Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qark i shkurtër në energjetikën bullgare

Foto: BTA
“Ku janë problemet në sistemin energjetik dhe përse energjetika është një nga centralet e “shtrenjta” aplikohet me prioritet përpara kësaj nga të “lirat”? Pyetjen e drejtoi kryeministri teknik Marin Rajkov, kurse përgjigjet priten nga kontrolli i ekspertëve të Komisionit Evropian gjatë kësaj jave. Ministri i ekonomisë dhe energjetikës, z. Asen Vasilev shpreson te një vështrim realist drejt asaj, se çfarë po ndodhet në energjetikë”, duke përfshirë dhe çështjen nëse ka marrëveshje të kartelit. Në qoftë se rregullohen “marrëdhëniet e shtrembëruara të përbashkëta” në sektor, ku çdo një kërkon shtim të çmimit të korrentit, do të zbulohen rezerva në sistem, që të mos arrihet deri aty.

Kërkesat për kontroll të sistemit energjetik në Bullgari nga Brukseli vijnë, pasi në sektor u krijua qark i shkurtër. Mbiprodhimi i korrentit dhe konsumi i dobët çuan deri në ndërprerjen periodike të disa prej kapaciteteve. Nga ana tjetër, të gjitha kompanitë energjetike në sistem kërkojnë rritje të çmimit nëpër vargun e prodhimit, transportimit dhe furnizimit të energjisë elektrike, që mund ta shtrenjtojë korrentin me 15-20 për qind. Rregullatori shtetëror lejoi mundësinë të arrihet deri në çmime më të larta të korrentit nga data 1 korrik. Ministri Asen Vasilev është i sigurt se ka rezerva dhe mbështetet te fakti që ato të zbulohen nga kontrolli i ekspertëve evropianë. Qëllimi është të identifikohen problemet më të rëndësishme në sektor. Ekspertët nga Brukseli do të monitorojnë rolin e Holdingut Energjetik Bullgar, strukturën dhe specifikën e tregut energjetik dhe të gazit në Bullgari, si edhe mekanizmat e formimit të çmimeve. Një inspektim të energjetikës bullgare do të bëjë edhe Banka Botërore. Ekspertë të saj po kështu do të saktësojnë gjendjen e sektorit. Ata vijnë më 15 prill dhe do t’i ndihmojnë kolegët e vet nga Komisioni Evropian.

Del se në Bullgari zgjatja e ditës dhe e natës nuk është 24 orë por 32 orë. Kaq kanë punuar disa centrale fotovoltaike, “të cilat kanë zbuluar mënyrë të kalojnë para-mbrapa përmes kohës dhe të punojnë 8 orë më shumë,” komenton ministri Asen Vasilev 50 rastet e konstatuara vetëm në territorin e një kompanie elektro-shpërndarëse. Dhe kjo bëhet gjatë muajit shkurt. “Dhe në Evropë tanimë e ndien se stimujt e burimeve ripërtëritshme energjetike janë mjaft të larta dhe bëjnë hapa mbrapa, dhe disa nga shtetet i pakësuan”, i vizatoi tendencat Asen Vasilev. Nga Asociacioni Fotovoltaik Bullgar kërkuan emrat e shkelësve, si dhe të gjitha të dhënat për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari.

Ndërkohë nxjerrin në dritë marrëveshjet e Kompanisë Elektrike Kombëtare për blerjen dhe shitjen e korrentit me 112 kompani. Del se në to ka klauzola të dyshimta, kurse në vende të veçanta shteti është i vënë në një pozicion të pabarabartë. Mbi 18 milionë euro ka harxhuar në mënyrë të paligjshme kompania çeke “Energo-Pro”. Revizorët kanë saktësuar se si ajo, po kështu dhe furnizuesi tjetër i korrentit ÇEZ kanë lidhur marrëveshje me kompani të lidhura. Shkelje serioze në veprimtarinë e Rregullatorit Shtetëror, kompanive shpërndarëse të korrentit dhe Kompanisë Elektrike Kombëtare u konstatua Prokuroria pas shqyrtimit njëmujor të sektorit. Akuzimi shtetëror ka nisur pesë procedura penale. Një prej tyre është për përfitime të pa kërkuara nga shteti nga ÇEZ në përmasë të 100 milionë eurove. Konkluzionet janë se Rregullatori Shtetëror është joefektiv kurse Kompania Elektrike Kombëtare e blen energjinë elektrike me çmime më të larta se ato të lejueshmet.

Mbiprodhimi i madh i korrentit, struktura e miksit për formimin e çmimit të korrentit dhe efikasiteti i ulët energjetik – sipas kryeministrit teknik Marin Rajkov këto janë shkaqet bazë për faturat e larta. Është normale që prodhuesit e korrentit të kërkojnë rritje të çmimit, por Komisioni Shtetëror për Rregullim të Energjetikës dhe të Ujit është ai i cili duhet të vendosë se derisa shpenzimet e deklaruara janë reale, që të kërkohet shtim.

Mbetet e hapur çështja nëse buxheti i bullgarit do të mund të përballojë një shok të ri energjetik, me kusht se pikërisht çmimet e larta për korrent i nxorën njerëzit në protestat masive në rrugë. Dhe a e ka llogaritur ndokush se çfarë përqindja nga buxheti familjar shkon për pagimin vetëm të korrentit. Në fakt, tema nuk është dhe shumë interesante për “shefin energjetik” të shtetit – Centrali Elektrik i Ngrohjes “Marica-iztok” 2, i cili doli multimilioner dhe mban në bankat 1.8 milionë euro.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projektin për ndryshime në Kodin e Punës

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..

botuar më 24-11-12 7.44.MD