Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rajna Kabaivanska prezantoi nxënësit e vet

Foto: BGNES
Këngëtarë të rinj, nxënës të sopranos me famë botërore Rajna Kabaivanska, janë solistë në premierën bullgare të “Verterit” nga Zhull Mashe në skenën e Operës së Sofjes.

“Tanimë u bë traditë bashkëpunimi midis klasave të mia, të cilat prej viteve i drejtoi në Itali dhe Bullgari – tregon Rajna Kabaivanska. – Për herë të dytë realizojmë një produkt në Sofje, pas suksesit të pjesës së “Bohemit”. Unë i jam shumë falënderuese drejtorit të teatrit zoti Kartallov i cili u jep mundësi njerëzve të rinj të mund të realizohen. Talenti i artistit shikohet më mirë në skenë të madhe. Kjo është dhe lufta ime – të ndihmojë nxënësit e mi të mund ata të paraqiten. Në Sofje jam me mexosopranon Veronika Simeoni nga Italia. Ajo mëson me mua prej 10 vjetëve dhe tanimë po fillon një karrierë botërore. Ky është debutimi i saj në rolin e Sharlotës. Alldo Kaputo deri vonë qe një tenor lirik, por tani po bëjmë një hap të guximshëm me një repertor të ndryshëm. Italianja Eliza Mafi e cila qe në klasën time në Sofje, tani interpreton Sofi në “Verter”. Kurse Allberti është i riu Anton Markov – bursist në Modena.”

“Pas operës “Manon”, “Verter” është krijimi i dytë i Zhull Masnes, i cili pushton me sinqeritet, poezi, një fines tipik francez të fjalimit dhe të forcës së emocionalitetit” – shkruan profesoresha Bojanka Arnaudova. Kjo është shfaqja e katërt e “Verterit” në skenën e kryeqytetit. Është krijuar në partneritet midis operës së Sofjes, Teatrit “La Mone” në Bruksel dhe Universiteti i Ri bullgar. Regjisor është Gi Josten nga Belgjika. Ajo është e luajtur në Vjenë, Bruksel, Spanjë, Kopenhagë... Drejtori i Operës së Sofjes, z. Pllamen Kartallov tha përpara gazetarëve se e ka pëlqyer stilin prej regjisori të Gi Jostenit dhe ka dashur që ta tregojë përpara publikut bullgar. E mahnitur nga shfaqja është dhe prima Rajna Kabaivanska.”Ajo është në një nivel botëror, me zgjidhje të cilat në pamje të parë janë shokuese, por janë në kundërvënie me muzikën” – shtoi sopranoja. Me buzëqeshje Gi Josten i pranoi komplimentet e kolegëve të vet dhe tha se, shpresoi se spektakli të mbetet në historinë personale të solistëve të rinj.

Në ekipin ndërkombëtar , i cili kishte përgatitur premierën e “Verterit”, është dhe dirigjenti Xhuzepe Sabatini nga Italia. “Ai është një nga tenorët më të mëdhenj. E ka filluar rrugën e tij muzikore me incizime në kontrabas, bëhet këngëtar i operës, por ëndrra e tij ka qenë të jetë dirigjent” – sqaroi Rajna Kabaivanska. Z. Sabatini ka kënduar në rolin e Verterit në mbi 60 spektakle, por për herë të parë është dirigjent i kësaj opere.

“E ndjeva veten mirë në teatrin tuaj, punova seriozisht, dhe në mënyrë të thelluar – tregon Xhuzepe Sabatini. – Ky është një debutim si për solistët, ashtu edhe për orkestrën. Kurse Masne është një kompozitor i madh, melodik. Opera e tij nuk është e lehtë për tu mësuar dhe për tu interpretuar, duhet një përqendrim i madh, që të mund të hyjë grupi në stilin dhe në frymën e krijimit francez. Puna ime këtu kaloj nën shenjën e respektit ndaj partiturës së “Verterit”.

Pas spektakleve gjatë muajit dhjetor, shfaqja mbetet në repertorin e Operës së Sofjes, kurse rolet kryesore do të interpretohen nga këngëtarë bullgarë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Treni i Fundit" - për ngjarjet që ndodhin gjithmonë në kohë

Pas pseudonimit krijues HARALAMBIEV qëndron muzikanti i ri Teodor Harallambiev. Ai ka filluar të merret me muzikë që në moshë shumë të re dhe logjikisht ka filluar të kompozojë këngët e tij. Pavarësisht moshës së tij të njomë, HARALAMBIEV..

botuar më 25-04-30 6.15.PD
Grupi vokal

Grupi vokal "Radiodeca" i BNR-së me një koncert kushtuar kompozitorit të madh bullgar Petër Stupell

Grupi vokal i dashur nga të gjithë “Radiodeca” (“Radio-fëmijë”) me dirigjente Ilina Todorova do të japë një koncert më 29 prill në studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare. I titulluar “Me këngët e Petër Stupelit”, koncerti do të na dërgojë..

botuar më 25-04-28 6.00.PD

"E vetmuar" - kënga debutuese e interpretueses Maria Mateev dhe grupi KOYANGI

Maria Mateev prezanton grupin e saj KOYANGI dhe këngën e tyre të parë "E vetmuar". Kënga flet për betejat me veten dhe frikën që secili prej nesh përjeton në një fazë të caktuar të jetës. Pas më shumë se një dekade në Korenë e Jugut, Maria..

botuar më 25-04-24 2.45.MD