Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sektori i IT-së në Bullgari insiston për ndryshime në sistemin arsimor

Foto: progresivno.org
Sektori i IT-së në Bullgari është i mendimit se duhet të bëhen reforma në sistemin vendas arsimor. Sipas ekspertëve nxënësit e sotëm duhet të përvetësojnë që në moshë të vogël disa aftësi specifike – mendim elastik e intuitiv, aplikim i njohurive, imagjinatë, vënie në rrezik në mënyrë të përgjegjshme, bashkëpunim, udhëheqje etj. Sektori i IT-së alarmon për mungesë kuadrosh të klasifikuar. Sipas të dhënave në vit kërkohen 6000 specialistë, ndërsa diplomohen vetëm 2000.

© Foto: dnevnik.bg

Javor Xhonev
“Përveç kësaj, duhet të trajnojmë diplomantët suplementarisht në vazhdim të 2-3 vitesh që t’i mundësojmë të përfshihen në procesin e punës. Industria e IT-së është u drejtuar tregjeve të huaja dhe duhet të jemi aq të mirë se sa janë konkurrentët tanë në botë – tha z. Javor Xhonev, themelues i grupit më të madh të kompanive të IT-së në Bullgari. – Aktualisht sektori ynë është duke u zhvilluar në mënyrë më të shpejtë se ekonomia kombëtare. Industria e IT-së rritet me 10-15 për qind në vit. Po të ruhen tempet aktuale, pas 10 vitesh pjesa e industrisë së softuerit do të arrijë rreth 1 mlrd euro ose 2 për qind të PBB-së. Po të bëjmë tani reformat në sistemin arsimor, atëherë kemi mundësi ta katërfishojmë këtë pjesë. D.m.th., ne do të fillojmë të konkurrohemi me sektorin e turizmit, i cili është me shumë rëndësi në ekonominë e Bullgarisë. Mirëpo, ne do të arrijmë këtë sukses me staf 10 herë më të vogël se sa i nevojitet turizmi. D.m.th., taksa e shtuar e industrisë sonë është ndjeshëm më e larta. Kjo është një arsye e qartë ekonomike dhe ia vlen të reformohet sistemi arsimor që tani dhe të investohet në sektorin e IT-së. Paga mesatare te ne është mbi 1 250 euro. Nuk ka industri tjetër në Bullgari ku të merren këto para. Në fakt, efekti mbi ekonominë është shumë i madh, sepse paga mjafton për të mbajtur një familje të tërë. Arsye tjetër kryesore është që investimet në sektor do të hapin shumë vende pune për të rinj, të cilët nuk do të kenë nevojë të shpërngulen. Po ashtu ata mundësohen të zhvillohen në mënyrë profesionale në atdhe.”

Z. Javor Xhonev merr pjesë në disa organizata joqeveritare të cilat kanë marrë përsipër çështjet e sistemit arsimor në Bullgari. Ai është ndër hartuesit e kërkesave strategjike të industrisë së softuerit. Për çfarë bëhet fjalë?

“Sistemi aktual arsimor është përqendruar mbi njohuri dhe pak aftësi, kurse rezultatet kontrollohen gjatë provimit – komentoi specialisti. – Mirëpo, nota e provimit nuk garanton se njohuritë dhe aftësitë janë të përvetësuara përjetë. Duke mbështetur në përvojë, kjo nuk funksionon tamam. Në shumicën e rasteve kur të kalosh provimin, së shpeshti harrohen gjërat e mësuara. Sipas nesh, me rëndësi të madhe është që rezultatet e arritura të mos vlerësohen për nga numri i tyre, kurse të merret parasysh cilësia e tyre. P.sh., kur një grup fëmijësh punon mbi një produkt: qoftë shfaqje, libër, qoftë ndonjë zgjidhje problemesh , ata ndajnë njohuri dhe aftësi, fitojnë përvojë dhe ndonjëherë përplasen me vlerat individuale morale. E gjitha kjo çon deri një rezultat i cili ka vlerë më të madhe në zhvillimin e personalitetit se sa e ka kalimi i provimit të dhënë.”

Ndërtimi i aftësive të duhura duhet të fillojë që në moshë të re. Kjo do të ndihmojë fëmijët që në të ardhmen të korrin suksese si në plan profesional, ashtu edhe në jetën e tyre private, është i mendimit z. Xhonev. Ai komentoi: “Nga ana tjetër industria bullgare e IT-së ka mundësi më të madha në konkurrimin me industritë e tjera në botë. Punonjësit tanë duhet të kenë aftësi për krijime artistike, të kenë imagjinatë dhe të mendojnë gjëra të reja. Ne insistojmë për reforma në sistemin arsimor. Është e vërteta se nuk dihet cilat do të jenë kërkesat në treg pas 20 vitesh. Ja pse duhet të trajnojmë fëmijët se ata vetë të menaxhojnë ndryshimet, po ashtu të përvetësojnë aftësi baze të cilat do t’i ndihmojnë në realizimin në fusha të ndryshme.”

Një pjesë e realizimit të suksesshëm të reformave në sistemin arsimor në Bullgari ka të bëjë me financimin adekuat të shkollave, si dhe me krijimin e programit operativ “Arsim dhe risi” në periudhën 2014-2020.

“Ne synojmë që reformat arsimore të bëhen me prioritet kombëtar në ndërtimin e “ekonomisë së njohurive” me TVSH-në të lartë – tha Javor Xhonev. – E vetmja mënyrë që Bullgaria të barazohet me vendet e tjera të BE-së për nga standardi i jetesës, është të rrisë TVSH-në e vetë. Nëse kjo nuk ndodh ne do të vazhdojmë dhe jemi mes vendeve më të varfra në Evropë dhe dallimet mes shtresave të ndryshme shoqërore do të vazhdojnë të thellohen. Kjo është një bombë sociale dhe duhet të veprojmë kundër saj. Patjetër duhet të mblidhen të gjitha palët që kanë të bëjnë me çështjen – parlamenti, ministritë, institucionet arsimore, biznesi dhe organizatat publike. Duhet të mblidhet Këshilli Kombëtarë, i cili të vendosë buxhet të caktuar dhe të kontrollojë procesin e reformave.”

Z. Xhonev është kategorik se brenda 8 vitesh do të ketë ndryshim të madh në sistemin tonë arsimor. Edhe sot Bullgaria disponon me mundësi jashtëshkollore të trajnimit në sektorin e IT-së. Bëhet fjalë për Akademinë e inxhinierisë softuerike “Terelik” dhe sistemi i ri i mësimdhënies në matematikë, Jump Math. Një shembull tjetër pozitiv në këtë drejtim është organizata joqeveritare “Bashkë në klasë” e cila tërheq mësueses të rinj me opinione moderne dhe ka për qëllim të sigurojë qasje në një arsim më cilësor.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD