Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Megjithë krizën Bullgaria dhe Greqia thellojnë bashkëpunimin

Kryeministrat Samaras dhe Borisov drejtuan mesazhe të rëndësishme për perspektivën euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.
Foto: BGNES
Më 17 dhjetor në Athinë u mbajt seanca qeveritare në mes të Bullgarisë dhe Greqisë. Kjo ishte e dyta për nga lloji i saj nga viti 2000 dhe dëshmoi se bashkëpunimi dypalësh zhvillohet megjithë krizën. Të dy kryeministrat – Bojko Borisov dhe Antonis Samaras drejtuan mesazhe të rëndësishme për perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.

Në seancë u firmosën dokumente në lidhje me bashkëpunimin në fushat e shkencës, kulturës, ekonomisë, energjetikës, turizmit, bujqësisë dhe ushqimeve, si dhe të teknologjisë së informacionit dhe sportit. Pala greke deklaroi se pika kalimtare kufitare midis dy vendeve Makaza-Nimfeja do të jetë gati gjatë muajit mars. Kjo do të jetë pika e tretë kalimtare, pasi gjatë 2010-ës u hapën dy të tjera Zllatograd-Ksanti dhe Ivajllovgrad-Kiprinos. Duket se zhvillohet seriozisht procesi i komunikimit midis dy vendeve, ku dominojnë lidhjet tregtare e turistike. Për periudhën janar-korrik 2012 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë shkëmbimi i mallrave në mes të Bullgarisë dhe Greqisë shënoi rritje prej 10.5 për qindësh. Megjithë krizën të dhënat tregojnë se turistët grekë në Bullgari nuk u pakësuan, bile ata zënë vendin e dytë për nga numri pas rumunëve.

Në seancë u bë e qartë se gjatë muajit mars do të startojë projekti i ndërtimit të rrjetit të gazit midis dy vendeve që projekt është me shumë rëndësi sidomos për Bullgarinë. Në fakt, projekti dypalësh është pjesë e projektit të lidhjes së sistemeve të transportimit të gazit të Rumanisë, Serbisë dhe Turqisë. Me zbatimin e këtij të fundit Bullgaria do të zgjedhë furnizime të ndryshme me gaz dhe nuk do të jetë e varur nga gazi rus, bile do të ketë mundësi eksporti.

Dy qeveritë u pajtuan në muajit në vijim të zgjidhen çështje konkrete lidhur me njohjen e diplomave bullgare në Greqi, si dhe me paralajmërimin në kohë kur rritet niveli i ujërave në Bullgari dhe pësojnë përmbytje në Greqi.

Kryeministri grek konfirmoi përkrahjen e pandryshueshme të Athinës në lidhje me anëtarësimin e Bullgarisë në Zonën e Shengenit. Ky gjest u prit mirë nga Sofja sidomos kur ditën e njëjtë u bë e qartë se çështja e zgjerimit të hapësirës për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave nuk do të jetë prioritet i kryesisë së vijueshme të Irlandës në BE.

Dy vendet konfirmuan pozitën e tyre të përbashkët në përkrahjen e perspektivës evropiane dhe euroatlantike të Ballkanit Perëndimor. Bullgaria dhe Greqia theksuan pritjet e tyre ndaj vendeve fqinje: respektim të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, respektim të interesave të përbashkëta dhe zgjidhje të çështjeve nëpërmjet dialogut. Kryeministri i Greqisë shprehu kënaqësinë se për herë të parë respektimi i marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore vihet si parakusht i anëtarësimit dhe se këto raporte do të mbikëqyren.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD