Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këshilli Konsultativ për Sigurinë Kombëtare shqyrtoi rreziqet dhe kërcënimet për sigurinë kombëtare nga situata në Lindjen e Mesme

Foto: BTA

“Aktualisht në Lindjen e Mesme zhvillohen procese shoqërore e politike të transformimeve dhe të ndryshimeve me rëndësi fondamentale. Veprimet ushtarake, shkallëzimi i konflikteve ekzistuese dhe thellimi i radikalizmit politik, etnik e të tjerë në regjion shkaktojnë rreziqe të rëndësishme dhe kërcënime për vendin”. Këtë e deklaroi presidenti Rosen Plevneliev pas mbledhjes së Këshillit Konsultativ mbi Sigurinë Kombëtare. Në të u shqyrtuan dy raporte në kontekstin e situatës në Lindjen e Mesme: në aspektin ndërkombëtar – të ministrit të jashtëm Nikollaj Mlladenov dhe të atij të brendshëm – të ministrit të brendshëm Cvetan Cvetanov.

Presidenti Plevneliev përgjithësoi se ndaj momentit mjetet diplomatike dhe ekonomike për zgjidhjen e konflikteve ekzistuese në Lindjen e Mesme nuk janë të shteruar. Prandaj sipas fjalëve të tij Bullgaria duhet të përkrahë përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e regjionit: “Zgjidhja e shpejtë e krizës në Siri është me një rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare të Republikës së Bullgarisë. Sepse ajo është një faktor i fortë i mos stabilitetit dhe burim i presionit të migracionit. Siguria në Lindjen e Mesme varet drejtpërsëdrejti nga zgjidhja e konfliktit izraelo-palestinez. Kjo mund të arrihet vetëm në rrugën e bisedimeve direkte midis të dyja vendeve. Stabiliteti në vendet nga regjioni mund të bëhet realitet vetëm përmes vazhdimit dhe forcimit të procesit të demokracisë. Bullgaria dhe Bashkimi Evropian do të vazhdojnë të punojnë me këmbëngulje në përkrahje të ndryshimeve demokratike në regjion. Konstatuam akoma se, presioni i migracionit po forcohet. Janë marrë të gjitha masat e domosdoshme. Ato janë me një karakter të ndryshëm: organizativ, teknologjik e të tjera.”

Për raportin e zëvendëskryeministrit dhe ministër të punëve të brendshme, z. Cvetan Cvetanov për ecurinë e hetimit të aktit terrorist në Aeroportin e Burgas nga data 18 korrik 2012, kur u vranë 5 turistë izraelit dhe shoferi bullgar i autobusit, kreu i shtetit nënvizoi: “Vlerësimet tona janë se, ka një përparim serioz. Ai vlerësohet si brenda në Bullgari, ashtu dhe jashtë vendit. Dëshmitë për këtë janë të dukshme.”

Për shkak të interesit të forcuar shoqëror drejt përparimit mbi hetimin e atentatit te ne dhe jashtë shtetit, ministri Cvetanov shpalli të dhënat e para prej tij me saktësimin se, ai nuk ka përfunduar. Ai njoftoi se ndaj momentit sipas të dhënave mund të supozohet se, në organizimin e atentatit mori pjesë “Hezbullah”. “Nga procesi i hetimit saktësohet pjesëmarrja e 3 personave ndaj momentit. Ata kanë jetuar në territorin e vendit tonë me identitet të falsifikuar, me patentë të falsifikuar nga Miçigani. Me to ata kanë marrë me qira automobila dhe janë regjistruar në hotele nëpër bregdetin e Detit të Zi. Autoritetet bullgare saktësuan të gjithë lëvizjen e këtyre personave nga momenti i regjistrimit të tyre në territorin e vendit (më 28 qershor) deri në ditën e atentatit. Nga këta 3 person, të cilët kanë shfrytëzuar një identitet të falsifikuar, padyshim janë saktësuar 2 me identitetin e tyre të vërtetë. Personat kanë pasur pasaporta të Australisë dhe të Kanadasë dhe jetuan në territorin e Libanit që nga viti 2006 dhe 2010. Është saktësuar po kështu, se patentat e gjetura të falsifikuara janë të punuar në territorin e Libanit dhe personat kanë hyrë në territorin e Evropës me identitetin e vet të vërtetë. Për dy nga gjithsej 3 personat, kemi ndjekur të gjithë lëvizjen e tyre nga Libani drejt Evropës ku kemi bërë saktësime të përbashkëta me zyrat partnere për qëndrimin e tyre në territorin e vendeve nga Bashkimi Evropian. Ata janë regjistruar dhe kanë jetuar aty me identitetin e vet të vërtetë. Dhe bile me të kanë hyrë në Bullgari dhe kanë dalë prej saj. Kemi ndjekur të gjithë veprimtarinë e tyre në territorin e Australisë dhe të Kanadasë. Kemi të dhëna për financimin e tyre dhe pjesëmarrjen në “Hezbullah”. Dhe një gjë tjetër shumë e rëndësishme e vlerësuar nga Këshilli Konsultativ për Sigurinë Kombëtare është se, profili ADN në librezën sociale në emër të personit të tretë – “Riko” përkon me ADN profilin e atentatorit. Mbi bazën e dëshmive të grumbulluara mund të bëhet një propozim i argumentuar se, personat të cilët janë saktësuar me identitetin e tyre kanë qenë pjesëmarrës ndaj pjesës ushtarake të “Hezbullah”, përfundoi ministri Cvetanov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD