnë me paga nën nivelin e jetesës

1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..

botuar më 24-10-24 1.17.MD

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD