Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dhoma Kombëtare e Modës e nxori Bullgarinë në podiumin botëror

Foto: BGNES

Kur bëhet fjalë për modë, pjesa më e madhe e njerëzve kujtohen për kryeqytetet e modës Paris, Londër, Milano... Shumë pak dinë se, jo kudo qoftë, por në Bullgari dhe më saktë në qytetin jugor bullgar Plovdiv, lind një organizatë, e cila bashkon dhe zhvillon veprimtari në fushën e modës në një nivel evropian. Bëhet fjalë për Këshillin Evropian të Modës, president i së cilit është zonja Nadja Vëleva, kryetare e Dhomës Kombëtare të Modës në Bullgari.

“Me iniciativën tonë iu dha jetë një ideje unikale. Të gjitha filluan përpara pak më shumë se pesë vjet, në lidhje me pranimin e Bullgarisë për një anëtare të plotë vlefshme të Bashkimit Evropian – tregon Nadja Vëleva në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Ne donim kontakte, kërkonim të gjejmë një organizatë evropiane, ndaj së cilës të bashkojmë Dhomën tonë, që të mund dizajnët tanë, bashkësia jonë e modës të zhvillohen në një nivel evropian. Doli se, një organizatë të tillë nuk ka. Morëm përkrahje për krijimin e saj – një patronazh nderi për themelimin e Këshillit Evropian të Modës nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Bullgari gjatë asaj kohe – Shkëlqesia e Tij Majkëll Hëmfris. Gjërat sikur nisën, regjistruam organizatën në Plovdiv dhe më pas me veprimtarinë tonë zhvilluam një program jashtëzakonisht të vlefshëm, duke e afirmuar modën si një pjesë nga kalendari i ngjarjeve të Bashkimit Evropian. Sot në punën tonë përdorim forcën e modës si kulturë, si art, për bamirësi dhe një veprimtari humanitare...”

Një nga çështjet, me zgjidhjen e së cilës është marrë seriozisht Këshilli Evropian i Modës, është mbrojtja e të drejtave të autorit në gjininë e modës. “Njerëzit te ne, të angazhuar seriozisht në biznesin e modës, vuajnë seriozisht nga mungesa e rregullave për mbrojtjen e të drejtave të autorit – shpjegon Nadja Vëleva. – Kur nuk ka organizatë, e cila t’i mbrojë, ata i japin të drejtat e e tyre. Por, në qoftë se këto të drejta janë të rregulluar, siç është edhe ideja jonë, në qoftë se dihet fitimi i çdo një pjesëmarrësi dhe organizator të ngjarjes së modës: që nga fotografët, floktarët, përgjegjësit për makijazhin deri te vetë modistet dhe dizajnët, do të mund tanimë realisht të llogaritet niveli i honorarit të tyre dhe të kërkohet një mbrojtje reale të të drejtave të autorit. Ky është problem jo vetëm për Bullgarinë. Një problem i takuar shpesh është dhe mungesa e liçencimit. Duhet të ndahet profesionalizmi nga jo profesionalizmi, sepse në këtë mënyrë mbrohen edhe konsumatorët.”

© Foto: facebook

Sivjet gjatë Javës së Modës në Plovdiv do të paraqitet modë për nuse.

Si një pjesë nga kalendari evropian i modës, tanimë dy herë për vit realizohet Java e Modës. Gjatë këtij viti në Plovdiv do të paraqitet modë për nuse. Një vëmendje të posaçme gjatë vitit 2013 do t’i kushtohet edhe modës për fëmijë dhe të rinj:
“Dhoma Kombëtare e Modës çdo vit do të ketë tema të ndryshme dhe kauza, të cilat do t’i përkrahë – ve në dukje Nadja Vëleva. – Gjatë këtij viti kjo është kauza për ruajtjen e mjedisit. Punojmë në partneritet me organizata të ndryshme joqeveritare, ku qëllimi ynë është që çdo Javë e Modës të fillojë me mesazh me një drejtim të ndryshëm shoqëror. Kemi parashikuar dhe seminare dhe sfilata të shumta të modës. Javët e modës përfshijnë jo vetëm sfilata të modës, por kanë dhe një aksent arsimues. Një pjesëmarrje shumë serioze në program ka dhe Akademia Kombëtare e modës, e cila tanimë punon për vit të katërt, duke zhvilluar specialitete prej dizajni. Ndaj saj tregojnë interes si bullgarët ashtu dhe të huajt, të cilët duan të arsimohen te ne. Përpara pak kohe morëm një pyetje të drejtuar nga francezët, të cilët duan të përfundojnë shkollën tonë të dizajnit të modës, dhe kjo më bën shumë të lumtur.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD