Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si më mirë të lidhet bujqësia me mbrojtjen e mjedisit

Foto: BGNES
Në fund të vitit 2012 u bë e qartë, se Bullgaria humb 51 milion euro nga Programi i Zhvillimit të Rajoneve Fshatare, të parashikuara për absorbim gjatë vitit 2012 në degën e ekologjisë agrare. Kjo do të thotë, se mjetet lëshohen për veprimtari bujqësore të orientuara të mbrojtja e mjedisit. Dhe shkaqet përqendrohen kryesisht në mungesën e interesit të bujqve për përvetësimin e parave për zhvillimin e bujqësisë ekologjike. Një shkak tjetër është, se Programi për Zhvillimin e Rajoneve Fshatare filloi të realizohet me një vonesë dyvjeçare.

Është fakt, se para disa vitesh autoritetet në Bullgari nuk morën në konsideratë këtë sektor të rëndësishëm në Politikën e Përbashkët Bujqësore të Evropës. Rregullat e hartimit të kërkesave të fermerëve për subvencionime evropiane për zhvillimin e bujqësisë ekologjike u hartuan shumë vonë. Në të njëjtën kohë nuk u zhvillua një fushatë intensive për informimin e shfrytëzuesve potencialë. Rregullat për këtë subvencionim janë më të ndërlikuara se sa kërkesat për pagesat më të përhapura për sipërfaqe të tokës së përpunuar. Dhe nëse situata nuk do të ndryshohet, ka rrezik, që gjatë periudhës së ardhshme programore të viteve 2014 – 2020, kur do të hyjë në fuqi Politika e re e Përbashkët Bujqësore në Evropë, Bullgaria të humbë një pjesë të subvencionimeve bujqësore. Kjo për arsye, se theksi gjatë kësaj periudhe do të vihet mbi zhvillimin e bujqësisë ekologjike në vendet anëtare. Problemin e kuptojnë edhe në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimeve.

Në përkrahje të ministrisë një ekip bullgaro-zviceran realizon projektin “Të lidhim mbrojtjen e natyrës me zhvillimin e qëndrueshëm të rajoneve fshatare”. Nga organizatat ekologjike bullgare dhe zvicerane – pjesëmarrëse në këtë ekip, pritet të hartojnë modele të praktikave bujqësore, të cilat ndihmojnë mbrojtjen e larmisë biologjike dhe rezervave natyrore. Qëllimi është, që bujqësia të zhvillohet në përputhje me zakonet e natyrës, gjë kundrejt së cilës të merren subvencionime evropiane.

Interesi i dobët i bujqve ndaj zhvillimit të bujqësisë ekologjike përqendrohet në mungesën e informacionit për agroekologjinë. Shumë njerëz nuk dinë çfarë të bëjnë, që të marrin subvencionime për zhvillimin e bujqësisë ekologjike. Ndërsa ka të tillë, të cilët merren me pikërisht të kësaj lloje bujqësie, por nuk dinë, se e kanë të drejta të subvencionimeve. Lidhur me këtë zëvendës ministrja e bujqësisë, e cila përgjigjet për programin e zhvillimit të rajoneve fshatare, Svetllana Bojanova thekson: “Në fakt në shkallë të madhe nuk kuptohet sa me rëndësi për shoqërinë është, që bujqësia të zhvillohet ashtu, që të mbrohet mjedisi rrethues. Me rëndësi është, që produktet dhe shërbimet ekologjike të paguhen me çmime më të larta, kështu që të ardhurat e agrarëve që merren me bujqësi ekologjike të rriten të paktën me 15 për qind. Këtu bëhet fjalë edhe për prodhimin biologjik. Vitet e fundit përpjekjet e Ministrisë u përqendruan mbi përkrahjen e këtij tipi të bujqësisë. Shumë nga pengesat administrative para zhvillimit të bujqësisë ekologjike tashmë u hoqën. Realizimi i projektit “Të lidhim mbrojtjen e natyrës me zhvillimin e qëndrueshëm të rajoneve fshatare” është me rëndësi të madhe. Dhe në këtë veprimtari duhet të ndihmon edhe shoqëria.”

Lidhja midis mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm të rajoneve fshatare mund të jetë fitimprurëse për biznesin dhe për bujqit. Pikërisht ky është qëllimi kryesor i projektit bullgaro-zviceran, që realizohet në dy zona të rrjetit “Natyra 2000”, në rajonet perëndimore dhe qendrore të malit Stara Pllanina.

Realizimi i suksesshëm i projektit do të dëshmojë, se edhe në territoret e mbrojtura mund të garantohet zhvillimi i qëndrueshëm bujqësor krahas mbrojtjes së mjedisit. Arritjet, që do të shënohen në kuadrin e këtij projekti do të shërbejnë si shembull dhe model për aplikimin e tij në rajone të tjera të Bullgarisë. Kështu do të vërtetohet, se rrjeti “Natyra 2000” nuk është pengesë për zhvillimin e biznesit dhe bujqësisë. Qëllimi është të vërtetohet se edhe në ato rajone mund të ofrohen produkte dhe shërbime me cilësi të lartë dhe vlerë ekologjike, që do të bëhen gjithnjë e më të kërkuara nga konsumatorët bullgarë dhe evropianë.

Projekti parashikon krijimin e të paktën 30 fermave, të cilat të prodhojnë dhe të shesin ushqime me cilësi të lartë dhe me vlerë të lartë të shtuar – qumësht dhe bulmetra, mish, vezë, mjaltë. Financa do të sigurohen për pesë lloje biznesi, të cilat shfrytëzojnë resurset vendore pa t’i dëmtojnë natyrës. Do të punohet edhe për krijimin e tregjeve të para të bujqve në qytetet Sofje, Montana, Trojan dhe Karllovo. Në ato tregje bujqit do të jenë në gjendje të ofrojnë produktet e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë. Krijimi i laboratorit të parë veterinar ADN (Acidin Desoksiribonukleik) te ne do të ndihmojë mbrojtjen e 27 racave të rralla tipike bullgare dhe do të kontribuojë për ruajtjen e pastërtisë së tyre gjenetike.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD