Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mendo si biçikletist” ose si të zëvendësojmë makinat me biçikleta

Foto: BGNES
Biçikletat mund të bëhen një pjesë nga mënyra jonë për lëvizje në qytet. Është e mjaftueshme vetëm ta ndërmarrim biçikletën si një transport komod, relativisht të shpejt dhe falas, me të cilin të ndihemi të pavarur.

Prapë së prapi që të bëhemi pjesëmarrës të barabartë në lëvizjen nëpër rrugët e qytetit dhe të ngasim biçikletë pa rreziqe është e domosdoshme të ketë një infrastrukturë të ndërtuar për biçikleta. Pikërisht në këtë drejtim ishte dhe seminari i zhvilluar te ne “Mendo si biçikletist”, i cili është një pjesë nga projekti bullgaro-holandez “Që të gjithë në biçikletë” (Bike’em all).

Iniciativa për popullarizimin e transportit me biçikleta në Bullgari bashkon përpjekjet e Shoqatës bullgare“Evolucioni i biçikletave” dhe të Shoqatës së biçikletistëve holandezë dhe është me përkrahjen financiare të Ambasadës Holandeze në Bullgari. Në vazhdim të gjashtë muajve do të organizohen seminare, leksione mbi parrezikshmërinë rrugore për nxënës si dhe shumë ngjarje të tjera, lidhur me transportin me biçikleta.

Praktika e deritanishme në Bullgari tregon se, ndërtimi i traseve të caktuara, të cilat të lidhin pikët e ndryshme të qytetit nuk është e mjaftueshme për lëvizjen e parrezikshme me biçikletë. Prandaj dhe seminari i ishte kushtuar zhvillimit të transportit të biçikletave në Sofje dhe integrimi i tij në mjedisin urban. Për këtë qëllim u ftuan njerëz, të cilët projektojnë infrastrukturën e biçikletave në Sofje. Në vazhdim të dy ditëve arkitektë, urbanistë dhe projektues të infrastrukturës rrugore kërkuan vendime për lëvizjen optimale me biçikletë nëpër rrugët e Sofjes.

“Pritjet tona janë se këta njerëz të shikojnë ndërtimin e rrugicave për biçikleta përmes syve të biçikletistëve – thotë Mihaella Rajkova nga Shoqata “Evolucioni i biçikletave”. – Pjesa më e madhe e njerëzve, të cilët i projektojnë nuk ngasin biçikletë dhe nuk mund të marrin parasysh faktin nëse ai është komod për biçikletistët. Aleja e mirë për biçikleta duhet të jetë e shpejtë, të mos ndërpritet në çdo udhëkryq, siç ndodhet në praktikë te disa nga trasetë tanimë të ndërtuara. Është i domosdoshëm kuptimi. Traseja e biçikletave duhet të jetë komode për të gjithë pjesëmarrësit në lëvizje. Përveç kësaj infrastruktura duhet të jetë me cilësi dhe e qëndrueshme në kohë dhe të mirëmbahet. Në praktikë aleja e biçikletave ndërtohet, por asnjë nuk e merë parasysh, prandaj nëpër udhëkryqet duhet të zbresësh nga biçikleta dhe ta shtysh. Këta njerëz duhet të hipin dhe të bëjnë disa rrethe me biçikletë, që të shikojnë atë që kanë projektuar. Do të kuptojnë, se mund ta bëjnë në një mënyrë shumë më të mirë dhe nuk duhet të kenë frikë të shfrytëzojnë hapësirën e automobilave. Ne duam që biçikleta të bëhet një mjet i barabartë transporti dhe më shumë veta të ngasin biçikletë. Në qoftë se bashkia do që të zhvillojë infrastrukturën për biçikleta do të stimulojë transportin alternativ të automobilave dhe do të kufizojë lëvizjen e makinave. Praktika tregon se, sa më shumë përmirësohet infrastruktura për makinat, kaq më shumë makina do të ketë. Në qoftë se krijohen më shumë komoditete për biçikletistët do të ketë dhe një numër më të madh biçikletistë.”

Sipas specialistëve holandezë për transportin e qëndrueshëm dhe infrastrukturën e biçikletave Vim va der Vajk dhe Tom Hodefroj, përfaqësuesit e Shoqatës Biçikletiste Holandeze, në Sofje ekzistojnë të gjitha kushtet për zhvillimin e transportit të biçikletave. Nga njëra anë këto janë kushtet e shkëlqyera gjeografike dhe reliefi, kurse nga ana tjetër – mundësitë për zhvillimin e infrastrukturës në mjedis urban, e cila të përfshijë dhe lëvizjen e biçikletave.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD