Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Darin Maxharov: “Desha të bëjë diçka të mirë për vendin tim”

Foto: arkiv personal

“Kam studiuar gjashtë vjet jashtë shtetit, por e dua Bullgarinë dhe gjithmonë kam ditur se do të kthehem prapë dhe do të bëjë diçka të mirë për vendin tim.” Këtë e tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë Darin Maxharov, 25 vjeçar, krijuesi i platformës arsimore http://ucha.se/

Burri i ri ka mbaruar në degën e elektronikës dhe të shkencave kompjuterike në Gjermani. Gjatë vitit 2011 Darin Maxharov filloi aspiranturë në lëmin e burimeve ripërtëritëse energjetike dhe të automobilave elektrikë në Belgjikë, por para tre muajsh i ndërpreu studimet, që të kthehet në Bullgari dhe të zhvillojë idenë e vet Ucha.se. “Më motivoi efekti që po shoh. Sajti është në ndihmë të shumë njerëzve. Përveç kësaj shoh se nxënësit kanë nevojë të madhe për ndihmë dhe motivim” – kështu na shpjegoi Darin motivet e veta për t’u kthyer në atdhe. Në fund të vitit të kaluar Ucha.se u shpall sajti më i mirë arsimor në Bullgari i vitit 2012. Ideja e Darinit është që t’i ndihmojë nxënësit për të mësuar me kënaqësi, duke u argëtuar. Motoja e sajtit është: “Shpejt, lehtë, interesante.” Ja se çfarë tha ai për mënyrën, në të cilën u krijua sajti:

Ucha.se u shpall sajti më i mirë arsimor në Bullgari për 2012-ën

“Që si student më ftuan në një kompani gjermane për të xhiruar një video me mësime të fizikës. Spotet ishin si ato në sajt, por puna nuk ishte efektive. Përgatitja e një mësimi na kushtonte 20 orë pune. Atje mësova shumë gjëra dhe vendosa t’i sprovojë, që ta ndihmojë motrën time. Ajo shpesh më bënte pyetje të ndryshme, megjithëse ka nota të shkëlqyera. Atëherë i thashë vetes: pasi ajo, e cila është nxënëse e shkëlqyeshme, ndeshet me vështirësi, çfarë të themi për nxënësit e tjerë. Prandaj xhirova disa spote me mësime posaçërisht për të. Ajo i tregoi para bashkënxënësve dhe mësuesve të saj nga Gjimnazi i Aprillit në Gabrovo. Ata i pëlqyen dhe më thanë: bëj akoma spote të tilla. Kështu fillova t’i publikojë në një faqe interneti. Ndërkohë ata u treguan miqve të tyre nga qytetet e tjera, sajti fitoi popullaritet dhe përkatësisht mediat filluan të flasin për të.”

Për më pak se një vit numri i video-mësimeve të krijuara në Ucha.se është 790. Ato janë parë mbi 1 100 000 herë. Matematika, kimia, fizika, biologjia, historia, gjeografia, bullgarishtja dhe anglishtja – këto janë lëndët mësimore, të cilat janë paraqitur në një mënyrë origjinale, interesante dhe të lehtë. Tani për tani është përfshirë lëndë mësimore për nxënësit nga klasa e pestë deri në klasën e njëmbëdhjetë, por ambiciet e Darinit janë të paraqiten të gjitha lëndët mësimore nga klasa e parë e gjer te klasa e dymbëdhjetë. I riu ka fituar për kauzën e vet dhe entuziastë të tjerë dhe aktualisht në ekipin e Darinit ka 16 veta. Meqenëse aksesi në sajt është falas, por mirëmbajtja e tij kërkon mjaftë mjete, Darin kandidon për financim nga fondi i investimeve LaunchHub. Projekti i tij është miratuar dhe merr 30 mijë euro. Përveç mjeteve, fondi siguron dhe një program mentori. “Tashmë çdo bullgar me ide në fushën e teknologjive ka mundësinë unikale të bëjë diçka të mirë për veten dhe për vendin” – thotë Darin. Ai na shpjegon me hollësi se si përgatitet dhe xhirohet çdo një video-mësim:

Ekipi i sajtit

“Së pari njeriu, i cili merr pjesë në spot, takohet me një mësues dhe ata të dy përgatitin mësimin. Pas kësaj aktori e tregon në një mënyrë interesante, kështu qe të jetë atraktive për fëmijët. Mësuesit e së ardhmes nuk do të jenë ata, që dinë shumë, por ata, që e paraqitin lëndën mësimore në një mënyrë interesante dhe të kuptueshme për fëmijët. Në ekip marrin pjesë njerëz interesantë, me shumë ide, të cilët mund të pikturojnë mirë, të komunikojnë mirë me fëmijët, kemi tërhequr gjithashtu mësues me përvojë të madhe.”

Mësimet shpjegohen me shumë shembuj
Darin na shpjegon se i zgjedh temat në përputhje me programin arsimor të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit.
“Menjëherë ju jap si shembull linearët. Për fëmijët kjo është një dramë e madhe, por unë i paraqita në mënyrë të tillë, që të shihet qartë se si aplikohen ata në jetë. Një problem i madh për nxënësit e sotëm është lidhur me faktin se ata nuk mund të kuptojnë se ku mund t’i aplikojnë në jetë gjërat e mësuara. Prandaj pothuaj çdo një mësim ne e fillojmë me aplikimin e diturive në jetë.”

Gjithnjë e më shumë video-mësimet e Darinit përdoren nga mësuesit në orën e mësimit. “Kjo i ndihmon mësuesit në procesin e mësimdhënies. Në këtë mënyrë mësimi bëhet më interesant për nxënësit dhe provokohen debate”, na shpjegon Darini. Ai është kategorik se në Bullgari ka mësues shumë të mirë. “Në Gjermani pata bashkëstudentë, përfaqësues të 91 kombeve dhe kisha mundësinë të njihesha me sistemin e tyre arsimor. Doli se bullgarët dhe rumunët ishin më të mirë në shkencat inxhinierike.” Ndër përparësitë e platformës arsimore është dhe mundësia që të ndiqet progresi i çdo një nxënësi.

“Çdo një nxënës do të ketë profil të vet dhe do të lëvizë me tempin e vet – na shpjegon krijuesi i sajtit Ucha.se. – Nxënësit më të mirë do të njihen me mësimet më shpejt. Ata, të cilët e kuptojmë më ngadalë materialin, do të mund ta shohin spotin disa herë dhe do të mund të bëjnë shumë ushtrime. Pasi regjistroheni në sajt sistemi vazhdimisht do t’ju informojë se cilat janë vetitë tuaja të mira dhe ku duhet të bësh më shumë përpjekje. Platforma Ucha.se është shumë e mirë dhe për prindërit, sepse aktualisht ata nuk kanë mundësi të ndjekin mirë zhvillimin e fëmijës në shkollë.”

Çfarë janë ëndrrat dhe ambiciet e Darinit?

“Desha që çdo një fëmijë në Bullgari të mund ta përdorë këtë sajt. Prindërit duhet të jenë të qartë se pa arsim të mirë fëmijët e tyre nuk mund të jenë mirë në jetë. Para 30 vitesh kishte vende pune për të gjithë. Gjersa tani vetëm më të mirët arrijnë suksese në jetë. I tillë është sistemi. Prandaj çdonjëri duhet të punojë dhe të zhvillojë vetitë e veta. Gjithçka fillon në shkollë. Së pari atje duhet të tregosh se je më i miri.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë nga arkivi personal i Darin Maxharovit
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD