Kuvendi Popullor i Bullgarisë miratoi përfundimisht që të mos ndërtohet Centrali i dytë bërthamor “Belene”. Deri te votimi u arrit pasi në Bullgari u zhvillua referendumi kombëtar. Para një muaj qytetarët bullgarë patën mundësi të votojnë “pro” apo “kundër” ndërtimit të centralit të ri bërthamor. Mirëpo, aktiviteti i votuesve ishte i ulët. Ja pse deputetët thanë fjalën e fundit lidhur me çështjen.
Në vazhdim të 3 orëve e gjysmë deputetët diskutuan projektvendimin, i cili u paraqit nga Koalicioni Blu dhe u përkrah nga partia në pushtet GERB. Kështu që në Bullgari nuk do të ndërtohet centrali i dytë bërthamor. Në këtë vendim theksohet nevoja për t’u zgjatur eksploatimi i blloqeve 5 e 6 i Centralit Bërthamor “Kozlloduj”. Po ashtu theksohet edhe nevoja për të filluar ndërtimi i reaktorit të 7-të. Kuvendi i rekomandoi qeverisë që të shpallë një ankand ndërkombëtar për ndërtimin e kapacitetit të ri bërthamor të gjeneratës “3+”. Partitë opozitare BSP (Partia Socialiste Bullgare) dhe “Ataka” janë të mendimit se Kuvendi i vijueshëm do ta rishikojë projektin. E majta në Bullgari kërkoi që të rifillohet ndërtimi i Centralit “Belene”, duke mbështetur në rezultatet e referendumit. Këto të fundit tregojnë në mënyrë të bindur se qytetarët e përkrahin idenë. Nga Koalicioni Blu komentuan se në qoftë se ndërtohet Centrali “Belene”, çmimet e energjisë elektrike do të rriten me 50 për qind. Përveç kësaj, buxheti i shtetit nuk mund të shpenzojë 10 mlrd euro – kaq do të kushtojë centrali i ri.
A do t’i jepet fund çështjes “Belene”, pasi Kuvendi Popullor e ka marrë vendimin?
Ekspertët komentojnë se për një kohë të gjatë do ta kujtojmë projektin sepse ende nuk kemi marrë vesh me kompaninë ruse “Atomstrojeksport”, që komani prodhon pajisjet e duhura. Pala ruse hodhi në gjyq Kompaninë Elektrike të Francës për 1 mlrd euro. Nga ana e vetë Bullgaria parashtroi një kërkesë kundër kompanisë ruse në Gjykatën e Arbitrazhit të Gjenevës. Kompania ruse tashmë ka prodhuar një pjesë të pajisjeve, kurse Bullgaria ka premtuar se do të blejë një reaktor. Këtë të fundit do të përdoret si një bllok i ri i sheshit të Centralit Bërthamor “Kozlloduj”. Qeveria bullgare thotë se afati i marrëveshjes me “Atomstrojeksport”-in ka skaduar dhe kërkesat janë të pabaza. Disa ditë para së kryeministri Bojko Borisov ta japë dorëheqjen, ai ka biseduar me anë të telefonit me presidentin rus Vlladimir Putin. Të dy kanë shqyrtuar çështjen e pajisjeve të Centralit Bërthamor “Belene”.
Faktikisht, vitet e fundit tema e projekteve energjetike në Bullgari u bë fushëbeteje për të gjitha forcat politike dhe ekspertët. Mirëpo, kabineti i Bojko Borisovit ishte i vetmi i cili organizoi referendumin pro apo kundër zhvillimit të energjetikës bërthamore përmes ndërtimit të centralit të ri. Që në fillim të fushatës parazgjedhore GERB theksoi parapëlqimin e vet që projekti “Belene” të jetë tërësisht privat dhe të mos i takojë pjesëmarrja e shtetit, sepse Kompania Elektrike Bullgare nuk ka para. Pa garantime nga ana e shtetit, projekti ngeli për t’u diskutuar. Marrëdhëniet me investitorin gjerman RWE u komplikuan dhe ky i fundit u largua. Në fakt, mosmarrëveshjet a do të realizohet projekti apo jo, suplementarisht e shtrenjtuan atë. Tani shpenzimet janë në vlerë 750 mln euro.
Çështja e Centralit Bërthamor “Belene” shqyrtohet gati 33 vite me radhë. Që nga viti 1981 gjatë kohës së socializmit u mor vendimi për ndërtimin e kapacitetit të ri bërthamor në qytetin Belene. Disa vite më vonë projekti u përfshi në listën e objekteve kryesore energjetike në Bullgari. Pas ndryshimeve demokratike qeveritë a e hedhën poshtë atë a e shqyrtuan projektin si pavarësi energjetike. Kabineti Borisov fajësoi palën ruse se në mënyrë të pabazë ka ngritur çmimin e projektit. Çmimi paraprak i projektit ka qenë 4 mlrd euro, kurse gjatë viteve ka arritur 8 mlrd euro. Mirëpo, ekspertët e pavarur kanë llogaritur se çmimi përfundimtar i ndërtimit të Centralit “Belene” tejkalon 10 mlrd euro. Në kohë krize Bullgaria nuk disponon me këto para.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të kompanisë ndërkombëtare të konsulencës “Deloitte”, ka 668 shtëpi për 1000 qytetarë bullgarë. Kështu,..
Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...