Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtefan Fjule: “Bullgaria ka një rol kyç në zgjerimin e BE-së”

Foto: BTA
Komisionari evropian mbi zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë, z. Shtefan Fjule ishte për vizitë njëditore në Sofje. Gjatë kohës së qëndrimit të tij shumë të shkurtër, por shumë të rëndësishëm për vendin tonë dhe për zhvillimin e regjionit, komisionari Fjule u takua me presidentin Rosen Plevneliev, me kryeministrin Bojko Borisov dhe me ministrin e punëve të jashtme Nikollaj Mlladenov. Tema bazë e bisedimeve ishte zgjerimi i BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe roli i Bullgarisë në këtë proces.

Pas takimit të vet me ministrin e jashtëm bullgar Shtefan Fjule deklaroi në mënyrë kategorike: “Bullgaria ka një rol kyç në zgjerimin, më në veçanti në Ballkan. Në sajë të përvojës së vet, një kalim shumë të suksesshëm dhe pozicionin e vet gjeografik, vendi luan një rol shumë të rëndësishëm në regjion dhe ka bërë hapa shumë të mëdha sa u përket fqinjëve të vet – Maqedonia, Serbia dhe Turqia. Unë erdha këtu që të shikoj sesi ky potencial bullgar mund të realizohet plotësisht sa i përket zgjerimit të BE-së në regjion. Bullgaria jep një shembull shumë të mirë për të gjitha shtetet e regjionit, të cilat duan të bëhen pjesë nga strukturat euroatlantike.”

Nga ana e tij, ministri i jashtëm bullgar, z. Nikollaj Mllladenov deklaroi se, Bullgaria e përkrah idenë për zgjerimin, një nga përkrahësit më të zjarrtë të së cilës është komisionari Fjule. Por, sipas fjalëve të tij, rruga drejt BE-së përfshin dhe zgjidhjen e problemeve në marrëdhëniet me vendet fqinje: “Kur fqinjët tanë iu përgjigjen kërkesave për harmonizim legjislativ, bashkëpunim regjional dhe marrëdhënie të mira midis komshinjve , është normale që ata të aderohen ndaj familjes evropian. Në këtë punë komisionari Fjule ka përkrahjen e plotë të Bullgarisë. Sepse, si një vend i cili së shpejti është aderuar ndaj BE-së, ne më mirë shikojmë prioritetet e anëtarësisë. Duke pasur parasysh këtë ne nuk do të jemi vendi i parë, i cili do t’i pengojë vendet e tjera të aderohen ndaj BE-së. Përkundrazi, gjithmonë do ta mbrojmë idenë, se Evropa duhet të zgjerohet këtu në Ballkan. Kjo është një pjesë nga projekti i madh për kthimin e paqes dhe të mirëqenies në kontinentin tonë.”

Ministri Mlladenov rikujtoi akoma se, kur Bullgaria ishte kandidate për anëtare e Bashkimit Evropian, pak nga pak ka zgjidhur probleme kyçe në marrëdhëniet e veta me fqinjët, probleme të cilat kanë rënduar vite me radhë. “Jemi të sigurt, se rruga, nëpër të cilën fqinjët tanë në Ballkan, duke përfshirë Republikën e Maqedonisë, duhet ta kalojnë, përfshin zgjidhjen e një tipi të tillë çështjesh, si dhe masa, të cilat përmirësojnë besimin midis vendeve”, nënvizoi ai.

Tema për marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë u theksuan në të gjitha takimet e komisionarit Fjule në Sofje. Presidenti bullgar Rosen Plevneliev ishte kategorik se, përkrahja e Bullgarisë për aderim të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe posaçërisht Maqedonia nuk është pakusht. “Ajo bazohet mbi kryerjen e plotë të kritereve për anëtarësi në Bashkimin Evropian, mes të cilave dhe zhvillimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, saktësoi udhëheqësi i shtetit. Sipas fjalëve të tij, raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë nuk pasqyron në mënyrë adekuate rolin e vendit në bashkëpunimin regjional dhe gjendjen e marrëdhënieve bilaterale midis Bullgarisë dhe Maqedonisë.

Tema u shqyrtua në detaje dhe në bisedimet në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku ministri Nikollaj Mlladenov ka shprehur frikësimet e Bullgarisë në lidhje me politikën nacionaliste, e cila po zhvillohet në Shkup. Sipas fjalëve të tij, në takimin me komisionarin Fjule është arritur pajtim se, rruga për zgjidhjen e kazuseve të lidhura me retorikën nacionaliste, është integrimi evropian. Këtë e ripohoi përpara mediave dhe Shtefan Fjule. “Të gjitha çështjet të cilat qëndrojnë midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, mund të zgjidhen mbi bazën e vlerave evropiane. Duhet të shkëputemi nga e kaluara, sepse bisedimet për aderim e nxitojnë krijimin e klimës jashtëzakonisht të favorizuese për zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, ishte kategorik komisionari evropian.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD