Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pse Bullgaria është kundër liberalizimit të të drejtave për mbjelljen e hardhive për prodhim vere?

Foto: BGNES

Çështja për liberalizimin e të drejtave për mbjelljen e hardhive për prodhim vere është pjesë e reformës së ofruar në sektor në kuadrin e Politikës së përbashkët bujqësore për periudhën 2014-2020. Mirëpo oferta nuk u pranua mirë nga shtetet, të cilat janë prodhues tradicionalë të rrushit dhe verës në Evropë, me në krye Francën. Posaçërisht për diskutimin e kësaj çështjeje u krijua një grup special i nivelit të lartë për të drejtat e mbjelljes së llojeve të rrushit. Ky grup zhvilloi disa takime gjatë këtij viti.

Si një shtet me tradita mijëvjeçare në prodhimin e verës Bullgaria ishte ndër vendet e para, të cilat e përkrahën Francën, na rikujtoi para pak kohe ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Mirosllav Najdenov.

Cilat janë argumentet tona?

Krasimir Koev

© Foto: BGNES

“Shqetësimet tona janë lidhur me mbjelljen e pakontrolluar të hardhive dhe industrializimin e prodhimit të verës, gjë që do të çojë deri në uljen e cilësisë së rrushit dhe përkatësisht të verës – shpjegoi për Radio Bullgarinë inxhinieri Krasimir Koev, drejtor i Agjencisë Ekzekutive për hardhitë dhe verën. – Ne nuk duam që kjo të ndodhë me verërat bullgare, të cilat fitojnë konkurse ndërkombëtare në mbarë botën. Si krijohet një produkt cilësor në këtë fushë? Me mbledhjen me dorë të rrushit, me rritjen e llojeve cilësore të rrushit, që të krijohet një verë cilësore. Në prodhimin e industrializuar kjo nuk mund të ndodhë.”

Për Bullgarinë liberalizimi i të drejtave për mbjelljen e hardhive do të thotë rikthimin në një etapë të kaluar, na rikujton eksperti. Në kohërat komuniste bujqësia jonë, përfshi këtu dhe vreshtarinë, ishte pikërisht e tillë – e industrializuar. Ne vërtetë eksportonim sasi të mëdha vere për vendet nga Këshilli për Ndihmë Ekonomike Reciproke, por ato ishin kryesisht të kategorisë më të ulët. Gjatë disa dekadave të fundit te ne filloi prodhimi i verërave me cilësi më të lartë, gjë për të cilën Bullgaria disponon kushte të shkëlqyeshme natyrore dhe përvojë të madhe profesionale. Kështu Bullgaria e përkrahu strategjinë e Evropës për ruajtjen e tendencës së prodhimit të verërave elitare në tregun botëror, ku u dukën shumë lojtarë të mëdhenj nga Amerika Latine dhe Amerika e Veriut, nga Australia etj. Në këtë kuptim shtetet, të cilat i kundërvihen liberalizimit të mbjelljes së hardhive, mendojnë se ai është në kundërshtim me qëllimet e Organizatës së përbashkët të tregjeve të produkteve bujqësore, të parashikuara edhe në ofertën e re të Komisionit Evropian për reforma në Politikën e përbashkët bujqësore dhe pikërisht – stabilizim i të ardhurave të prodhuesve të verës dhe një administrim më i mirë i kërkimit dhe ofrimit në tregun e verës.

Liberalizimi në këtë fushë do të thotë falimentim të qindra kantinave të reja të vogla dhe shpërnguljen e popullsisë nga disa rajone fshatare, është i mendimit inxhinieri Koev. Kohët e fundit në Bullgari u përhap tendenca e krijimit të kantinave të vogla familjare. Në saje të tyre shumë njerëz nuk u larguan nga fshati – thotë eksperti. – A mund të përfytyroni se çfarë do të ndodhë po të industrializohet prodhimi i verës – do të vijë një kompani e madhe, e cila do të blejë sipërfaqe të mëdha, ku do të mbjellë një-dy mijë hektarë hardhi. Kjo do të çojë deri në falimentimin e kantinave të vogla dhe do t’i vërë fund kësaj tendence pozitive në Bullgari të prodhimit të verërave elitare.”

Bullgaria trashëgoi nga socializmi mjaftë vreshta të vjetër dhe gjatë dekadës së fundit pronarët e rinj bënë shumë përpjekje për rimëkëmbjen e tyre, me qëllim përmirësimin e cilësisë së rrushit. Gjatë kësaj periudhe u rimëkëmbën mbi 12 hektarë vreshta. Për këtë qëllim fermerët përdornin subvencione evropiane, duke zbatuar Programin kombëtar në ndihmë të sektorit të vreshtarëve. Inxhinieri Krasimir Koev beson se deri në vitin 2020 do të rimëkëmben deri më 70-80 për qind prej vreshtave.

Liberalizimi i të drejtave për mbjelljen e hardhive do t’i shfuqizojë të gjitha këto përpjekje në këtë fushë gjatë disa dekadave të fundit, mendojnë profesionistët.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD