Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Praktika dhe rituale magjike në kufirin midis vitit të vjetër dhe vitit të ri

Buka, e cila është simbol i jetës dhe i mirëqenies, është pjesë e pandarë e të gjitha riteve në Bullgari.
Foto: gradski.org
Mbajmë kujtesën e një sërë festash të vjetra të trashëguara nga stërgjyshërit, në thelbin e të cilave është të tërhiqet mbrojtja e fuqive të mira. Disa prej tyre i shënojmë edhe më sot, duke gërshetuar të kaluarën me të sotmen, me ndërgjegjen e plotë, se duhet të përtërijmë detajet me përpikëri, megjithëqë edhe të mos kemi të qartë kuptimin e tyre.

Festat tradicionale të bashkisë patriarkale dikur zgjateshin muaj të tërë, sidomos gjatë dimrit. Pothuajse çdo javë kishte shkak për festim, duke filluar që nga ditët e fundit të nëntorit, deri te fillimi i kreshmëve të Pashkëve. Në gjuhën folklorike, kjo do të thotë, se kjo ishte një kohë e praktikave dhe ritualeve magjike për bekimin e të gjitha veprimeve njerëzore, të gjitha punimeve bujqësore, kështu që të sigurohet pjelloria e tokës dhe e kafshëve. Gjatë stinës dimërore njerëzit ishin të lirë nga puna bujqësore dhe prandaj ata përqendruan vëmendjen mbi ritet kushtuara zhvillimit të suksesshëm të ciklit të ardhshëm jetik dhe ekonomik.

Dita e Ignat Hyjmbajtësit, Krishtlindja, Dita e Vasilit të Madh janë tri festa të ndryshme, brenda të cilëve kryhen rite që dallohen nga njeri tjetri. Dita e Ignat Hyjmbajtësit, që shënohet më 20 dhjetor kojncidon me solsticin dimëror të diellit. Atëherë lindet dielli i ri, sipas kultit më të lashtë, karakteristik për trojet tona. Nata e Buzmit, ose Vigjilja e Krishtlindjes, e quajtur edhe Krishtlindja e Vogël dhe Krishtlindja, mbledh në vet veten besime pagane për lindjen e Hyjnisë, dhe më vonë edhe në fenë e krishtere për lindjen e Fëmijës Zot – Mllada Boga. Ditën e parë të janarit lindet Viti i Ri. Kjo është dita, në të cilën kremtohet Shën Vasili i Madh, festë kjo e cila prapë gërsheton në vet veten ritualet e fesë së krishtere me ritet pagane. Periudha, gjatë së cilës bien ato data, janë të ashtuquajtura “ditë të ndyra”. Ajo fillon Ditën e Shën Ignat Hyjmbajtësit më 20 dhjetor dhe përfundon më 6 janar – Ditën e Pagëzimit të Shpëtimtarit tonë. Kjo është një kohë e kaosit dhe pasigurisë, kohë, në të cilën aktivizohen forcat e këqija. Gjatë kësaj periudhe forcat e mbinatyrshme mund t’u sjellin vetëm dëme njeriut dhe natyrës. Atyre mund t’u kundërvihen vetëm forcat e mira engjëllore, ndërsa njeriu mund të shpëtohet vetëm me lutje.

Një zakon i detyrueshëm i tri festave është trapeza, e cila kryefamiljari bekon dhe temjanis. Kështu, ushqimet dhe njerëzit, që janë rreth trapezës fitojnë një forcë magjike. Ja përse është e domosdoshme, që të gjitha ritet e lashta të zbatohen në mënyrën më të saktë. Ditën e Shën Ignat Hyjmbajtësit në trapezën detyrimisht vihet grurë, arra, dhe ndizet një qiri. Natën e Buzmit në trapezë gjithashtu vihet po atë grurë ndër ushqimet rituale. Konsiderohet, se kjo grurë posedon një forcë çudibërëse.

Buka, e cila është simbol i jetës dhe i mirëqenies, është tepër e respektuar nga bullgari. Ajo është pjesë e pandarë e të gjitha riteve. Pasi ngjeshin brumin për bukët festive Ditën e Ignat Hyjmajtësit dhe Natës së Buzmit gratë nuk lajnë duart. Me duar me brumë sipër ata dalin përjashta dhe prekin të gjitha pemët. Besohet, se në këtë mënyrë do të rritet pjelloria e tyre. Prej brumi përveç bukës së festave, bëhen edhe kulaçe për kafshët, që u jepen atyre ditën e Krishtlindjes. Besohet se ato kulaçe i mbrojnë kafshët nga sëmundje dhe kështu do të shumohen. Një pjesë prej kërcuri i padjegur Natën e Buzmit mbahet në arë. Copëza të përshtatshme të këtij kërcuri shfrytëzohen për punimin e detajeve të pendarit. Konsiderohet, se kështu ai do të bëhet më i fortë dhe pasi toka do të lërohet me një pendar të tij, do të bëhet më pjellore. Mjalti i bekuar dhe i temjanisur në trapezën festive gjithashtu shfrytëzohet për mjekim dhe për rite të ndryshme për shërimin e njeriut.

Edhe më sot në disa fshatra Ditën e Krishtlindjeve u jepet kafshëve ushqim të bekuar dhe të temjanisur. Nga kashta e sjell në shtëpi Ditën e Ignat Hyjmbjtësit, thuren kurora, të cilat vihen mbi pemët për bereqet të bollshëm. Nga po kjo kashtë vihet edhe në foletë e pulave. Thana gjithashtu është pjesë e riteve kushtuara kësaj periudhe të vitit. Thana është një pemë frutore, e cila është tepër e fortë dhe tepër e qëndrueshme në të gjitha kushtet atmosferike. Ajo lulëzon e para dhe e fundit bënë kokrrat. Konsiderohet, se kontakti me këtë pemë të fortë, i jep shëndet edhe njeriut. Në shumë fshatra tek ne Ditën e Ignat Hyjmbajtësit gruaja më e moshuar në familje ngrihet herët para agimit të diellit. Me një thupër thane ajo godas anëtarët e familjes përderisa ata akoma janë në gjumë. Një urim për shëndet dhe jetë të gjatë bëjnë edhe Kolendarët gjatë natës së Vitit të Ri. Me burbuqe të thanës hidhet fall Vigjiljen e Krishtlindjes. Me ato emërohen edhe kësmetet Ditën e Shën Vasilit të Madh. Brenda këtyre ditëve magjia verbale është tepër e aplikuar, sidomos në bekimet e kolendarëve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD

Kalorësi djallëzor Shën Theodhori

"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..

botuar më 24-03-23 11.05.PD