Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Dr. Ibrahim Gashi: “Të studiosh në Bullgari përafërsisht është sikur të studiosh në një vend evropian”

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Ibrahim Gashi dhe rektori i Universitetit të Sofjes, Prof. Dr. Ivan Illçev nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Foto: uni-pr.edu

Në mes të muajit mars rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Ibrahim Gashi ishte për një vizitë pune në Bullgari. Bashkë me rektorin e Universitetit të Sofjes “Sh. Kliment i Ohrid”, Prof. Dr. Ivan Illçev ata nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve. Për një marrëveshje të tillë kanë shtrënguar duart dhe Akademitë e Shkencave në Bullgari dhe në Kosovë, si dhe Bibliotekat Universitare në dy vendet.

Disa nga pikat e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të të dyja universiteteve janë mobiliteti i studentëve, shkëmbimi i profesorëve, organizimi i konferencave të përbashkëta, punime akademike dhe mentorim i ndërsjellë në përgatitjen e temës së doktoraturës.

© Foto: ambasada-ks.net/bg/

Takimi i rektorit të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Ibrahim Gashi me përfaqësues të Akademisë Bullgare të Shkencave.

“Arsyeja e parë që studentët nga Kosova mund të vijnë këtu është se Bullgaria konsiderohet një nga vendet mike e partnere të Kosovës. Këtu do të gjejnë ngrohtësi dhe mikpritje. Në fushën akademike Bullgaria është nga vendet e rajonit që kanë një traditë të gjatë, një eksperiencë dhe suksese të shënuara në zhvillimin e arsimit të lartë. Të studiosh këtu përafërsisht është sikur të studiosh në një vend evropian. E treta është afërsia gjeografike dhe kostoja më e lirë e jetesës se sa në një qytet të Evropës Perëndimore, po ashtu ka mundësi të lëvizjeve. Universiteti i Sofjes është i ranguar mirë në ranglistën e vendeve të BE-së. Organizon më shumë se 20 programe në gjuhën angleze. Ndoshta pjesa më problematike është se tarifat e studimeve për studentët e Kosovës janë pak më të larta. Në qoftë se rritet interesi për studime në Bullgari, do të kërkohet një zgjidhje për uljen e këtyre tarifave” – tha rektori Prof. Gashi për Radio Bullgarinë. Po të doni të dëgjoni gjithë intervistën me të, klikoni audio-ikonat.

Bashkëpunimi në fushën e kulturës e të studimeve midis Bullgarisë dhe Kosovës është shumë i frytshëm. Disa nga albanologët më të shquar bullgarë kanë lindur pikërisht në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë. Në Bullgari janë përkthyer një sërë romanistësh nga Kosova. Gjatë 2012-ës në vend u botua dhe libri i parë poetik i një autori nga Kosova. Kjo është përmbledhja “Bukuri e nëmur” e Sali Bashotës. Në gjuhën bullgare e solli Denica Veleva. Siç pohoi vetë Prof. Gashi, “momenti që pjesëtarët e njërit popull fillojnë të mësojnë gjuhën e popullit tjetër i bie që ka ndodhur një lidhje me e fuqishme dhe më emocionale.”
По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metroja e Sofjes është e dyta në një renditje ndërkombëtare

Hekurudha nëntokësore e qytetit të Sofjes doli të ishte ndër më të pëlqyerat në Evropë. Metroja e Sofjes renditet e dyta, e tejkaluar vetëm nga ajo në Oslo, njofton TV Euronews. Sondazhi u krye nga kompania Bounce dhe u morën parasysh një sërë..

botuar më 24-09-17 11.41.PD
Patriku bullgar Dniill

Patriku bullgar Daniill bekoi fëmijët për vitin e ri shkollor

Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot në hapjen e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat ​​në Bullgari. Në mesazhin e tij "me..

botuar më 24-09-16 10.46.PD

Udhëzues për prindërit: si të përcjellim në shkollë nxënësin e klasës së parë nga brezi "Alfa"

Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të..

botuar më 24-09-16 7.05.PD