Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Adrenalina në maksimum – sportet e ajrit në Bullgari

Foto: clubadrenalin.com

Parashutizëm, deltaplan, fluturime me vele, hedhje nga lartësia (“bungee jumping” dhe “base jumping”) dhe fluturime me ballona me ajër – të gjitha këto sporte ekstreme mund të ushtrohen në klubin bullgar “Adrenalinë”. Sivjet ai mbush 20 vjet.

Rosen Kasabov“Tashmë 30 vjet me radhë merrem me sportet e ajrit – tha themeluesi i klubit, z. Rosen Kasabov nga qyteti i Varnës. – Pasi u mbyllën aeroklubet shtetërore më 1989, ne vazhduam të ushtrojmë sportet ekstreme vullnetarisht, kurse më 1992 regjistruam klubin “Adrenalinë”. Që atëherë e deri më sot merremi me fluturimin në ajër dhe hedhjen nga lartësia. Prej disa vitesh e ushtrojmë edhe “base jumping”-un. Bëhet fjalë për një sport ekstrem, ku me parashutë kërcehet nga objektet statike. Në Bullgari këto kërcime më së shpeshti realizohen nga urat. Klubi “Adrenalinë” ka trajnuar shumë njerëz jo vetëm në Bullgari, por edhe jashtë vendit. Te ne ka edhe disa klube të tjera të sporteve ekstreme. Organizojmë gara të “bungee jumping”-ut të stilit të lirë, kërcime me lëvizje akrobatike, salto etj. Vlerësohen numri i figurave që fluturuesi bën gjatë kërcimit, si dhe mënyra e realizimit të tyre. Disa nga garuesit tanë marrin pjesë në gara ndërkombëtare, përfshi në Kampionatin Botëror të Bungee Jumping-ut në Zvicër.”

© Foto: clubadrenalin.com

Hedhje “base jumping” sjell ndryshim në jetën e përditshme

Një pjesë relativisht të madhe e bullgarëve i ushtrojnë sportet e ajrit. Turistët në Bullgari gjithashtu i parapëlqejnë. Para se të hidhesh nga lartësia, patjetër duhet të firmosësh një deklaratë. Ajo konfirmon se fluturuesi vullnetarisht ka zgjedhur të hidhet dhe është në një gjendje të mirë fizike. Pas çdo kërcimi klubi “Adrenalinë” lëshon dokument për bëmën e kryer dhe regjistron fluturuesin me numër në arkiva.

“Deri tani klubi është regjistruar mbi 60 mijë veta që janë hedhur – tregoi Rosen Kasabov. – Duke pasur parasysh se flasim për një sport ekstrem, kanë ndodhur raste avarie. Disa fluturues kanë thyer krahun ose këmbën. Kjo ndodh rrallëherë. Klubi “Adrenalinë” prodhon pajiset e “bungee jumping”-ut në Bullgari. Të gjitha ato u përgjigjen kërkesave evropiane dhe testohen paraprakisht. Ka rrezik dhe në qoftë se njeriu nuk është i sigurt më mirë të mos rrezikojë.”

Më e moshuara e cila është ushtruar “bungee jumping”-un në klubin “Adrenalinë” është 77-vjeçarja Penka Baleva nga Varna. “Jo vetëm se hidhet, ajo merr pjesë në aktivitet që organizojmë – shpjegoi Rosen. – Përveç se ka bërë kërcim bungee, 77-vjaçarja është hedhur me parashutë nga një lartësi prej 5 mijë metrash. E kemi talisman. Ka edhe njerëz të tjerë në moshë të thyer të cilët bëjnë sporte ekstreme. Këta njerëz dëshirojnë të argëtohen si të rinjtë. “Bungee jumping”-u sjell ndryshim në jetën e përditshme dhe jep emocione pozitive. Ka familje të tëra që e ushtrojnë hedhjen nga lartësia. Kam biseduar me shumë njerëz dhe çuditem sa gjëra të ndryshme i nxisin ata që ta kërcejnë. Në fakt përjetimi ekstrem përbën një stres i cili sikur çlirojë njeriun nga energjia negative, duke ndryshuar pikëpamjen e tij ndaj botës.”

Rosen Kasabov ka bërë mbi 1 mijë e 600 kërcime bungee. Ka bërë rreth 700 orë fluturime me vele, mbi 500 kërcime me parashutë dhe rreth 200 hedhje “base jumping”.
“Disa herë kemi fluturuar së bashku me vajzën time, gjithashtu edhe me djalin tim – kujtoi z. Kasabov. – Djalin tani e kam instruktor i “bungee jumping”-ut. Bashkëshortja ime është hedhur dy herë me parashutë. Klubi “Adrenalinë” organizon trajnime jashtë vendit. Pesë-gjashtë herë kam trajnuar instruktorë të “bungee jumping”-ut. Bashkëpunojmë me klubet e tjera nga Rusia, Libani, Greqia, Sllovenia, Kroacia etj. Sportet e ajrit kërkohen gjithnjë e më shumë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: clubadrenalin.com

По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëto ngadalë, pusho aktivisht apo se si turizmi rural në vendin tonë hyri në një fazë të re

Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..

botuar më 24-09-23 9.25.PD
Pallati Kombëtar i Kulturës

Një qendër teknologjike kozmopolite dhe një nga qytetet më të gjallëruara evropiane – edhe Vogue vlerësoi hijeshitë e Sofjes

Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..

botuar më 24-09-17 7.05.PD
Foto: Facebook / IV Festa e Balonave - Bellogradçik 2024

Bellogradçik ju fton në një Festë Balonash nga 20 shtatori

Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..

botuar më 24-09-14 3.25.MD