Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mundësitë për punë të bullgarëve në Gjermani

Nga fillimi i vitit Gjermania liberalizoi tregun e punës për grupe të caktuara punëtorësh dhe specialistësh bullgarë.
Foto: capital.bg
A do të realizohen frikët për depërtimin e bullgarëve dhe rumunëve në vendet e Evropës, pasi nga viti 2014 do të hiqen pengesat 7-vjeçare mbi tregjet e punës së Britanisë së Madhe, Holandës dhe shteteve të tjera?

Ndoshta jo. Pasi situata në Britaninë e Madhe u qetësua, një qëndrim i tillë shihet edhe në Gjermani, e cila nga fillimi i vitit të kaluar liberalizoi tregun e punës për grupe të caktuara punëtorësh dhe specialistësh bullgarë. Nga 80 deri në 90 për qind nga bullgarët, që jetojnë dhe punojnë në Gjermani janë specialistë me kualifikim të lartë. Ata paguajnë sigurimet e tyre sociale dhe shëndetësore në Gjermani dhe janë një potencial i domosdoshëm për zhvillimin e ekonomisë së këtij vendi evropian.

Mirëpo, imigracioni eventual masiv nga fillimi i vitit 2014 nga Bullgaria dhe Rumania është në thelbin e frikës së gjermanëve. Sipas një anketimi të botimit gjerman “Fokus” një pjesë prej gjermanëve janë të mendimit, se janë të domosdoshme masa për kufizimin e këtij procesi. Dhe kjo është një nga temat më të diskutuara në shoqëri, në mediat dhe në Bundestag. Lidhur me këtë ambasadori i Bullgarisë në Gjermani Radi Najdenov, shpjegon: Radi Najdenov“Ekzistojnë qëndrime të ndryshme mbi problemin. Në fillim mediat cituan numrin e përbashkët të shtetasve të të dy vendeve – Rumanisë dhe Bullgarisë, që vitet e fundit erdhën në Gjermani. Në këtë sfond nuk jepeshin të dhëna për ata, që u rikthyen. Pak më vonë tabloja u ndryshua dhe filluan të citohen shifra si për të ardhurit në Gjermani, ashtu edhe për të rikthyerit. Është një praktikë normale, që para zgjedhjeve t’u kushtohet vëmendje problemeve lidhura me anën sociale të jetës. Dhe problemi u paraqit pikërisht në këtë kontekst, për ata njerëz, që vijnë dhe shpërdorojnë me fondet sociale në Gjermani. Pikërisht ky fakt ngjall shqetësimin shoqëror.”

Problemi, që ekziston ka të bëjë me një valë njerëzish, kryesisht romë, të cilët vendosen në disa qytete gjermane dhe bëjnë përshtypje me sjelljen dhe mentalitetin e tyre. Dhe kjo është arsyeja të krijohet përfytyrimi për një fluks të madh njerëzish. Mirëpo, në krahasim me emigracionin e shteteve të tjera, duke përfshirë edhe vendet e BE-së, numri i këtyre njerëzve nuk është i madh.

“Këshilli i Qyteteve është i shqetësuar përsa i përket zgjidhjes së problemeve sociale – shpjegon ambasadori Najdenov. – Qëllimi është që ata njerëz të integrohen në Gjermani, domethënë ata të fillojnë të jetojnë në përputhje me standardet jetike të këtij vendi. Ata që janë në shtresat më të ulëta sociale duhet të marrin mbështetje nga shteti, kur është e domosdoshme dhe kur ata janë në mënyrë të ligjshme në vend. Si shtetas evropianë, ata e kanë të drejtën të shfrytëzojnë të gjitha përfitimet sociale. Njerëzit, që regjistrohen, se ushtrojnë ndonjë punë në Gjermani, patjetër kontrollohen nga shteti. Dhe kur del, që regjistrimi është fiktiv, atëherë njeriu rikthehet në vendin, nga ku ka ardhur. Dhe kjo është në fuqi jo vetëm për shtetasit bullgarë, por është një e rregulla e përbashkët për të gjitha vendet e BE-së.
Në Bullgari duhet të popullarizohen kushtet, në të cilat njerëzit mund të lëvizen lirisht dhe të vendosen në shtete të ndryshme të BE-së. Njeriu duhet të disponojë informacion, kur nis për ndonjë shtet evropian. Është mirë gjithashtu, që njeriu para se të nisë të disponojë një kontratë të ligjshëm pune, e cila të sigurojë angazhim në tregun e punës. Kështu nuk do të krijohen iluzione, se në vendet me standard më të lartë të jetesës, njeriu mund të përfitojë nga të gjitha dobitë sociale të njerëzve vendorë. Vetëm pas punës njëvjeçare, të huajit e kanë të drejtën e sigurimeve sociale dhe shëndetësore e kështu me radhë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD