Nga data 1 deri më 3 shkurt të këtij viti në Pernik do të zhvillohet Festivali ndërkombëtar i lojërave me maska “Surva”. Kjo është shfaqja më e madhe në Bullgari dhe në Ballkan e lojërave popullore tradicionale me maska.
Aktiviteti e ka fillimin e vet që në vitin 1966, kurse gjatë 1985-ës u bë aktivitet ndërkombëtar. 10 vjet më vonë Perniku u bë anëtar i Federatës së qyteteve evropiane të karnavaleve. Tradicionalisht në festival marrin pjesë rreth 6000 veta në mbi 90 grupe maskarade – nga të gjitha rajonet etnografike të Bullgarisë, si dhe nga Evropa, Azia dhe Afrika. Pjesëmarrësit shkojnë në Pernik për shkak të garës, emocionit dhe argëtimeve, si dhe për shkak të bindjes se rikrijojnë tradita shumë të vjetra. Në edicionin e sivjetshëm të 22-të të festivalit do të marrin pjesë rreth 6100 veta nga 94 grupe maskarade. Dhjetë janë grupet e huaja – nga Sllovenia, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Shqipëria, Spanja, Palestina, Indonezia dhe ishulli Aruba.
Pjesëmarrësit bullgarë do të paraqitin variantet e ruajtura të zakoneve të lashta të beqarëve, ose thënë më saktë – traditën e gjallë edhe sot e kësaj dite të të ashtuquajturave “survakarë” dhe “kukerë”. “Surva” është festa më e madhe dimërore në rrethin e Pernikut. Gjatë kësaj feste burrat me maska të frikshme luajnë afër zjarreve rituale, shkojnë shtëpi më shtëpi dhe dëbojnë fuqitë e këqija, duke shqiptuar urime për bereqet dhe shëndet. Sa për traditën e kukerëve, ajo është pjesë e zakoneve të lidhura me pritjen e pranverës. Loja e kukerëve shkakton interes të madh. Maskat dhe kostumet e tyre origjinale, zilet e shumta dëbojnë fuqitë e këqija larg në pyje, kurse fjalët dhe urimet e posaçme të kukerëve i shtojnë zakonit edhe më shumë fuqi. Dy zakonet janë lidhur me kalimin drejt vitit të ri dhe me ringjalljen e pritur të natyrës.
Zakonet e vjetra zbatohen me entuziazëm të madh edhe sot, kurse në lojërat rituale jo rrallë merr pjesë seksi i dobët. “Surva” në rrethin e Pernikut trashëgohet brez pas brezi. Pikërisht kjo traditë dhe tiparet unikale të kësaj feste janë shkaku që zakoni popullor të ofrohet për përfshirjen e tij në listën kombëtare të “thesareve të gjalla të njeriut” gjatë vitit 2012. Siç shënon Rosica Janakieva – kryetare e bashkisë së Pernkut dhe kryetare e komitetit organizativ të festivalit, kandidatura është miratuar dhe tani hapi tjetër është kandidimi i “Survës” për listën e UNESKO-s të trashëgimisë kulturore. Sivjet Komiteti ndërqeveritar i organizatës botërore do të shqyrtojë dhe kandidaturën e “Survës” për regjistrimin e saj në listën prestigjioze.
Sa për festivalin, përveç defileve të grupeve maskarade, miqtë e Pernikut mund të shohin dhe gjëra të tjera kureshtare – për shembull të ashtuquajturën “udhëkryq i maskaradës” – një vend në qendër të qytetit, ku do të shënohen distancat deri në të gjitha vendet në botë, ku organizohen festivale dhe karnavale ndërkombëtare. Do të degustohen gjella specifike për këto festa dhe regjionin. Ata që dëshirojnë mund të blejnë maska origjinale, të krijuara nga mjeshtërit vendas dhe nxënësit e tyre.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BGNES
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..