Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marrëveshjet me tokën bujqësore – tullumbacja e radhës që plasi

Foto: BGNES
Pas plasjes së tullumbaces së pronës së patundshme, plasi edhe tullumbacja e tokës bujqësore. Për afro tre vjet çmimi i saj u rrit me 50 për qind. Faktorët kryesorë për këtë janë tendenca botërore në këtë sektor, të korrat e mira dhe çmimet e larta të blerjes së grurit. “Duhet të blesh, sepse çmimi do të rritet!” Kjo u bë motoja e biznesit me para të lira. Mirëpo për shkak të çmimeve jashtëzakonisht të rritura në mënyrë artificiale, sot as investitorët, as arendatorët duan të blejnë. Kështu prognoza e spekulantëve në këtë treg u rrëzua.

Vetëm për një vit çmimi i tokës bujqësore u ul me 15-20 për qind. Aktualisht një dynym (1000 metra katrorë) shitet për rreth 150 euro. Çmimi i tij mund të arrijë maksimum 200
Borisllav Petkov
euro. Arët e tjera shiten për jo më shumë se 150 euro. Borisllav Petkov është kryetar i Asociacionit Bullgar të Pronarëve të Tokës Bujqësore. Ai i quan njerëzit, të cilët e frynë tullumbacen e arëve “kamikaze”.
“Po, ka tullumbace në tregun e tokës bujqësore. Ajo u krijua artificialisht dhe së shpejti do të plasë. Nuk është logjikshëm që çmimi i tokës bujqësore të rritet drastike për një vit – një vit e gjysmë, pa ndodhur asgjë në bujqësinë bullgare. Kështu qe pa tepruar mund të themi se vërtetë ka tullumbace të tokës në këtë segment të tregut të pasurive të patundshme, sidomos sa u përket arrave të vogla.”

Pse u arrit këtu?

“Sepse euforia dhe inercia e një lloji të veçantë investitorësh nuk kontrollohej, gjersa lojtarët kryesorë në këtë treg vazhdimisht na paralajmëronin se kjo mund të ndodhte – saktëson Borisllav Petkov. – “Kamikazet” janë njerëz me kapitale të lira, të cilët ridrejtuan kapitalet e tyre në tokën bujqësore, sepse kishin lexuar, ose dëgjuar se ky investim është fitimprurës. Mirëpo çmimi i tokës nuk u përgjigjet fitimeve nga arenda e saj. Pikërisht kjo nuk u mor parasysh nga ata. Shumica prej tyre kishin marrë kredi dhe tani janë të qartë se do të ishte më mirë po t’i kishin vënë paratë në depozitë bankare.”

Tashmë ka pesimizëm në sektor...

“Gjatë vitit 2013 do të ketë shumë shitje – parashikon Borisllav Petkov. – Tashmë filloi shitja e ekonomive të tërësishme, bashkë me tokën dhe teknikën bujqësore. Rrezik të madh ka edhe për ekonomitë, të cilat merren me prodhim drithërash. Mirëpo në të njëjtën kohë këto ekonomi blejnë tokë bujqësore krahas përdoruesve të mëdhenj, domethënë krahas atyre, të cilët përpunojnë rreth 100 000-200 000 dynymë.”

A ka shqetësime për shkak të mungesës së stabilitetit në vend?

“Mungesa e stabilitetit politik gjithmonë ndikon mbi të gjithë sektorët – komenton Borisllav Petkov. – Edhe unë si investitor kam shqetësime për situatën këtej e tutje. Ka nevojë për rregullim në sektorin e pasurisë së patundshme dhe kjo pa dyshim ndikon mbi çmimin e tokës. Tregjet e brendshme të produkteve dhe absorbimi i mjeteve evropiane në të ardhmen – kjo gjithashtu ndikon mbi formimin e çmimit. Nuk mund të mos kemi shqetësime për situatën politike, akoma më tepër se pyetja e parë e investitorëve të huaj është lidhur me stabilitetin politik dhe prognozat tona. Shpresoj sinqerisht se kriza politike do të përballohet shpejt, që të punojmë në një mjedis të qetë biznesi.”

Në fund do të shtojmë se 92 për qind e tokës bujqësore në Bullgari është në duart private, kurse 8 përqindjet e tjera janë pronë e shtetit dhe pronë bashkiake.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD