“Xhirimet në vendbanimet e ndryshme kanë të bëjnë me histori të ndryshme, tha doc. Vesellka Tonçeva. Dasmën e kemi xhiruar në Ostrenin e Madh, në një fshat kemi dokumentuar xhami, kurse në tjetër – kishë. Njëra nga temat kryesore të dokumentarit është ajo e marrëdhënieve miqësore në mes të myslimanëve dhe të krishterëve. Edhe para vitit 1967, kur Enveri ka ndaluar fetë në Shqipëri, në Gollobordë të gjithë kanë bashkëjetuar në mënyrë paqësore. Bile pas ndryshimeve demokratike myslimanët dhe të krishterët e ndihmojnë njëri-tjetrin në rindërtimin e tempujve fetarë. Një temë tjetër i “Fijeve të përziera” është ajo e këngëve në Gollobordë. Interpretohen dy lloj këngësh. Femrat mbajnë mend interpretimet të cilat shoqërojnë ritet e ndryshme, kurse burrat interpretojnë këngë moderne të cilat i kanë mësuar në vende të tjera. Edhe sot gollobordësit janë punëtorë shumë të shquar të ndërtimit. Dikur ata kanë lëvizur në mënyrë të lirë në çdo qoshe të Perandorisë Otomane. Sot, p.sh., gollobordasit të cilët janë vendosur në Tiranë kanë ndërtuar shtëpitë e tyre në lagjen ku banojnë së bashku. Kur ta bësh pyetjen për të kaluarën, vendasit menjëherë kujtojnë kohën e Enver Hoxhës. Mirëpo, kujtimet janë kontradiktore. Kështu siç te ne, kur bëhet fjalë për regjimin komunist. Disa kujtojnë punën e vështirë në kooperativa dhe shpërblimet e pakta që kanë marrë. Të tjerë mbajnë mend, p.sh. se në atë kohë nuk janë shqetësuar për pasurinë, as për jetën e tyre. Normalisht çdo risi përbën në një farë mënyre edhe rrezik. Një grua nga Orzhanovo rrëfen se në atë kohë ka punuar në dyqanin e fshatit dhe duhej të shpinte paratë në Klenjë. Rrugën e ka bërë në këmbë në vazhdim të disa orëve. Pohon se kurrë nuk ka menduar se dikush do të rrëmbente dhe do t’ia merrte paratë. Vizionet ndaj së kaluarës gjithashtu janë fije të përziera. Nuk ka gjë të njëanshme dhe me rregull.”
Vitet e regjimit totalitar në Shqipëri janë të riprodhuara në dokumentar falë xhirimeve arkivore. Radio Televizioni i Serbisë ka dhënë disa materiale arkivore të kohës së Enverit.
“Dokumentari fillon dhe përfundon me personazhin e urtarit vendas. Ky është Fuat Tolja, në shtëpinë e të cilit ishim vendosur, kujtoi regjisorja Ekaterina Minkova. – Më pëlqen të bëjë xhirime në fshatra, sepse njerëzit sillen në mënyrë natyrore. Të xhiruarit në Gollobordë, ata që interpretojnë këngët dhe vallet, me të vërtetë kanë talent artistik. Hasëm pak vështirësi në komunikim. Ne kuptonim pothuajse çdo fjalë të së folmes. Për gratë vendase nuk ishte e lehtë të marrin vesh kur ne filluam të flisnim, derisa burrat kërkonin mënyra të ndryshme për të biseduar me ne. Përshtypje jashtëzakonisht të madhe më la bërja e hallvës. U nxor një kazan i madh dhe u vë në zjarr. Jashtë temperatura shënonte 30-40 gradë dhe disa meshkuj pa ndërprerje trazonin përmbajtjen që të mos digjet hallva. Nevojiten sasi të mëdha të sheqerit, miellit dhe ullirit.”
Hallva shpërndahet mes gjithë fshatit. Kjo është mbrëmja e hallvës dhe e kumbarisë, kur të gjithë hiden në valle. Doc. Tonçeva tha se dukur hallva shpërndahej në dorë, kurse sot paketohet. Gjatë ditëve të përgatitjes së dasmës në familjen e dhëndrit sillen produkte të ndryshme për ta ndihmuar atë. Interesante është që në ditën e grurit në shtëpi mblidhen vetëm gra.
Mesazhi i cili përcjell dokumentari “Fijet e përziera të gollobordësve” është që shikuesi bullgar të njihet me këtë krahinë. Për mendimin e specialistes Tonçeva Shqipëria është një vend i cili po zhvillohet me tempe të shpejta dhe lidhja e Bullgarisë me të mund të jetë pikërisht Golloborda.
Fotografitë janë ofruar nga Vesellka Tonçeva
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..