Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Formacioni “Bogdan Trio”: Në ritmin e flamengos ballkanike

Foto: arkiv
Para pak kohe në Radion Kombëtare Bullgare u zhvillua një koncert i formacionit “Bogdan Trio”. Grupi u krijua gjatë vitit 2008 nga vëllezërit Nedko dhe Dimitër Bogdanovi. Solistja e trios është Ani – bija e vëllait më të madh Dimitër. Vajza 21 vjeçare është mbajtëse e një sërë çmimesh prestigjioze, ndër të cilat janë medalja e artë e konkursit folklorik “Dhurata e Orfeut” gjatë vitit 2007, çmimi i parë i festivalit për muzikë dasmore në qytetin Radnevo të Bullgarisë Jugore nga viti 2009 etj.

Më shumë hollësi për trion do të mësojmë nga Dimitër Bogdanovi: “Pasioni më i madh i vëllait tim Nedko Bogdanov mbeti fizarmonika, megjithëse ka mbaruar shkollën muzikore për klarinetë në Kërxhali të Bullgarisë Jugore dhe Shkollën e mesme muzikore “Filip Kutev” në qytetin e Kotelit (Bullgari Lindore) në degën e fyellit. Bashkë me të kompozojmë këngët, kurse vajza ime Ani i interpreton. Nganjëherë edhe unë merr pjesë në interpretimin e tyre. Edhe unë, si vëllai im, kam mbaruar Shkollën e Kotelit, por në degën e këndimit folklorik. Baza e krijimtarisë sonë është muzika popullore, e gërshetuar me elemente të stilit xhaz dhe ritme gazmore latine. Prandaj, po të duhet të flasim për stilin e veprave tona, do ta quaja “flamengo ballkanike”. Emrin e formacionit tonë e dha nga fyelltari i njohur Teodosi Spasov. Ka shumë kohë që njihemi me të – kemi mbaruar shkollën muzikore në Kotel dhe jemi miq të mirë.” Fyelltari virtuoz shkroi anotacionin pranë albumit të tyre të vetëm “Djali me biçikletën”. Sipas fjalëve të tij “Trioja krijon dhe paraqet pjesët e saj me shije të jashtëzakonshme dhe ndjenjë të bukur humori...”

“Bogdan Trio” realizon veprimtari aktive muzikore në vend dhe jashtë. Kanë marrë pjesë në programe të Televizionit Kombëtar Bullgar dhe në koncerte me Orkestrën për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Ja se çfarë tregon Dimitër Bogdanov për aktivitetin e fundit të përbashkët: “Në koncertin tonë të fundit më 21 shkurt në Radion Kombëtare Bullgare paraqitëm nëntë pjesë, kishim dhe interpretime solo – unë këndova katër prej tyre. Ani këndoi dy këngë, kurse Nedko interpretoi dy instrumentale. Unë jam autori i muzikës dhe i disa prej teksteve të këngëve të kompozuara në traditën e këndimit popullor trak. Përshtypjet e mia nga Orkestra për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare janë të shkëlqyeshme. Për herë të parë pata mundësinë për të punuar me të së bashku para tri vitesh. Desha të përshëndes dirigjentin Dimitër Hristov për devotshmërinë e tij të madhe.”

Krahas pjesëmarrjeve të trios në koncerte dhe festivale të ndryshme “Bogdan Trio” para pak kohe pasuroi repertorin e vet. “Nuk shpejtojmë të incizojmë album të ri, megjithëse tashmë disponojmë material të mjaftueshëm, që mund të përfshijmë në të – thotë Dimitër Bogdanov. “Ende nuk kemi vendosur nëse ai do të përbëhet vetëm prej projekteve tona apo jo. “Bogdan Trio” është një formacion i hapur – jemi të gatshëm të punojmë me njerëz të ndryshëm, në qoftë se ata janë profesionistë të mirë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD