Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkollimi në shtëpi – pro apo kundër

Petër Porumbaçanovi – një prind i cili ka vendosur të shkollojë fëmijët e vet në shtëpi
Foto: arkiv personal

“E kemi detyrë të shkollojmë fëmijët tanë me dashuri ndaj mësimit. Kur ata përvetësojnë idenë se mësimi është një gjë pozitive dhe njëkohësisht argëtuese, vetë fillojnë ta shtojnë informacionin që absorbojnë. Atëherë pjesëmarrja e prindërve në mësim zvogëlohet dhe shumë pak ka nevojë për t’u marrë me fëmijët.” Këto janë fjalët e Petër Porumbaçanovit, një prind i cili ka vendosur të shkollojë fëmijën e tij në shtëpi.

Rreth 150 është numri i familjeve në Bullgari të cilat nuk i çojnë fëmijët në shkollë dhe ua riprodhojnë atyre ambientin shkollor në shtëpi. Në SHBA dhe Evropë kjo praktikë është e përhapur dendur. Në disa vende shkollimi në shtëpi është i miratuar me ligj. Sipas të dhënave të Asociacionit të Shkollimit Shtëpiak mbi 2 mln fëmijë amerikanë shkollohen në shtëpi. Në Britaninë e Madhe numri jozyrtar i nxënësve në shtëpi është nga 20 deri në 100 mijë, ndërsa në Rusi ky numër arrin 1 mln fëmijë. Për mendimin e Petër Porumbaçanovit projektligji aktual në Bullgari për arsimin parashkollor dhe për atë shkollor do të vështirësojë familjet të cilat i shkollojnë fëmijët në shtëpi. Sipas këtij projektligji do të gjobohen të gjithë prindërit, të cilët nuk i çojnë fëmijët në shkollë të zakonshme.

Si argumentohet Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Shkencave të mos e verifikojë zyrtarisht shkollimin në shtëpi?

“Arsimi është një proces i tërë i shkollimit, edukimit dhe i socializmit. Ky i fundit arrihet duke komunikuar me të tjerët përreth, nëpërmjet punës në ekip dhe mendimit kritik, që gjëra janë të bazuara në programet e reja shkollore – sqaron Milena Damjanova, zv/ministre e arsimit. – Kur fëmijës nuk i jepet mundësia për të komunikuar, për të punuar ne ekip me bashkënxënësit e tij, si atëherë ai do të përpilonte një projekt? P.sh. puna në ekip dhe në përgjithësi arsimi drejtuar përpilimit të projekteve kërkon një komunikim të shumanshëm. Kjo nuk mund të bëhet në ambientin e shtëpisë. Shkollimi në shtëpi kategorikisht e kundërshton filozofinë tonë.”

Asociacioni i Shkollimit Shtëpiak i ka vënë si qëllim vetës të popullarizojë mënyrën alternative të shkollimit mes shoqërisë dhe njëkohësisht të mbrojë të drejtën e zgjedhjes të prindërve. Kryetari i Asociacionit u zgjodh Petër Porumbaçanov. Ai është baba i tre djemve dhe një vajze.

© Foto: arkiv personal

Petër krenohet me fëmijët e vet

“Për sa i përket socializmit, unë dhe bashkëshortja ime interesohemi më tepër me çështjen me kë do të komunikojnë fëmijët tanë – thotë z. Porumbaçanov. – Ia kemi bërë vetes pyetjen a na pëlqen që fëmijët tanë të bashkohen me njerëz në mënyrë të rastit, që njerëz janë mbyllur në një dhomë, apo në vend të kësaj të komunikojnë me të afërmit e tyre. Përgatitja për jetën reale që në moshë të vogël është shumë e rëndësishme. Nuk jemi të kënaqur me sistemin shkollor në Bullgari që sistem nuk përshtatet me pikëpamjen tonë se si duhen të përgatiten fëmijët tanë për jetën jashtë shkollës. Jemi të mendimit se çdo fëmije duhet t’i kushtohet vëmendje individuale. Kjo nuk mund të ndodh në klasë me 30 nxënës dhe një mësues. Në ambientin e shtëpisë e mundësojmë fëmijën që të ecë me hapat e vetë. Kur filluam t’i shkollojmë fëmijët në shtëpi, u çuditëm sesa shpejt ata zhvillojnë talentin që kanë në fusha të ndryshme. P.sh., megjithëqë djalin e kam 17 vjeç, ai ka lexuar librat universitare të historisë dhe letërsisë. Për sa i përket matematikës ai ecë me tempin që i takon moshës së tij. Një argument tjetër i shkollimit në shtëpi është që të transmetohen vlerat etike dhe morale të prindërve te fëmijët ata të fundit duhet t’u qëndrojnë afër. Edhe një gjë tjetër, në shumicën rasteve fëmijët në shkollë kopjojnë “liderin e klasës” që lider mund të mos jetë shembull i mirë.”

Sfida e parë me të cilën ballafaqohen familjet si ajo e z. Petër Porumbaçanov është mungesa e një sistemi të hartuar të shkollimit në shtëpi. “Në anglisht, p.sh., gjenden shumë materiale, të cilat i kemi porositur nga SHBA-ja”, sqaron babai i ri dhe thotë se shkollimi në shtëpi nuk është kaotik, kurse ka një program i cili duhet të ndiqet. Fëmijët mësojnë matematikë, gjuhë bullgare, letërsi bullgare e të huaj, histori, kimi, fizikë, biologji, përfshi edhe art e sport. Një vend i rëndësishëm në shkollimin në shtëpi zënë gjuhët e huaja. Z. Porumbaçanov jep shembullin e djalit të tij më të madh i cili mëson kryesisht në gjuhën angleze për arsye se librat i ka në anglisht. Po ashtu ai mëson latinisht dhe frëngjisht.

“Mësimi në shtëpi zhvillohet në një mënyrë shumë të ndryshme se ai në shkollë, thotë babai. – P.sh., nëse bëhet fjalë për histori, me bashkëshorten time njohim fëmijët me informacionin nga vetë burimet historike, jo veç me të dhënat e hedhura në librin shkollor. Shkollimi në shtëpi të mundëson t’i japësh makinës dhe të nisesh për në vendet e përshkruara në libër. Zakonisht fëmijët ndajnë kohën në shtëpi në dy: kohë mësimi dhe kohë argëtimi. Shkollimi bëhet kudo dhe në çdo moment dhe fëmijët duhet të mësojnë se e gjithë jeta përbën një proces arsimor.”

© Foto: arkiv personal

Mësimdhënia ndodhet kudo në shtëpi

Siç rrëfen Petër Porumbaçanov motivim për fëmijët është shembulli i prindërve. Në shtëpinë e tij televizori është zëvendësuar me libra dhe te fëmijët vazhdimisht provokohet interesi për t’u lexuar. “Djali i madh lexon nga 200 faqe në ditë”.

Si vlerësohen njohuritë e fëmijëve të shkolluar në shtëpi?

“Bëhen testime në fillim, në mes dhe në fund të vitit – thotë babai. – Djali më i madh herë pas here bën teste sepse do të kandidojë në universitet. Notat janë me shumë rëndësi. Këto paraqiten në universitetet në Perëndim ku shkollimi në shtëpi është i miratuar. Për sa i përket fëmijëve të vegjël, në një dosje mbledhim arritjet e tyre që kanë bëtë gjatë viteve. E gjitha kjo përbën një dëshmi për shkollimin e vazhdueshëm të fëmijëve.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krerët e shteteve nga Evropa nderuan 70 vjet nga themelimi i CERN-it

Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..

botuar më 24-10-02 10.45.PD

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD