Gjatë muajit dhjetor në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje organizohet një festival kushtuar Vitit të Ri me pjesëmarrje të artistëve bullgarë dhe të huaj. “Kemi përgatitur një program të pasur dhe mjaft interesant. Do të dëgjohet si muzika klasike, ashtu edhe ajo etno. Festivalin e kemi hapur me këngëtaren portugeze me famë botërore Mariza, e cila interpreton në stilin fado”, tha z. Ivajllo Georgiev, kryetar i Këshillit të Drejtorëve të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Ndër surprizat në kuadër të festivalit është koncerti i tenorit Hose Kareras.
“Ai është për herë të dytë në Bullgari, bëri të ditur z. Georgiev. – Më 10 dhjetor Hose Kareras do të japë koncert në Sallën 1. Tashmë të gjitha biletat janë shpërndarë. Ai do të interpretojë nën dirigjimin e David Jimenez-it. Aktualisht ky i fundit është njëri nga dirigjentët më të suksesshëm në botë. I ka kryer studimet në Akademinë Mbretërore në Londër. Filarmonia e Sofjes dhe Kori “Svetosllav Obretenov” do të shoqërojnë Hose Karerasin në interpretime. Programi i festivalit përbën një bilanc të artit bullgar dhe atij të huaj. Më 12 dhjetor në skenë do të ngjiten kërcimtarët e koreografes Neshka Robeva. Ata do të sjellin spektaklin e tyre të ri. Më 22 dhjetor në Pallatin Kombëtar të Kulturës do të jepet koncerti i zakonshëm i korit të fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare. Themelues dhe udhëheqës i korit është akademiku Hristo Nedjallkov.”
© Foto: BGNES
Për herë të parë në Bullgari do të vijë Orkestra e Mocartit në Vjenë. Më 14 dhjetor 30 muzikantë të veshur me kostume karakteristike për fundin e shek. XVIII-të do ta prezantojnë Vjenën e periudhës së klasicizmit.
Deri tani një koncert ka dhënë këngëtarja spanjolle Concha Buika. Ajo ka lindur në Palma de Mallorca dhe me sukses bashkon stile të ndryshme si flamengo, xhaz etj.
© Foto: BGNES
Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..
Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..
Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të..